Author: tirana

Një nga aktorët më të njohur turk Burak Özçivit, duket se po kalon disa probleme me drejtësinë. Aktori i cili rrëmbet zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin e Osmanit në telenovelën me po këtë titull është kallëzuar penalisht nga 4 punonjës të serialit televiziv pasi ai i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serilait. Një prej punjonjësve ka treguar se aktori ka mallkuar stafin dhe asnjë nuk mund të thoshte asnjë fjalë për këtë. “Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy…

Read More

Vajza më e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, thotë në një intervistë të re se këngëtarja e famshme është një prind çuditërisht i rreptë. “Mamaja ime është një fanatike dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time,” -tha 25-vjeçarja për Interview Magazine, të enjten. “Kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme.” Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar vetë për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju-Jork, pavarësisht pasurisë së madhe të nënës së saj. Nuk marr asnjë…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon qeverinë se me keqqeverisjen e saj po ndëshkon fëmijët duke i lënë të mësojnë me turne. Ajo bën me dije se në Sarandë mund të përdorej godina Eko Kampus, i cili është ndërtuar prej tre vitesh, por nxënësit mund të shkojnë pasi nuk janë bërë punimet hidraulike dhe elektrike. DENONCIMI I PLOTË: Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vëndosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës. Kjo godinë është bërë me taksat dhe…

Read More

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. “Në radhë të parë, reforma e energjisë ka parashikuar një rritje graduale të çmimeve me qëllim arritjen e eficencës së operatorit të shpërndarjes. Kjo kategori biznesesh në bazë të vendimit që do të merret nga MIE pasi nuk është një vendim që merret nga MFE, patjetër që do të ketë një rritje të çmimeve të energjisë për biznesin e madh dhe patjetër që kjo kosto do të transferohet në çmime të konsumatorit sepse është një çmim prodhimi i…

Read More

Për Monica Bellucci-n mosha është thjesht një numër dhe këtë e konfirmon bukuria e saj. 57-vjeçarja vazhdon të jetë një ndër ikonat e bukurisë në të gjithë botën. Atë jemi mësuar ta shohim përherë zeshkane, por e keni menduar ndonjëherë si duket ajo me flokë bjondë? Mesa duket ky moment ka ardhur dhe ylli italian postoi në rrjetet sociale një foto me look-un e saj më të ri, me të cilin habiti të gjithë ndjekësit. Duke pozuar para një pasqyre me kaçurrelat e saj bjonde, Monica ishte thjesht e mrekullueshme si gjithmonë. Ajo ka sekretet e bukurisë që e bëjnë…

Read More

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Mësohet se në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 549 testime kanë rezultuar pozitivë 428 qytetarë. Aktualisht janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 501 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i plotë COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,549 testime, 428 qytetarë të infektuar, 3…

Read More

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Ulsi Manja gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste Mat përcolli detyrat dhe porositë e fundit të Kryesisë së PS-së. Manja tha gjatë mbledhjes, se në çdo organizatë partie duhet të zhvillohen mbledhjet për të analizuar me përgjegjësi rezultatin e zgjedhjeve të fundit si dhe të mundësohen pranime të reja, duke synuar përtëritjen e të gjithë strukturave. Ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme të punohet fort dhe dhe të nis përgatitja për zgjedhjet lokale, duke pasur si objektiv fitimin e 4 bashkive të këtij qarku, Dibrën, Matin, Bulqizën dhe Klosin. “Të qeverisësh për disa mandate ka kosto,…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit, më 13 tetor, kontratën e qirasë me vlerë një euro për koncesionin e ndërtimit të portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga bashkimi i disa operatorëve, të cilët janë bashkimi i kompanive: “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., dhe “Marina Projects”. Të gjitha do të marrin me qera me vlerën 1 euro mbi 57 mijë metra katrorë pronë shtetërore, më konkretisht vendin ku sot ndodhet porti i Vlorës. Qiraja është 20-vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin që duhet të përfundojë…

Read More

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Së fundmi ajo ka shënuar arritjen e radhës me këngën e saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John. Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehu gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses. “Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky.…

Read More

Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus në resortin “Gloria Palace” mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Paraprakisht policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi. Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj. Viktimat…

Read More

Robert Berisha nuk e ka aspak problem të këndojë në dasmën e ish-bashkëshortes Nora Istrefit. I ftuar në një lidhje direkte më ‘Goca dhe Gra’ për të folur mbi këtë temën e raportit me ish-partnerët pas ndarjes, ka qenë edhe prezantuesi muzikanti dhe prezantuesi i njohur, Robert Berisha. Ai ka folur për raportet me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi, duke treguar dyshja ruajnë raport të mirë dhe miqësor për shkak të vajzës së tyre. Berisha ka thënë secili është i lirë të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.…

Read More

Një person ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi Beram Kulla, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Alfred Kulla, 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike kannabis sativa.

Read More