Author: tirana

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar presidentin e SHBA-së Joe Biden me rastin e ditëlindjes së tij të 79-të. Pëmes një postimi në Instagram, Osmani shkruan se Biden është një mik i vërtetë i popullit të Kosovës që meriton urime të shumta në këtë ditë të veçantë. “I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja z. President. Si një mik i vërtetë i popullit tonë dhe shtetit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e tuaja”, ka shkruar Osmani.

Read More

U është dorëzuar ditën e sotme blloku i parë i rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr, Tiranë. Në një ceremoni ku merrnin pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të “Fundjavë Ndryshe”, kryeministri Edi Rama tha se kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur në të gjithë vendin nga tërmeti i 2 viteve më parë. Sipas Ramës falë kësaj përpjekje shumë familje sot jetojnë në kushte shumë më të mira. “Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar…

Read More

Antonela Berisha është banorja më e re e Big Brother Vip, pasi mbrëmjen e djeshme iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo nuk ka humbur aspak kohë dhe ka nisur të ngacmojë Dj PM që ditën e parë të qëndrimit aty, edhe pse është e ditur që ky ka shfaqur një pëlqim për Sarën. Kjo e fundit, sapo ka kuptuar situatën ka treguar shenja xhelozie. Pjesë nga biseda: Antonela: E ti si e don? Si e don femrën? Dj Pm: Që të jetë e bukur, e gjatë, tendencioze… Antonela: Çfarë tendencash? Dj PM: Dhe mbi të gjitha, dëshira…

Read More

28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij. Një telefonatë për vendndodhjen e Sherif Mukajt është kryer ditën e sotme nga një person. Ky i fundit ka bërë të ditur se ka parë në një lokal një të ri që besonte se ishte 28-vjeçari i zhdukur 19 ditë më parë. Policia e Kolonjës në bashkpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar së bashku me familjarët e të riut. Sipas familjarëve, nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas,3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë per vepra te ndryshme penale. Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. K., 27 vjeç, B. B., 39 vjeç, E. M., 42 vjeç, E. D., 43 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, P. D., 45 vjeç, Tiranë Në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja…

Read More

Dyshimet se masat kufizuese ndaj personave të pavaksinuar janë diskriminuese si dhe fakti se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ka bërë që disa shtete të Bashkimit Evropian të flasin hapur për mundësinë e bërjes së vaksinimit obligues për të gjithë qytetarët. Austria është shteti i parë anëtar i BE-së që ka paralajmëruar se nga Shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë qytetarët. Këtë gjë e ka thënë kancelari austriak, Alexander Schallenberg. “Ne kemi pasur deri më tani konsensus se vaksinimi si obligim nuk është diçka e domosdoshme. Por, tani…

Read More

Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu. “Për Mateon, denonconi vrasësit, denonconi çdo padrejtësi”-shkruhet në pankartat e të rinjve. Kujtojmë se qindra qytetarë po firmosin një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin. “Këtë iniciativë e morën për shkak të kësaj ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe të gjithe emigrantët.…

Read More

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor nis verifikimin homologues përmes platformave informatike që plotësojnë të gjitha kërkesat për verifikimin e kategorisë mjedisore dhe të treguesve teknik të mjeteve rrugore, të certifikuara me ISO/IEC 27001:2013, (Information Security Management Standard). Sipas DPSHTRR-së, një nga databazat që do të përdoret është e certifikuar nga kompania prestigjioze gjermane TÜV Rheinland, me një eksperiencë 150 vjeçare në tregun global sa i takon certifikimit (e akredituar nga Deutsche Akkreditierungsstelle (DAkkS), organi kombëtar i akreditimit të Republikës Federale të Gjermanisë, anëtare e Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF). Duke filluar nga nëntori 2021,…

Read More

Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera, edhe procedurat e transferimit të nxënësve nga një shkollë e mesme në një tjetër tashmë mund të bëhen lehtësisht online nëpërmjet portalit “e-albania”. Sipas kushteve të përcaktuara në legjislacion, si rregull transferimi i nxënësit duhet të bëhet pas përfundimit të vitit shkollor, por mund të lejohet edhe pas përfundimit të njërit prej tremujorëve. Ndërsa në rastet e ndërrimit të vendbanimit procesi i transferimit mund të bëhet gjatë gjithë vitit shkollor. Autoritetet e arsimit sqarojnë se nxënësi do të lejohet të transferohet nga shkolla e arsimit të mesëm profesional në gjimnaz me kohë të…

Read More

Banorët e Shkozës kanë protestuar ditën e sotme sërish pasi pretendojnë se ARSH ka ndryshuar projektin dhe në këtë mënyrë preken të gjitha shtëpitë e tyre të ndërtuara në këtë zonë. Për ‘faxnews’ banorët kërkojnë qeverisë për ta zgjidhur problematikën pasi sipas tyre ky devijim i projektit është bërë me qëllim duke favorizuar pronarin e një toke që është bosh. Një grua e moshuar shpërtheu në lot dhe tha se do të sakrifikojë jetën e saj vetëm që shtëpia e saj mos prishet. “Unë do të hip sipër shtëpisë, do të marr thikën ose ilac miu (shpërthen në lot). Nuk…

Read More

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur sot në studion e News24 për komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit që ai drejton si dhe për situatën në PD. Alibeaj tha se nga ana e opozitës ishte parashikuar qëndrimi i maxhorancës, gjithsesi ai paralajmëroi për debate të forta me nisjen e shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga institucionet. “E kishim parashikuar pengesën nga PS për komisionin hetimor për zgjedhjet. Bënin kërkesa antiligjore se për të kërkuar prova duhet të merret leja nga maxhoranca. Kanë ardhur në 98% të përgjigjeve për kërkesat tona ndaj informacioneve. Kur një komision hetimor kërkon…

Read More