Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vuani nga infeksionet urinare? Kjo është zgjidhja për të shpëtuar njëherë e mirë nga ky problem

15:04 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6185331cd911e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gati gjysma e grave preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës, për të mos thënë që 70% e tyre mund të preken dy herë brenda vitit.

Ç’do të thotë kjo? Shkurt: Gjasat që të vuani nga një infeksion urinar, të keni djegie, dhimbje torturuese dhe irritim nga prania e baktereve që “udhëtojnë” deri tek uretra, janë të mëdha.

Një mënyrë për të reduktuar rrezikun nga bakteret e dëmshme është pastrimi me letër higjienike nga para-mbrapa dhe urinimi menjëherë pas marrëdhënies seksuale. Megjithatë një studim i JAMA Internal Medicine thekson se ka edhe një mënyrë shtesë për të parandaluar akoma më shumë rrezikun: Pini ujë!

Mjekë e studiues në Teksas, Florida dhe Francë u bashkuan dhe në studimin e tyre 12-mujor arritën të konstatonin se 140 gra që vuanin nga infeksionet urinare, konsumonin më pak se 1.5 litra ujë në ditë. Në emër të shkencës, gjysmës së tyre iu kërkua të konsumonte më shumë ujë, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi po njësoj.Në fund, studiuesit kuptuan se gratë që kishin pirë më shumë ujë patën më pak infeksione se të tjerat.

“Rritja e marrjes së ujit është një strategji efektike në luftën kundër mikrobeve për të parandaluar infeksionet, sidomos tek gratë para menopauzës, të cilat janë më të rrezikuara nga përsëritja e sëmundjeve”, tha studiuesi udhëheqës, Thomas M. Hooton.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.