Facebook po planifikon të punësojë 10.000 njerëz në Bashkimin Evropian për të zhvilluar një të ashtuquajtur “metaverse”. Një metaverse është një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR. Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka qenë zëri kryesor në këtë plan. Njoftimi vjen ndërsa Facebook merret me pasojat e një skandali dëmtues dhe përballet me thirrje të shtuara për rregullim për të frenuar ndikimin e tij. Çfarë është metaverse? “Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e qasjes në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike.…
Author: tirana
Kardiomiopatia Takotsubo, e njohur edhe si sindromi ‘zemra e thyer’, shpesh shkaktohet nga stresi ose humbja. Gjendja mund të çojë në dëmtim afatgjatë të zemrës dhe dëmtim të funksionit të zemrës. Sipas një studimi, të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës (JAHA), sindroma e zemrës së thyer është bërë më e zakonshme tani, veçanërisht në mesin e grave të moshës së mesme dhe të moshuara që po diagnostikohen me këtë gjendje deri në 10 herë më shpesh sesa tek të rejat Ky zbulim vërteton më tej rolin e lidhjes zemër-tru në shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për gratë, tha…
Presioni për punën, përgjegjësitë e shumta që ne marrim, roli në familje dhe nevoja për t’u kujdesur për veten na mbingarkojnë dhe për 24 orë në ditë, ato nuk janë të mjaftueshme për gjithçka që duhet të bëjmë. Mungesa e kontrollit që shpesh ndiejmë në jetën tonë lehtëson zhvillimin e sëmundjeve shëndetësore – fizike apo emocionale – që pasqyrojnë rëndësinë e reflektimit mbi mënyrën se si jetojmë dhe nevojën për të ngadalësuar. Një nga hapat e parë për një jetë më të mirë është të kuptoni se çfarë stresi është dhe si ndikon në trupin tonë. Stresi është një përgjigje…
Komisioni Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit është mbledhur sot për të nisur diskutimet dhe jo vetëm në lidhje me zgjedhjet parlamentare, të cilat Partia Demokratike i konsideron ‘masakër zgjedhore’. I pari në mbledhjen konstituuese foli kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj, por pas tij e mori fjalën Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se bazuar në ligjin përkatës asnjë prej anëtarëve zëvendësues nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe në asnjë mbledhje tjetër ku nuk është e nevojshme. Sipas Bardhit në total duhen 15 persona në mbledhje, ndërkohë që ishin 16 bashkë…
Dashi Ju do të përballeni me një situatë komplekse në fushën profesionale. Aftësia juaj dhe besimi që keni do t’ju garantojnë sukses të plotë. Në fushën sentimentale, jepini hapësirë krijimtarisë dhe improvizimit. Rrugët e zakonshme paraqiten, në këtë moment, monotone dhe demotivuese. Thuaj po një ftese darke ose një programi mbrëmjeje për miqtë. Demi Lëreni veten të shkojë drejt dashurisë. Gjëra fantastike do të ndodhin rreth jush. Ju do të jeni në gjendje të tërheqni mendimet e të tjerëve tek ju, si magnet. Bëni më të mirën tuaj për të tërhequr sytë e atyre që ju pëlqeni seriozisht! Nuk do…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mirëpriti sot në Tiranë zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Xhaçka u shpreh se, “biseduam sot për përmbushjen e detyrave të lëna nga takimi i dy kryeministrave Rama dhe Kurti në Prishtinë më 27 shtator. Si dhe për mbledhjet e përbashkëta qeveritare të deritanishme”. Ngritja e një Sekretariati të përbashkët është kyçe për realizimin e marrëveshjeve, tha Xhaçka, e cila shtoi se, përparësi është anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare. “Ngritja e një Sekretariati…
Boiken Abazi ka lajmëruar dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ai njofton se vendimi vjen pas rezultatit zgjedhor në Shqipëri. “Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri…
PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament për sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë vetingun e politikanëve. Këto propozime do të dorëzohen në Kuvend ditën e mërkurë.
Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Nisur nga kjo, Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj. Këngëtarja ka treguar se pas lindjes së Ajkës ka pasur dyshime për kancer gjiri, por fatmirësisht gjithçka ka qenë në rregull. Ajo ka shtuar se pas atij momenti bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj. “Dua të rrëfej një histori të vogël dhe të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova…
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Lulzim Basha, duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike. Sipas tij, partia nuk merret peng nga asnjë prej të dyve, ndaj ata duhet “të hapin krahun”. “Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng”, tha ndërt ë tjera Fevizu në emisionin “Pikat mbi i”.…
Të shërbeje në kabinetin e Enverit dhe të ishe jashtë vëzhgimit të Nexhmijes, bashkëshortes së tij, ishte e pamundur. Ajo shfaqej e zhdukej si fantazmë në çdo hap, duke vigjiluar besnikërinë ndaj diktatorit, por jo vetëm. Pavarësisht detyrës zyrtare si drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, zonja Hoxha veçanërisht në aparatin e Komitetit Qendror ushtronte një pushtet të jashtëzakonshëm që mjaft herë prodhonte vendimmarrje të shëmtuara. Më shumë se kaq, shkruan në kujtimet e tij ish-ndihmësi i Enverit, Vahid Lama i cili në shkrimin e publikuar nga Gazeta Panorama.al sjelljet plot ligësi e intriga e kishin kthyer në një përbindësh…
Më 29 tetor sipas mediave greke është dakorduar vizita e kancelarës gjermane Angela Merkel në Athinë, që do të jetë edhe udhëtimi lamtumirës në Greqi, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar për vizitë ndërsa javën e kaluar gazeta greke “Ekatimerini”, duke u thirru në burimet e saja, shkroi se në Samitin në Slloveni kryeministri grek ka pasur takim tet-a-tet me Merkelin dhe i ka bërë ftesë, të cilën kancelarja gjermane ka pranuar. Gazeta shkruan se vizita ka edhe karakter simbolik sepse “mandati i Merkelit, në një mënyrë “ishte në hap” me krizën greke, sepse…