Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një moment të veçantë në “Facebook”, ndërsa ka publikuar foto të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, të lindur shëndoshë e mirë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Manastirliu njofton se familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus. Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë thekson se më shumë se 100 000 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari i vitit 2019. Statusi: Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal Alfio Amea Familja e re përfiton menjëherë…

Read More

Ndërkohë që lista me emrat e banorëvë të shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk është mbyllur ende, një tjetër emër mësohet se është ftuar, por e ka pasur të pamundur të bëhet pjesë. Fjala është për “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli, e përfolur pak kohë më parë një lidhje me këngëtarin e njohur të “Babastars”, Majkun. Burime të sigurta kanë konfirmuar se ftesa Blertës i ka ardhur para afër katër javësh, por kanë qenë angazhimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amërikës që ia kanë bërë të pamundur futjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Blerta që përfaqësoi…

Read More

Në kufirin greko-shqiptar, policia greke ka kapur 256 kg marijuanë. Mësohet se fillimisht policia ka pikasur një automjet i cili vinte nga kufiri i gjelbër dhe në momentin kur i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë për tu larguar.Forca të shumta policia u vunë në ndjekje të automjetit, duke arritur ta ndalonin në Prevezë. Nga policia u ndalua shoferi i cili ishte një shtet grek, ndërsa brenda në automjet u gjetën 8 çanta me nga 42 pako, të cilat përmbanin 265 kg 310 gram marijuanë. Ndërsa në banesën e shoferit dhe në automjet u…

Read More

Qytetarët në Kosovë i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Presidentja, Vjosa Osmani nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se sot të gjithë qytetarët votojnë për kualitetin e jetës në komunat ku banojnë . Osmani thotë se shpreson se ditën e sotme votuesit të dëshmojnë shpirtin demokratik, nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë , duke i respektuar edhe masat kundër Covid-19. Statusi: Mirë mëngjes Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistët rusë u gjetën të pajetë në një hotel. Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave, përkatësisht të nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeç,e dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë. Viktimat u gjetën në hotel të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është ende e qartë nëse ata ishin futur aty apo jo. Ndërsa, të afërmit e viktimave kanë deklaruar se…

Read More

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme. Çifti i njohur nga Afganistani të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave. Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë. Pak ditë më parë, Hazizi dhe Fatima u pritën në një takim Të…

Read More

Në vitin 1969, dy vjet pas Ishujve Kajman, një territor britanik miratoi ligjin e tij të parë për të lejuar strehimin e institucioneve financiare off-shore, një raport zyrtar i qeverisë bëri një paralajmërim ogurzi. Një varg kompanish të ngritura nga investitorët privatë, ishin duke pastruar paratë e pista në atë territor. Kajman po bëhej shumë shpejt një shtet i kapur nga financat e dyshimta. Ato ishin fillimet e një sistemi modern që është demaskuar sërish nga “Pandora Papers”, përmes një rrjedhje të madhe të të dhënave konfidenciale, e koordinuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Këto dokumente ekspozuan një marrëveshje…

Read More

Familja e Amy Winehouse hap dollapët e divës së këngës, e cila vdiq 10 vjet më parë në shtëpinë e saj nga helmimi nga alkooli. Mbi 800 sende që i përkasin këngëtares së “Back in black” do të dalin në ankand më 6 dhe 7 nëntor. Ndër to do të jetë fustani jeshil dhe i zi, i veshur në koncertin e fundit të qershorit 2011 në Beograd. Fustani i dizajnuar nga mikesha e saj dhe drejtoresha artistike Naomi Parry ka një vlerësim prej 10 deri në 20 mijë dollarë. Do të ketë edhe sende të tilla si këpucë, CD dhe…

Read More

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij. Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një…

Read More

Nis zyrtarisht Maratona e Tiranës pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid 19, me të cilën u përball e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur . “Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Presheva. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta…

Read More

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime. Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë…

Read More

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat. Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s. Ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe. Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e…

Read More