Author: tirana

Aktori Donald Vehshaj është një ndër konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ që krijon jo pak situata komike brenda shtëpisë më të famshme. I tillë ishte edhe rasti i sotëm kur “shënjestra” e tij ishte Monika Lubonja. Teksa ajo po qëronte patatet me Fifin, Donaldi pretendon se po i dorëzonte një tenxhere me ujë të nxehtë.Teksa ai i jep tenxheren Monikës, një incident ndodh dhe presupozohet se i gjithë uji i nxehtë do të derdhej tragjikisht mbi trupin e Monikës. Fatmirësisht e gjitha ishte një lojë dhe tenxherja ishte bosh, por gjithsesi kaq mjaftoi që Monika të ulëriste e frikësuar.

Read More

Pas infermierëve konkurimi për punësimet e reja në shëndetësi do të vijojë me fizioterapistët, teknikët e laboratorit, mamitë, si dhe teknikët e imazherisë. Në garë për vendet e lira të punës në këto profile janë 376 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen fazës së fundit të konkurimit që është provimi i informatizuar. Për këto profile testimet do të zhvillohen në datat 1 deri në datën 4 nëntor. Pas vlerësimit të bërë gjatë konkurimit të fazës së parë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur tashmë listën finale të 376 kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në provim, ku për…

Read More

Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Shkak për këtë është bërë tradhtia e pretenduar e sulmuesit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Pak më parë, Ëanda ka reaguar sërish në rrjete sociale, duke publikuar një foto pa unazë dhe duke u shprehur se ndihe më mirë pa të. Megjithatë, miq të dyshes, kanë thënë për mediat se kriza është momentale dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të përfundojë me ndarje. Madje ata kanë publikuar dhe një pjesë të mesazheve që sulmuesi ka shkëmbyer me aktoren. “Do të doja të të takoja në…

Read More

Deputetja e PD-së, Sorina Koti që mori pjesë në “Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dha arsyet se përse e mori këtë vendim. Koti tha për ABC se nuk është penduar, pasi e ka ndjerë të nevojshme të marrë pjesë në forume ku janë demokratët. “Unë shkova në foltore pasi e gjykova që ishte foltore ku mblidheshin demokratët. Dhe si përfaqësuese e atyre që më kanë votuar e ndjeva detyrimin moral që duhet të shkoja atje ku ishin demokratët. Nuk jam bërë pishman sepse atje pashë një lloj entuziazmi dhe energjie që doja ta ndjeja se çfarë do të thotë të…

Read More

Sa i besoni smartphone -it tuaj? Si shumë njerëz, sigurisht edhe ju e mbani celularin tuaj në xhep gjatë gjithë kohës. Madje, nëse jeni fort të dashuruar në telefon, i besoni aq shumë sa të ruani edhe fotot më intime aty. Megjithatë, telefonat inteligjentë Android janë larg të qenit të besueshëm, sipas një studimi të fundit. Studimi i cili u krye nga ekipet e Universitetit të Edinburgut në Skoci dhe Trinity College Dublin në Irlandë, ka zbuluar një mori çështjesh të intimitetit që lidhen me përdorimin e telefonave inteligjentë të pajisur me Android nga markat kryesore. Profesori Doug Leith në…

Read More

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit. Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën…

Read More

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, uroi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë në 10 komunat me shumicë serbe. “Populli serb në Kosovë edhe një herë ka treguar se çfarë do të thotë unitet, harmoni, besim dhe guxim. “Pavarësisht nga të gjitha presionet dhe sulmet ndaj të cilave ata ekspozohen çdo ditë, ata kanë mbetur të qëndrueshëm në politikën e tyre të paqes”, tha ajo.

Read More

Mbrëmjen e djeshme vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Sipas IGJEUM tërmeti u regjistrua 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km thellësi. Sizmologu Edmod Dushi thotë në emisionin “Ditë e Re” se tërmeti i mbrëmjes së djeshme është i izoluar dhe se nuk prek pjesën tjetër të vendit. “Kjo situatë ishte e pritshme në aspektin sizmologjik. Magnituda 4.5 nuk është i fortë. Kjo klasë magnitude konsiderohet si tërmet i mesëm. Është tërmet i izoluar vetëm për atë zonë aty dhe nuk prek pjesën tjetër, sepse nuk pati lëkundje metasizmike”, tha sizmologu.…

Read More

Studentet ditën e sotme duhet të riktheheshin në auditore por nuk ndodhi kështu. Detyrimi për vaksinim ose PCR çdo ditë, ka ngritur në protestë të rinjtë të cilët prej 1 vite studionin online në shtëpi. Në universitetin e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës nuk është lejuar asnjë student brenda auditorëve pa dëshminë e vaksinimit. Pas protestave të zhvilluara para univeristetëve, ata janë zhvendosur në këto momente përballë Ministrisë së Arsimit në ‘Rrugën e Durrësit’. Rruga për mjetet është bllokuar pasi studentët kanë zaptuar rrugën. Ata kërkojnë që vaksinimi me detyrim të hiqet si dhe nëse është e nevojshme, testi PCR të…

Read More

Duke filluar nga e hëna, për fluturimet brenda Skandinavisë, nuk do të jetë e nevojshme vënia e maskës. Kompanitë ajrore SAS, Norwegian, Widerøe dhe Flyr kanë rënë dakord të mos kërkojnë më që udhëtarët midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë të mbrohen nga infeksioni me maska. “Udhëzimi norvegjez për kontrollin e infeksionit nuk kërkon që udhëtarët vendas të mbajnë maska, kështu që ky detyrim nuk zbatohet në fluturimet e Widerøes,” ka thënë një zëdhënëse për transmetuesin publik norvegjez. Por, për fluturimet në vende të tjera jashtë vendit, megjithatë, mbrojtja e gojës dhe hundës, gjegjësisht maska mbrojtese do të vazhdojë të mbahet…

Read More

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik gazetari njohur Lutfi Dervishi ka ironizuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twiteer të gjithë studentët të cilët kanë refuzuar të vaksinohet kundër Covid 19. Dervishi shkruan se  në Universitetin e  Harvardit janë vaksinauar 97% e të punësuarve dhe 96% e studentëve, ndërsa në fakultetin e Mjekësisë janë vaksionuar 7% e studentëve. “Jemi më skeptik ndaj shkencës se harvardistët!”, shrkuan me ironi Dervishi në statusin e tij.

Read More

Nga Randall Condra A ishte ai një eksplorues i madh, një heroi i Botës së Vjetër, që zbuloi Botën e Re? Apo një njeri që ishte fajtor për pushtimet, gjenocidin dhe skllavërinë? Si duhet të mendojmë sot për Kristofor Kolombin? Ai e dyfishoi madhësinë e botës së njohur deri në kohën e tij, dhe i dha njerëzimit një mundësi të re për të zhvilluar dhe zgjeruar konceptin e lirisë, duke çuar përfundimisht në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, pushtimi, kolonizimi dhe skllavëria ekzistonin që të gjitha shumë kohë para se ai të ekzistonte. Sigurisht, askush nuk mund…

Read More