Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai është parë të hyjë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me automjetin luksoz. Automjetin ai e ka marrë nga këngëtari Fero me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira. Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë makinën, është shprehur se nuk mund të tregojë. Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë. “Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën…
Author: tirana
Partia Demokratike deklaroi këtë të diel se rritja e çmimit të energjisë për biznesin, do të sjellë edhe rritjen e çdo çmimi tjetër. Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari për Klimën e Biznesit në PD, Flamur Hoxha, u shpreh se krizën e korrupsionit do ta paguajnë qytetarët shqiptarë. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR KLIMËN E BIZNESIT, FLAMUR HOXHA Prej ditës që tellali i të keqes deklaroi se Shqipëria po hynte në një krizë energjitike, Partia Demokratike ka treguar me fakte dhe prova se ajo që po ndodh, nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me keqmenaxhimin dhe korrupsionin.…
Një person është vrarë në Peqin, ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Policia raporton se në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një person rreth 45-vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për të gjetur autorin e kësaj vrasje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shkaqet e vdekjes së katër turistëve në Qerret, vijojnë ende të mbetet mister, ndonëse hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht edhe ambasada ruse në Tiranë, ku përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se kërkon hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së shtatasve rusë. Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova përkatësisht 58 vjeç dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina dhe partneri u saj Nikita u gjetën të pajetë në dhomën e saunës së hotelit “Gloria Palace”, ku ishin vendosur dje. Fillimisht u dyshua për…
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka është lënë në arrest shtëpie. Joka akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Kujtojmë se Etjon Joka, u shpall në kërkim pasi u shfaq në një video-përgjim duke dhënë para në këmbim të votës, ndërsa dosja i kaloi SPAK
Mediat ruse kanë nxjerrë detaje të reja nga vdekja e 4-fishtë në Qerret të Kavajës. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Sipas mediave ruse, 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë. Po ashtu për ngjarjen kanë folur edhe të afërmit e viktimave, sipas të cilëve asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë. Ekaterina Burenkovaa dhe i fejuari…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar ditën e sotme kutive të votimit, ku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale. Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërsa shtoi se së bashku me qeverinë do të punojë për fuqizimin e komunave. “Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie. Si kryeministër unë…
Në vitin 2017, Vinod Balashandran botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, duke shpjeguar një fenomen interesant që ai kishte zbuluar mbi një numër të vogël të mbijetuarish nga kanceri pankreatik. Qelizat T që qarkullonin në gjakun e tyre, kishin zhvilluar aftësinë për të identifikuar, kujtuar dhe luftuar kundër proteinave që gjenden në tumoret vdekjeprurëse. Kirurgu i Qendrës së Kancerit ”Memorial Sloan Kettering” në Nju Jork, e krahasoi atë proces me “auto-vaksinën”. Balashandran përshkroi në studim mënyrën se si duke përdorur molekulat e ARN-së mesazheve, vaksinat aktuale mund të përdoren për të përsëritur reagimin imunitar, dhe për të forcuar aftësinë…
“Shqipëria, vendi im si askush tjetër”, kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për revistën e njohur franceze “Beaux-Arts Magazine”. Rama tregon si tmerrin e jetës artistike nën zgjedhën e liderit Enver Hoxha, të cilin e ka njohur kur ishte djalë i ri dhe politikën kulturore që ai vetë ka nxitur. Në intervistën prej 8 faqesh me titull “Shqipëria vendi im si askush tjetër”, revista franceze shkruan “Edi Rama, 57 vjeç, është një politikan i pazakontë jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.Ai është në fakt i vetmi artist njëkohësisht kryeministër veprat e të cilit janë…
Të gjithë jemi përballur me refuzimin në një moment të caktuar të jetës tonë. Ka persona që reagojnë shumë, keq, të tjerë që e mbajnë zemërimin përbrenda, por ka edhe nga ata që nuk e vrasin mendjen fare. Sipas astrologjisë, ky është reagimi që ti bën kur refuzohesh, bazuar në shenjën tënde të horoskopit: Dashi-Dashi pëlqen të marrë kohë, të jetë i durueshëm dhe të presë që gjërat të balancohen. Dhe, ata punojnë shumë për rritjen e tyre personale dhe profesionale. Demi-Demi mendon se ata duhej të përballeshin me refuzimin sepse ishin shumë të mirë për personin që i refuzoi.…
Robert Berisha i ftuar në emisionin “Goca e gra” ku tha se nëse Nora do e ftonte në dasmë ai jo vetëm që do shkonte, por edhe do këndonte. “Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, tha ai. Roberti dhe Nora janë një nga shembujt më të mirë në showbizin shqiptar, të cilët përveç se prindër të vogëlushes Renee ruajnë edhe një raport korrekt me njëri-tjetrin, gjë që e theksoi edhe njëherë këngëtari.
Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve. Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera. Përgatitja: Përbërësit: 10 thelpinj hudhër të grirë hollë 2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë 500 ml qumësht 250 ml ujë Udhëzimet: Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht. Pas pak minutash, hiqeni…