Aurelien Tchouameni është një nga emrat më të lakuar për mesfushën nga shumë ekipe. 21-vjeçari francez i cili luan për Monaco ka kryer deri më tani një paraqitje mbresëlënëse i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Tchouameni është një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1 dhe jo më kot është një emër “i nxhehtë” në merkato. Manchester United është klubi më i ri i cili është bashkuar garës për të marrë shërbimet e francezit. Nga “djajtë e kuq” djaloshi shihet si zëvendësuesi ideal në rastin e largimit të Pogba i cili nuk është duke rinovuar kontratën. Sipas…
Author: tirana
Jeff Bezos është themeluesi dhe CEO i Amazon, një prej kompanive më të njohura në botë. Biznesmeni 57-vjeçar tani i bën pyetje origjinale kujtdo që interviston për ta punësuar në kompaninë e tij. Çfarë zbuloi një ish-ekzekutiv Intervista që ajo kaloi në 2002 për të gjetur një punë në Amazon u përshkrua në CNBC nga Ann Hyatt, një ish-ekzekutive e gjigantit të tregtisë elektronike, e cila tani po bën hapat e saj në Silicon Valley. Pasi kaloi fazën paraprake të paraqitjes së CV-së së saj te menaxheri i HR, Hyatt u thirr për një intervistë të dytë, më të detajuar.…
Gazetari Arian Çani thotë se pas qetësisë së Lulzim Bashës fshihet një plan anti-Berisha. Çani tha se një plan që përfshin SPAK-un është arsyeja që e bën Bashën të qetë në një kohë kur në bazën e partisë ka nisur një lëvizje që ka gjetur mbështetje. “Gjithë pyetja që shtrohet, tani është çfarë plani ka Basha. Është i lezetshëm doktori, ia vlen të shkosh ta dëgjosh se flet mirë. Edhe pse në këtë moshë. Por cili është plani i Bashës, pse nuk na provon cilët janë mbështetësit e tij. Mendoj se Basha është duke përgatitur një puç antidoktor. Unë besoj…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, u pyet nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç pas deklaratës së tij të famshme në vitin 2015 kur tha se Kosova është shtet i pavarur. Rama tha se s’mund të bëjë komente të kësaj natyre pasi mund të ishin spekulime. Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje. “S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin Real Story ka sqaruar qytetarët në lidhje me vendosjen e pasjes së green pass në lokale. Manastirliu bëri me dije se është një nga opsionet në tavolinë por se do të varet nga ecuria e situatën epidemiologjike. “Ne jemi duke vlerësuar në një dinamikë ashtu sikurse kemi vlerësuar përgjatë këtyre muajve ecurinë e pandemisë padyshim që do të shohim se si do të përballemi në ditët në vazhdim në raport me hyrjen e stinës së dimrit dhe ecurinë e rasteve të infektimeve dhe të gjitha opsionet janë në…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Spiropali thotë se ky vendim dëshmon se demokracia nuk çmontohet dot për interesa të partive dhe se zgjedhjet e 30 qershorit garantuan sovranitetin e popullit dhe siguruan ligjshmërinë e institucioneve. Reagimi i plotë i ministres Spiropali: “Gjykata Kushtetuese certifikoi Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit 2019. Një vendim që dëshmon se demokracia nuk çmontohet dot për interesa të partive, as nuk është plaçkë që i jepet në duar atyre që institucionet i përdorin për interesa politike dhe private…
Edhe pse deri më tani pati një performancë shumë të mirë në botërorin e boksit që po mbahet në Beograd, Alban Beqiri nuk mundi të shkonte në finale. Ai e ka mbyllur sot garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev. Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë.…
Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Kjo, një nismë që është mbështetur fort nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Nëse ka marrë një goditje kjo nismë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministri Zoran Zaev, Rama tha se nuk e beson një gjë të tillë. Kështu, kryeministri Rama tha se dorëheqja e Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ndikon për Maqedoninë e Veriut në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni,…
Kompania Facebook, gjigandi i medias sociale, po përballet me kritika publike dhe hetime nga entet rregullatore pas daljes në dritë të mijëra dokumenteve të brendshme nga një ish-punonjëse e rrjetit social. Çfarë përmbajnë dokumentet ? Pas përpilimit të dokumenteve, ndërsa punonte si menaxhere në kompaninë Facebook, Frances Haugen ia shpërndau ato një grupi prej 17 mediash amerikane, të cilat bashkëpunuan në një projekt për të publikuar në rrugë individuale gjetjet e tyre. Raportet, të publikuara në një ditë të koordinuar në fund të tetorit, e portretizojnë Facebook-un si një kompani në përpjekje të rritjes së përdoruesve dhe shtimit të fitimeve,…
Ish-kryeministri Ramush Hardinaj ka folur mbrëmjen e sotme për “Open Ballkan”, duke thënë me bindje se pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi kjo nismë është e paplotë dhe humbje kohe. Ai u shpreh se po ngatërrohet radha e gjërave dhe se nuk mund të shkohet te Ballkani i Hapur pa njohur më parë Serbia Kosovën. Haradinaj: Nuk shoh suksesin e kësaj nisme. Radha e gjërave që duhet kryer në ballkan nuk është kjo, por është njohja reciproke Kosovë-Serbi. Open Ballkan është një çati e e rrezikuar, rreziqet janë shumë të mëdha nga mosnjohja reciproke. Pyetje: Vizita e Ramës në Serbi? Haradinaj: Po…
Në shtëpi diskutohet vetëm për një gjë, identiteti i “Ninxhave”. Banorët kanë nisur të kërkojnë se kush janë dyshja që shkatërruan gjatë natës çdo gjë që gjetën përpara. Fifi është një nga banoret që e ka marrë shumë seriozisht këtë mision, duke dyshuar edhe tek miku i saj i ngushtë, Granitin. Gjatë bisedës me të, nuk munguan batutat dhe ironitë. Në një moment nga ana e Granitit erdhi edhe një paralajmërim për Fifin. “Sillu mirë!!!”,- tha ai. Gjithsesi kjo thirrje e tij erdhi në kuaderin e shakasë gjatë bisedës mes tyre.
Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa 7 mësues dhe 6 nxënës kanë rezultuar me koronavirus. Shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi. Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit. Mes tyre edhe 6 mësues që dolën pozitiv me koronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e…