Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Saemira Hilën, gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes. Ajo nuk i ka kaluar të tre shtyllat e rivlerësimit të vettingut, veçanërisht në kriterin e pasurisë. Në pamjet e siguruara nga LSA duket se si familjarët e përqafojnë të mërzitur pas vendimit të KPK. Saemira Hila e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punonte prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes. Analiza e pasurisë, e cila ka pezulluar gjyqtaren është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin…
Author: tirana
Një diplomat rus është gjetur i pajetë pranë një ambasade shtetërore në Berlin. Trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se ka rënë nga kati i sipërm i ambasadës në Behrenstrasse. Ambasada ndodhet në lagjen Mitte të qytetit. Identiteti i viktimës akoma nuk është bërë me dije, por në mediat gjermane thuhet se bëhet fjalë për një 35-vjeçar që ishte sekretar i dytë i ambasadës në Berlin që nga vera e vitit 2019. Raportohet se ambasada ruse nuk ka rënë dakord për një autopsi të trupit.
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Belgjikë. Një 33-vjeçare me origjinë greke është rrëzuar nga një lartësi rreth 30 metra, gjatë kohës kur ishte duke bërë selfie. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të martën gjatë një udhëtimi që kishte bërë me bashkëshortin e saj, Joeri Janssen. Sipas informacioneve 33-vjeçarja, Zoe Snoeks ka qenë duke qëndruar buzë një shkëmbi për tu fatografuar, ka humbur ekuilibrin dhe më pas ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra, ku ka gjetur vdekjen, shkruajnë mediat greke.
Ajo që flitej prej ditësh, është konfirmuar sot. Nuk ka më dyshime, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner. Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me Barçën. Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë…
Deputetja e PD-së Eralda Bano e vuri në vështirësi zv.drejtorin e RTSH-së Martin Leka, teksa gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, i përmendi akuzat që kanë dalë për të lidhur me korrupsionin dhe veprimet amorale. Zv.drejtori i RTSH, Martin Leka i konsideroi si portale terroriste ato që ngrenë akuza të tilla në drejtim të tij, duke u shprehur se mediat në vendin tonë të bëjnë me 700 dashnore. Ndërsa sa u përket aludimeve për përfshirje në korrupsion, ai tha se është i hapur që të përgjigjet në organet kompetente, duke u shprehur se në shtëpi çon vetëm rrogën. PYETJE-PËRGJIGJE Deputetja…
Vëllai i nënës së 6-vjeçares së dhunuar në emisionin me “Zemër të Hapur”, foli për ngjarjen që tronditi të gjithë opinionin publik. Ndërsa theksoi se është ndjerë i keq ardhur për të gjithë situatën, tregoi se nuk ka qenë dakord për martesën e motrës së tij dhe se gjërat nuk janë siç u bënë publike. Po ashtu u shpreh se vjehrra e motrës së tij, ka qenë i gjithë shkaku i problemeve. “Informacioni im ka qenë në një tjetër mënyrë. Jam ndjerë shumë keq që disa gjëra nuk i shkojnë familjeve shqiptare…Bëj të qartë se vij nga një familje historike…
I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se është e domosdoshme që të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe BE-së. Lajçak ka folur edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, për të cilën tha së dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev është një sinjal i qartë se rajoni nuk ka më kohë për të pritur dhe se BE duhet të veprojë. “Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi…
Debati i ashpër mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid thuhet se ka ndodhur pasi ajo ‘hyri’ në shtëpinë e tij dhe Gigi-t në Pensilvani, pa trokitur. Këngëtari dyshohet se e shtyu Yolandën në një komodinë dhe e quajti atë ‘zuskë’ muajin e kaluar, pasi ishte i mërzitur që ajo ‘po sillej sikur shtëpia të ishte e saj dhe duke injoruar pozicionin e tij si partneri i Gigi-i dhe si babai i mbesës së saj. Një burim tha për TMZ se: “Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e tij duke u sjellë sikur të ishte në pronën e vet. Kjo gjë është…
Ndryshime të menjëhershme janë bërë në Ujësjellësin e Vlorës, pas deklaratave të kryeministrit Rama për keqmenaxhim të këtij sektori. Gjatë javës që lamë pas janë shkarkuar 30 persona. Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet. Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime. Priten ende lëvizje të punonjësve të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.
Detaje të tjera janë zbardhur për zhdukjen e 43-vjeçari Rruzhdi Hoxha në Tiranë, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. Hoxha ka qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij me iniciale F.Rr. dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit, raporton BW. Ndonëse fillimisht u regjistrua si largim nga shtëpia, policia po heton për një rrëmbim të mundshëm për shkak të borxheve pasi biznesi i tij është drejt falimentimit. Po hetohet për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit.
Çdo shenjë e zodiakut udhëhiqet nga katër elemente: Toka, Ajri, Uji dhe Zjarri, por e keni menduar ndonjëherë vallë rëndësinë e tyre dhe si ndikojnë ato tek ju? Pikërisht siç e lexoni, është bashkëveprimi i këtyre 4 forcave që përcakton cilësitë, dëshirat, sjelljet e qëndrimet individuale, apo pikat e forta dhe të dobëta në fusha të caktuara. Më poshtë do t’ju flasim për shenjat zodiakale të cilat s’keni shans t’i manipuloni ose mashtroni. Ujori: Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë zakon të fshehin anën e tyre emocionale në mënyrë që të…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot mesazhin e avokates Eni Çobani, e cila i bëri apel qytetarëve të vaksinohen. “Nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe sigurisht nuk kam hyrë në kuadrin e atyre qytetarëve që janë mosbesues, por në fakt prita pak deri në momentin që unë besova realisht se vaksina duhej bërë”, tha Çobani. Avokatja Çobani u shpreh se “besoj se kam qenë nga të parat që kam bërë vaksinat familjarisht dhe që sot them që kam bërë jo vetëm një detyrë qytetare por edhe veprimin më të mirë për shëndetin tim”. Duam…