Author: tirana

Dita e parë e vitit të ri akademik ka filluar me tensione në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Mësohet se studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kjo ka sjellë përplasje mes tyre dhe punonjësve të sigurisë, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë. Kujtojmë se studentët janë detyruar që të vaksionohen për tu future në auditor, ose në të kundërt duhet të tregojnë testin PCR, që vërteton se nuk janë të infektuar me Covid.

Read More

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Një makinë ka përplasur 4 makina të tjera. Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Read More

Pirro Dhima mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe media greke i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme datëlindjes jubilare të himarjotit. Në një rrëfim për të përditshmen “gazzetta.gr” shtangisti ka rrëfyer se si ka ikur nga Tirana me taksi drejt Athinës, pasaportën greke që ia dorëzuan në avion dhe lejen që mori nga Federata shqiptare për të garuar me flamurin grek. Pirro Dhima ka kaluar gjysmën e jetës duke u stërvitur. Ai kapërceu shumë pengesa për t’u bërë atleti që theu rekorde. Iu desh të sfidonte edhe vështirësi të mëdha në jetën personale sepse gjatë rrugës hasi shumë pengesa,…

Read More

Për të zbuluar më shumë rreth serialit “H.O.T”, që nis më 24 tetor në TV Klan, Ermal Mamaqi ishte i ftuar sot në “Jo vetëm modë”, ku përpos historisë si nisi puna për serialin dhe subjektin e tij, ai tregoi edhe një situatë jo të këndshme me një prej aktorëve. Ermali u shpreh i zhgënjyer me një aktor, emrin e të cilit nuk preferoi ta thonte, por tregoi se ai krijoi një situatë të keqe gjatë xhirimeve. “Me keqardhje e them që jam i zhgënjyer nga një aktor. Njerëzit harrojnë që në fakt ti kur je pjesë e një grupi…

Read More

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United. Pasi është larguar nga Inter-i, trajneri italian mund të rikthehet në Premier League në drejtim të Djajve të Kuq.Kjo është ajo që kuptohet nga kuotat e kompanive të basteve angleze, që e shikoj Conte-n si favorit për të marrë vendin e Ole Gunnar Solskjaer. Manchester United ka rënë përsëri në kampionat, këtë herë kundër Leicester. Në Angli, siç ka bërë të ditur GiveMeSport, sipas kuotave të SkyBet, emri i Conte-s është ai më i mundshmi për të marrë drejtimin e United. 2.00 është koeficienti për kalimin e tij te…

Read More

Ilir Këllezi nga Korça është shpallur fitues i maratonës me 42 kilometra për meshkuj në Maratonën e Tiranës. Këllezi garonte me logon e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ministri Niko Peleshi shprehu krenarinë për shpirtin kampion të Forcave të Armatosura. “Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast. Krenar për shpirtin kampion të FA”, shkruan Peleshi.

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se OSHEE paratë e shqiptarëve i ka çuar në kompani offshore. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Tabaku shkruan se kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave. Ajo gjithashtu thekson se inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore , por nuk është i vetmi, ndërsa shton se ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Reagimi i plotë: Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve…

Read More

Përfundon Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe kategorinë “We too” u shpallën fituesit të cilët do të përfitojnë edhe vlerën monetare. Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë: Fituesit – Meshkuj Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro Fituesit – Femra Vendi…

Read More

Prodhimi i një vaksine kundër kancerit është thjesht çështje kohe. Kështu janë shprehur së fundmi Ugur Sahin dhe Ozlem Touretsi të cilët kanë zhvilluar vaksinën e Pfizer me teknologjinë m-ARN. Në një intervistë me Kathimerini, ata tregojnë mes të tjerash se synojnë që ta përdorin këtë metodologji për të trajtuar kancerin. “Ne në fakt filluam që të punonim me teknologjinë mARN në vitet 1990 dhe në 2012 filluam që të trajtonim pacientë me vaksina të prodhuara me këtë teknologji. Vaksinat nuk kanë të bëjnë me parandalimin si në rastin e një virusi. Pacientët kanë tumore dhe vaksina duhet të jetë…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në afërsi të lumit Shkumbin. Viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët, raporton BW. Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në Manzë, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu. Durrës/Informacion paraprak Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.

Read More

Pastrimi i shtëpisë ka qenë gjithnjë një temë që ka nxitur shumë debat madje dhe konflikt me banorët. E tillë ishte dhe mbrëmja e djeshme kur Kledi nis të ironizojë Palomën për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë. Gazetarja nga ana tjetër duket se nuk i pranoi këto batuta duke i bërë të qartë Kledit se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhëra dhe aq më tepër të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë. ‘’Mos mu drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk…

Read More