Author: tirana

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela NebiajHergert AlimerkoDario SejdiniEnkelejda RicaJuela HamatiAnita Doçi Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat…

Read More

Dy klasa në gjimnazin “Ismail Qemali “ në Tiranë  janë mbyllur ditën e sotme pasi 2 nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID. ISHP ka mbërritur në shkollë dhe ka kërkuar që t’u bëjë tampon nxënësve të tjerë të këtyre 2 klasave, por ata nuk kanë pranuar. Duke qenë se janë mbyllur të 2 klasat, nxënësit kanë kërkuar që ta bëjnë tamponin të hënën dhe të rikthehen.

Read More

Kur bëhet fjalë për përcaktimin e tipareve të personalitetit të shenjës së zodiakut, shumë prej nesh kanë një farë njohurie themelore thjesht duke lexuar horoskopin. Thënë kjo, ju ndoshta keni një ide mjaft solide të pikave të forta tipike, dobësive dhe tendencave të përgjithshme të shenjës suaj. Nëse dëshironi të luani pikat tuaja të forta astrologjike në një nivel bazë, një mënyrë e thjeshtë për të filluar është të shikoni elementin e shenjës tuaj të zodiakut – i cili tregon se si shenja juaj lidhet dhe bashkëvepron me botën në një mënyrë të përgjithshme. Për shembull, ne e dimë që…

Read More

Autoritetet italiane kanë arritur të shpëtojnë një gomone të mbushur me emigrant. Emigrantët kanë lëshuar alarmin teksa ndodheshin në det të hapur e në rrezik për t’u mbytur. Sapo morën sinjalin, rojet bregdetare kanë shpejtuar për të shkuar në thellësi të detit dhe të shpëtojnë emigrantët. Pamjet dramatike janë fiksuar nga “Guardia Costiera”. Kujtojmë që këto fenomene në Itali nuk janë të rralla, pasi brigjet e vendit fqinjë shihen si një “urë kalimi” të emigrantëve më në brendësi të Evropës. https://twitter.com/i/status/1456595903670747144

Read More

Për hir të një karriere dhe popullariteti të shkëlqyer, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa. Megjithatë, ka shumë gra të famshme që kanë sakrifikuar karrierën e tyre të suksesshme për t’ia kushtuar jetën familjes dhe fëmijëve. Njihuni me disa prej këtyre grave… Një nga rolet e preferuara të aktores dhe yllit të “Kill Bill”, Uma Thurman, është të qenit nënë e 3 fëmijëve. Në një nga intervistat e saj para se të lindte fëmijën e saj të tretë, aktorja pranoi se po luftonte me fajin e të qenit një nënë që punonte,…

Read More

Maxhoranca do i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me propozimin e bërë nga vetë ata për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese, deputetët e maxhorancës votuan që t’i drejtohen për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre. I vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit. “ Vijoj t’i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv duhet të na cojë në një analizë të plotë…

Read More

Gripi dhe Covid do të jenë dy viruset që potencialisht mund të na rrezikojnë edhe jetën përgjatë këtij sezoni dimëror. Teksa Covid-19 ka vëmendjen globale, Organizata Botërore e Shëndetësisë për Europën ka çelur fushatën e ndërgjegjësimit për gripin stinor, pjesë e të cilës është bërë edhe Shqipëria. “Ne kemi një program shumë të fortë imunizimi këtu në Shqipëri, dhe kjo është një bazë shumë solide për t’u ndërtuar mbi të. Dhe punonjësit e shëndetësisë kanë pasur historikisht një përdorim shumë të lartë të vaksinimit të gripit”. Që prej datës 23 Tetor në Shqipëri ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha…

Read More

Ditët e fundit në media rozë, u përfol se këtë fundvit, Festivalin e RTSH-së do ta organizojë Ardit Gjebrea, madje se ishin zgjedhur edhe prezantueset, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi. Por producenti hodhi poshtë aludimet, duke treguar se prioriteti i tij ishte e bija, që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision Junior”. Ndërkohë, siç shkruan Kryefjala.com, një tjetër emër mendohet se mund të jetë prezantuesi i mundshëm i Festivalit të Fundvitit: Flori Gjini, moderatori i emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel. Ka qenë një fotografi e shkrepur nga vetë drejtori i RTSh, Martin Leka ku…

Read More

Kohët e fundit, Alvisa dhe Bashkimi duket se janë rikthyer sërish te njëri-tjetri. Fillimisht ata shprehën pëlqimin por takimet që zhvilloi Alvisa me djemtë e tjerë, bënë që ata të ftonin marrëdhënien mes tyre. Mirëpo, pas disa sqarimesh janë fokusuar sërish te njëri-tjetri. Gjatë ditës së djeshme në “Për’puthen”, ajo tha se është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen me Bashkimin. Alvisa u shpreh e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin. Alvisa tha se është gati të deklarohet për Bashkimin por kërkoi edhe pak kohë duke thënë se…

Read More

Dafina Zeqiri publikoi dje këngën e saj më të re me titull “Murder on the dancefloor” në bashkëpunim me reperin RON. Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, teksa në klip është protagoniste edhe modelja Arta Nitaj. Dafina e cila njihet për stilin e saj, edhe këtë herë ka ardhur me një look shumë të veçantë. Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është një detaj shumë interesant. Dafina është shfaqur me një veshje të para 1 dekade. Bëhet fjalë për fustanin e zi me viza gold, me të cilin ajo është shfaqur në klipin…

Read More

Nga David Harsanyi “National Riview”/ Sipas çdo lloj standarti, Amerika është vendi më tolerant në botë. Ky është një fakt që harrohet lehtë nga ata që e përjetojnë atë. Dhe këto ditë, është diçka jo shumë në modë për t’u përmendur. Por niveli i bashkëpunimit paqësor midis njerëzve me prejardhje, bindje dhe besime vërtet të ndryshme, është krejtësisht i paprecedentë në historinë njerëzore. Megjithëse Bashkimi Evropian u konceptua për të ruajtur paqen në kontinentin e vjetër, dhe për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara, ai nuk i është afruar kurrë përsëritjes së komoditetit të jetës në SHBA. Asnjë vend në…

Read More

Nuk ka asgjë tjetër më të shëndetshme për trupin tuaj se sa të konsumoni një gotë ujë çdo gjysmë ore. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta përcaktoni me orar, por është mirë që ta kompensoni herë pas here. Nëse nuk konsumoni sasitë e nevojshme të ujit, në trupin tuaj do të hasni disa probleme serioze. “Bright Side” ju rendit disa prej tyre. 1- Goja qëndron e thatë 2- Lëkura thahet 3- Jeni shumë i dehidratuar 4- Rrathët e syve krijojnë rrudha për shkak të tharjes 5- Dhimbje të kockave 6- Bie masa muskulore 7- Sëmundjet e ndryshme…

Read More