Covid vijon të përhapet vrullshëm në disa shkolla të Fierit. Sipas të dhënave të Njesisë Vendore të Kujdesit të Shëndetit Publik në Fier, pasi kanë kryer testin e Covid-19, 14 mësues, 13 prej tyre në shkollat publike dhe një në shkollë private edhe pse të vaksinuar kanë rezultuar pozitiv me Covid. Për mësuesit është vendosur karantina dhe janë marrë testet për nxënësit dhe mësuesit e tjerë.
Author: tirana
Fifi dhe Granit Cana po komentoheshin prej ditësh se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit. Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë. Për më tepër, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë para pak kohësh në “Big Brother VIP”. Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij…
Gati gjysma e grave preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës, për të mos thënë që 70% e tyre mund të preken dy herë brenda vitit. Ç’do të thotë kjo? Shkurt: Gjasat që të vuani nga një infeksion urinar, të keni djegie, dhimbje torturuese dhe irritim nga prania e baktereve që “udhëtojnë” deri tek uretra, janë të mëdha. Një mënyrë për të reduktuar rrezikun nga bakteret e dëmshme është pastrimi me letër higjienike nga para-mbrapa dhe urinimi menjëherë pas marrëdhënies seksuale. Megjithatë një studim i JAMA Internal Medicine thekson se ka edhe një mënyrë shtesë për të parandaluar…
DASHI Dita e nesërme është perfekte për t’ia nisur nga e para dhe për t’u marrë me gjëra të reja. Sot do të jeni në gjendje që të tejkaloni çdo pengesë. Mundësi të reja do t’ju dalin para dhe do t’ju ndryshojnë jetën, megjithatë duhet ta kapni këtë mundësi sa ka ende kohë. Tregohuni të shkathët dhe të vendosur. DEMI Me pak durim dhe qetësi dita mund të jetë shumë produktive. Megjithatë, të pasurit durim është një sfidë shumë e madhe momentalisht. Do t’ju duket sikur koha do të ngadalësohet dhe asgjë nuk do të lëvizë aq sa për t’ju…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur kundër rritjes së buxhetit të RTSH-në. Sipas saj nuk mund të ketë rritje të tarifave për qytetarët. Zhupa theksoi se Këshilli i RTSH-së është jolegjitim pa përfaqësuesit e opozitës. Fjala e plotë e Ina Zhupës në Komision: Ju keni mungese legjitimiteti si Keshill Drejtues i RTSH sepse sot nuk keni përfaqësues të propozuar nga opozita dhe funksiononi si një organizem i kontrolluar dhe i dirigjuar nga qeverisja. Kjo besoj se duhet të jetë zgjidhja e parë që duhet bërë sa më shpejt edhe nga ky komision, pasi në këtë komision kanë kaluar 2…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një vizitë në Qendrën e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe.Në mjediset e Qendrës, Kryetarja Nikolla u prit nga Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili e njohu Kryetaren e Kuvendit me veprimtaritë e Fondacionit. “Fundjavë Ndryshe” është organizata më e madhe jofitimprurese në Shqipëri dhe ka dhënë ndihmesë të rëndësishme për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Deri tani ka ndërtuar 48 shtëpi të reja për qytetarët që humbën banesat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Puna vazhdon për të ndërtuar shtëpi të tjera për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Qendra…
Presidenti i Turqisë është parë të luajë baskëtboll me disa të rinj në një fushë pranë zonës presidenciale të Ankarasë. Videoja në fjalë është publikuar nga stafi i tij për të dhënë mesazhin se presidenti është mirë me shëndet pas disa pamjeve ku ai dukej të kishte vështirësi të mëdha për të ecur apo folur. Madje, tre ditë më parë në rrjetet sociale në Turqi u përhap lajmi se ai kishte ndërruar jetë pasi prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, siç është kanceri i zorrësh së trashë. https://twitter.com/i/status/1456584568832765952
Edhe në qytetin e Beratit ka filluar prej 2-ditësh procesi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për moshat mbi 60 vjeç. Edhe pse aplikimi i kësaj doze shihet si domosdoshmëri për këto mosha për të luftuar koronavirusin, burime pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se fluksi ka qenë shumë i ulët. Sipas mjekëve të Qendrave Shëndetësore të qytetit të Beratit, moshat e treta nuk kanë treguar interes në lidhje me dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat vijnë duke u rritur dhe vetëm ditët e fundit më të prekurit janë regjistruar…
Divorci nga Wanda Nara do t’i kushtojë shtrenjtë Mauro Icardi-t. Sipas lajmeve të fundit, do të jetë menaxherja argjentinase që do të dalë fitimtare nga kjo ndarje. Gazetarja Debora D’Amato ka bërë llogaritë në xhepat e çiftit gjatë programit argjentinas A la tarde. “Icardi duhet t’i paguajë ish-gruas plot 70 milionë euro”, ka thënë gazetarja. Kësaj i duhet shtuar edhe fakti se Wanda ka kontroll absolut mbi imazhin e Maurito-s.Në duart e Nara-s duhet të përfundojnë edhe pjesa më e madhe e makinave të luksit dhe pronat e çiftit. Pasuria e Wanda-s dhe Icardi-t përfshin plot 7 makina dhe pesë…
Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë dy ndër konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ që nuk e kanë fshehur afrimitetin me njëri-tjetrin që ditën e parë që janë bërë pjesë e këtij reality-show. Kjo për shkak se kishin 3 vite njohje, pasi aktori i njohur i humorit ka qenë i lidhur me shoqen e saj të ngushtë, Bora Zemani. Fillimisht afërsia mes të dyve është keqkuptuar si nga banorët aty brenda, ashtu edhe nga një pjesë e publikut jashtë. Së fundmi, Semi ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo i tha Donaldit mbrëmë se duhet të flejë me të. Por Donaldi…
Kompania e inxhinierisë “Guzuyilmaz Muhendislik”, themeluar në vitin 1996 në rrethin Çigli të provincës Izmir, siguron kontribut edhe për ekonominë turke me anijet që prodhon, por edhe për industrinë e mbrojtjes. Gjithashtu kompania që ka ndërtuar edhe anijet në inventarin e Policisë së Turqisë dhe që ka dërguar anije në shumë vende të botës, përfshi këtu Rusinë e Nigerinë, po përgatitet që të kryejë eksport në Shqipëri. Policia e Shqipërisë hapi një tender në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ku garuan po ashtu kompani nga Holanda, Norvegjia dhe Italia…
Kompania farmaceutike e Pfizer, ka përgatitur një pilulë e cila do të trajtojë COVID-19, duke ulur kështu rrezikun e shtrimit në spital, ose të humbjeve të jetëve me 89%. Kjo është pilula e dytë pas Merck, e cila vjen për të “luftuar” koronavirusin, i cili në3se aprovohet nga rregullatorët ka gjasa që të ndryshojë “lojën” dhe situatën epidemiologjike në botë. CEO i Pfizer, Albert Bourla është shprehur në media se kompania po planifikon të dorëzojë të dhënat e pilulës në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, brenda kësaj dite. “Unë mendoj se ky ilaç do të ndryshojë gjithçka! Ne do të…