Author: tirana

Në Shqipëri, procesi i vaksinimit të popullsisë shënoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit tetor me gati 40 përqind, krahasuar me dy muajt e mëparshëm. Megjithatë autoritetet thonë se aktualisht ka një ritëm të qëndrueshëm. Sasitë më të mëdha në dispozicion dhe përmirësimi i infrastrukturës për shpërndarjen e tyre, shihen si një mundësi për të ecur më shpejt. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Gjatë muajve të verës, fushata e vaksinimit eci me ritme të larta, me…

Read More

Një vajzë e shkollës së mesme është përdhunuar nga 17 burra pasi u drogua nga një taksist teksa kthehej në shtëpi, pasi kishte blerë fustanin e mbrëmjes së maturës. 17-vjecarja ka treguar më pas se ishte mbajtur peng dhe abuzuar me radhë nga burrat për katër ditë, fillimisht në bregun e një lumi dhe më pas në një shtëpi aty pranë. Vajza nga Kazakistani ka dalë tashmë publikisht me pretendimet e saj pasi thotë se edhe pas pesë muajsh policia nuk ka arrestuar përdhunuesit e saj. Vajza ishte marrë peng nga taksisti kur ajo hipi në makinën e tij në…

Read More

Një deputete britanike është dënuar me 10 javë burg pasi kishte kërcënuar shoqen e partnerit të saj për disa kohë, duke e paralajmëruar se do i hidhte acid. Ndaj Claudia Webb, gjykata vendosi edhe 200 orë shërbim në komunitet. Deputetja 56-vjeçare u shpall fajtore pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj. Ajo i kishte thënë asaj se do t’i hidhte acid në fytyrë ose do t’i postonte fotot e saj nudo. Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur. Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse…

Read More

Zbardhet deklarata e përbashkët e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor në saminin e “Open Balkan” në Beograd. “Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës “Ballkani i…

Read More

Alban Beqiri kthehet sot përsëri në ring në Botërorin e Boksit, ku ka arritur të shkruajë historinë pasi ka siguruar të paktën medaljen e bronztë për Shqipërinë, Por boksieri shqiptar, do të mundohet që të hedhë hapin e radhës në një aktivitet fantastik për të, duke tentuar të mposhtë rusin Vadim Musaev për të arritur ndoshta në finalen e turneut në Beograd. Ndiqni LIVE takimin e boksierit shqiptar. RRUGA DREJT MEDALJES Ndeshja e parë 5-0 kundër kenianit Maina Ndeshja e dytë 5-0 kundër lituanezit Banis Ndeshja e tretë 4-1 kundër panamezit Bekford Ndeshja e katërt 4-1 kundër jordanezit Eashash

Read More

Në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, për Bieta Sulon ka qenë një e ftuar e veçantë: Vajza e Alban Dudushit, Joelle. Pjesëmarrëse në një film me 8 episode, i quajtur “Katrori i pushtetit”, Joelle ka luajtur rolin e një adoleshenteje. Vajza e Dududshit, ka treguar se ka qenë më parë pjesëmarrëse në një film me metrazh të shkurtër, por pjesëmarrja në këtë realizim ka qenë emocionuese. Ndërkohë, Bieta i ka bërë një prezantim shumë të veçantë thjeshtrës së saj: “Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi.” Pavarësisht se babai i…

Read More

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor. Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht. Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar. about:blank “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë…

Read More

Është identifikuar një nga autorët e grabitjes së biznesmenit nga Nikla, Nazmi Çangu dy javë më parë. Bëhet fjalë për një person nga Laçi por që jeton në Tiranë, bën me dije Abc. Identifikimi i këtij personi është bërë me anë të ADN-së së qimeve të flokëve të gjetura në një kapele të përdorur nga grabitësit. Madje pak ditë më parë, Policia organizoi dhe një operacion për kapjen e këtij personi në Tiranë, por dështuan. Rikujtojmë se dy javë më parë, disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në vilën luksoze të biznesmenit Nazmi Çangu, duke e torturuar për…

Read More

Analisti Frrok Çupi ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka risjellë detaje, si dëshmitar okular në takimin e Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviç, në Kretë. Ky takim vinte si pjesë e një iniciative për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, iniciativë që u kritikua shumë. “Iniciativa për Ballkanin e Hapur ka kaluar nëpër shekuj. Më e fundit ka qenë iniciativa e Fatos Nanos për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, që u kritikua shumë. Madje Nanos iu lidh edhe takimi me Millosheviçin në Kretë. Ajo qe një tentativë për të shkëmbyer bisedime pastaj sigurisht që SHBA-të…

Read More

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor. Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”. “Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht…

Read More

Mediat greke kanë postuar pamje të momentit kur burri përpiqet të vrasë ish-gruan në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë Ierapetra. Në trupin e të ndjerës Nektaria, 48 vjeç, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj u gjendën 16 plagë thikash. Në pamje shihet autori i vrasjes duke ndjekur me vrap gruan e tij, në banesën që kjo e fundit kishte marrë me qira, ndërsa e ndjera vrapon t’i shpëtuar vrasësit, i cili me thikën në dorë dhe kokoren në kokë po e ndiqte për ta vrarë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i shpëtuar, ish-bashkëshorti e…

Read More

‘Që në vogëli e inkuadrova me klasat sportive në basketboll, ndërsa pasdite bënte edhe atletikë edhe futboll’ Të kesh vetëm talent, nuk mjafton. Pas çdo ylli fshihet një punë e palodhur e profesionistëve. Për Igli Taren, futbollistin që e nisi karrierën te klubi i Partizanit, sot drejtor sportiv i Lazios, ishte fat të kishte trajner, babain e tij. Sot është një nga shqiptarët me të njohur në Europë, me karrierë në Bundesligë dhe Seria A, por në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Isai na tregon se rruga drejt suksesit ka qenë tepër e vështirë. ‘Kam paguar 1500 dollarë që…

Read More