Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamje nga parku i rinovuar i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel. Në videon e postuar nga Rama shihet sesi ka ndryshuar parku, teksa shihen edhe disa fëmijë që “shijojnë” parkun e ri. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje nga parku i rinovuar i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, ju uroj një të diel të qetë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.
Author: tirana
Moti ditën e sotme do të karakterizohet nga vranësira kalimtare por pa reshje shiu. Sipas MeteoAlb vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që vanësirat të jenë më të fokusuara përgjatë zonës lindor. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe në vijën bregdetare. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor…
Në Maqedoninë e Veriut për të shtatën herë që nga historia e pavarësisë së vendit mbahen zgjedhjet lokale. Sot zhvillohet procesi zgjedhor. Në garë për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e Qytetit të Shkupit. Më së shumti kandidatë për kryetar ka për Shkupin, respektivisht 12, ndërsa Struga dhe Dollneni kanë nga 8 kandidat. 24 janë kandidatë të pavarur. Nga kandidatët për kryetar komune vetëm 25 prej tyre janë femra. Të drejtë vote kanë 1 824 864 qytetarë. Për herë të parë në Maqedoni të Veriut do të…
Sot në botë fliten më shumë se 7.000 gjuhë. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin për shumicën e gjuhëve që fliten në një vend, me rreth 840 të tilla. Edhe në Shtetet e Bashkuara, një vend i njohur për shumë–gjuhësinë, fliten mbi 350 gjuhë. Por ashtu si kafshët, edhe gjuhët mund të zhduken. Me shumë gjasa ju nuk do të takoni dikë që flet koptishten (një gjuhë e Egjiptit të Lashtë) në kafenenë e lagjes tuaj. Dhe megjithëse latinishtja përdoret ende,dhe madje flitet herë pas here, ajo nuk është më gjuha amtare e asnjë komuniteti. Megjithatë, disa gjuhë…
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur mbrëmjen e sotme se do të largohet nga Partia Demokratike nëse Sali Berisha fiton betejën ndaj Lulzim Bashës. Ai ishte i ftuar në emisionin “Klanifornia”, ndërsa i pyetur nëse do t’i bashkojhej LSI-së, Gjekmarkaj tha se do të rrinte i pavarur për qejfin e tij. Gilberti: Të dalim tek pyetjet që unë i quaj peshat e rënda, përgatituni shpirtërisht. Brenda Dhjetorit Berisha merr PD-në, çfarë do të ndodhë më ju? Agron Gjerkmarkaj: Unë kam shumë respekt për Sali Berishën, kam patur gjithmonë. Gilberti: Sigurisht që do kesh, nuk ka shans që të mos kesh respekt…
Milani ka arritur të marrë një fitore me vuajtje, por duke treguar edhe shumë karakter përballë Veronas në “San Siro” në kuadër të javës së tetë të Serie A. “Kuqezinjtë” u gjendën në disavantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, e arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë. Miqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7 me Caprarin dhe më pas dyfishuan në të 24’ me Barak duke ia vështirësuar ndjeshëm gjerat ekipit të Piolit. Pjesa e para përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Veronas, ndërsa e dyta filloi me një Milan edhe më sulmues që nuk kishte…
Mikela dhe Jurgeni janë përballur ashpër në Për’puthen Prime ku nuk mungoi përfshirja e familjarëve. Mikela e nisi diskutimin duke e pyetur se si e ka pritur familja kur i tha se “shkon për 5 mijë lekë” dhe më pas vijoi se babai dhe vëllai i saj do të shkonin për tu sqaruar me Jurgenin. Nga ana tjetër, Mikela e pyeti se çfarë do të bëjë nëse do ta nxehë prap, ndërsa Jurgeni e sqaroi se nuk do të vendosë dorë mbi asnjë femër, pavarësisht veprimeve që bëhen nga pala tjetër. Mikela: Nuk e di si të ka pritur familja…
Kur ushtarët e fundit amerikanë u larguan nga Afganistani më 31 gusht, talibanët shpallën fundin triumfal të luftës dydekadëshe në këtë vend. Qeveria afgane e mbështetur nga Perëndimi u shemb, talibanët morën kontrollin e Kabulit dhe shumë afganë prisnin që militantët e linjës së ashpër të rivendosnin rendin. Por, rivaliteti i talibanëve me grupin militant Shteti Islamik – Khorasan (IS-K) sinjalizon tani fillimin e një faze tjetër të luftës në Afganistan. Shumë afganë druajnë se një gjë e tillë do të provokojë gjakderdhje të mëtejshme. “Çdo ditë, dy ose tre persona vriten”, thotë për Radion Evropa e Lirë Abdullah, banor…
Klaudia Pepa prej disa vitesh është shpërngulur në Itali, ku po bën realitet ëndrrat e saj, jo vetëm si balerinë por edhe si aktore. Ajo i mungon ekraneve shqiptare ndonëse në rrjetet sociale është aktive dhe pranë ndjekësve të saj. Së fundmi, Klaudia ka realizuar një intervistë me “Revista Class”, ku ka zbuluar detaje nga jeta profesionale dhe personale. Mes të tjerash, Klaudia ka folur për eksperiencën e saj si protagoniste e klipeve, “Voglio Stare Con Te” e Fabrizio Moro dhe “Loca”, duke u shprehur: “Për mua mbeten ëndrra të realizuara. Do të shtoja edhe eksperiencën e videoklipit “Mon Amour”…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e basketbollit të meshkujve në superkupën mbarëkombëtare Vallznia-Prishtina. Në Shkodër ku ishte e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministra e Arsimit Evis Kushi, Kurti ka dhënë mesazhe bashkimi. “Populli është para politikës kështu qe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”- ka thënë Kurti. “Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”- tha më tej ai. Ai ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale në Kosovë duke argumentuar se është…
Shkrime dhe letërkëmbime të poetit tonë kombëtar por edhe piktura e tij e vetme, origjinale, e realizuar në Itali u publikuan për herë të parë në Provincën Franceskane në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe. Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkodër. Fishta nuk mund t’i përkasë të shkuarës, por është e tashmja, dhe e ardhmja e Shqipërisë. Ai i përket njerëzimit, dhe i përshkon shekujt. Sabri Hamiti studiues nga Kosova dhe pedagogu Mark Marku, shprehen kritik…
E vetmja përgjigje e sinqertë që i vë kapakun çdo debati nervoz rreth foltores së Berishës dhe të ardhmes së saj, është pushtimi i selisë së PD nga mbështetësit e Berishës. Është një nga gjërat më origjinale që di të bëjë Sali Berisha për të frymëzuar njerëzit e vet.Njësoj si ai dhe mbështetësit e tij. Ata kanë krijuar stereotipin e problemit që ka PD dhe ky problem sipas tyre, është tradhtia e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës. Pra Lulzim Basha nuk u kërkua të shkarkohet asnjëherë, as kur ka humbi zgjedhjet, as kur ka lënë jashtë liste njerëz me emër…