Author: tirana

Aktiviteti sportiv është fantastik për të gjitha moshat, është i dobishëm si për fizikun edhe për shëndetin mendor. Kryeqyteti i vendit po përgatitet për maratonën e ditës së diel 17 tetor të quajtur “Maraton 2021” dhe që zhvillohet për të 5-tin vit radhazi. Ajo ka 4 kategori Maratona 42 km, Gjysmë Maratona 21 km, Tirana 10 km, dhe “We too” që ka qëllim sensibilizues dhe jo garues. Maratonës së të dielës i parapriu ajo e ditës së sotme “Fun Run”, vrap për argëtim ku morën pjesë nxënës të shkollave të mësme dhe 9-vjeccare të Tiranës. Nxënës: Ne jemi nga shkolla…

Read More

Mediat ruse kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me vdekjen e katër rusëve në dhomën e saunës në hotelin “Gloria Palace” në Qerret. Shot shkruan se 58 vjeçarja Nataliia Burenkova ishte me kancer dhe për pasojë nuk është futur fare në xhakuzi, pasi nuk i lejohej. Ajo ka qëndruar jashtë vaskës së nxehtë, në shezlong duke ngritur më shumë pikëpyetje mbi mënyrën apo arsyen e vdekjes së katër turistëve. “Çfarë e pengoi 58-vjeçaren që ishte në një pozicion më të favorshëm se tre të tjerët që të kërkonte ndihmë?”- është pyetja që ngrenë mediat vendase. Ngjarja e rëndë ndodhi…

Read More

Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet. Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. Nëse nuk doni të bini “pré” e këtij kurthi dhe jeni në kërkim të një diete efektive, na vjen në ndihmë Elita Rudi. Në muajin mars moderatorja bukuroshe u bë nënë për herë të dytë. E brenda pak muajsh ajo u rikthye në formë. Dhe për të rifituar trupin që kishte…

Read More

Fotoja që po shikoni tregon dy nga katër turistët rusë që u gjetën të vdekur në dhomën e saunas në një hotel në Qerret gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Fotoja e nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova është publikuar nga mediat ruse që kanë arritur të identifikojn imazhet e dy prej katër viktimave. Ndërkohë ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në ambientet e hotel ‘Gloria Palace’. Dosja është në duart e hetuesve të Tiranës dhe dyshohet…

Read More

Dita e sotme ka nisur me debate për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”. Bëhet fjalë pikërisht për një situatë të shkaktuar mes Arjola Demirit dhe Arditit. Aktorja vendosi që të sqarojë një batutë që këngëtari i kishte drejtuar asaj një mbrëmje më parë. Në bisedë e sipër, Arditi i ka përmendur Arjolës emrin e mikeshës së përbashkët që kanë jashtë shtëpisë. Po ashtu, ai i është drejtuar me fjalët: Pusho se ta solla A****. Mesa duket kjo nuk është pritur aspak mirë nga Demiri, e cila e ka marrë si ofendim. Aktorja sapo është…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës është e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin Serbinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se Kurti e ka bërë këtë deklaratë gjatë një takimi në Prishtinë me delegacionin e eurodeputetëve. “Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke,”- ka thënë Kurti. Në takim ishte edhe e pranishme me përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Në takim u diskutua edhe mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë…

Read More

Sot në Tiranë është mbajtur protesta e radhës kundër vaksinimit të detyrueshëm për studentët. Avokati Altin Goxhaj, një nga organizatorët e kësaj proteste, student të shumtë dhe ambientalisti Sazan Guri kanë kërkuar që të vaksinimi anti-Covid të mos jetë i detyrueshëm në vendin tonë. Sipas Goxhajt, Albert Bourla, CEO i Pfizer ka ardhur në Shqipëri sepse ka qëllim që ta kthejë vendin tonë, në eksperiment për aplikimin e vaksinës së prodhuar nga kompania që ai drejton tek fëmijët. “Edi Rama ka qenë në OKB dhe ka thënë që brenda 10 muajve do të vaksinojë të gjithë popullsinë e Shqipërisë, shefi…

Read More

Armando Broja e ëndërronte golin e tij të parë në Premier Ligë që kur ishte fëmijë. Këtë e ka pohuar vetë mbrojtësi pas ndeshjes që Sauthempton fitoi 1-0 ndaj Lids me golin e tij, të parin në ndeshjen e parë si titullar në elitën e futbollit anglez. “Ishte fantastike që të luaja ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë. E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeçar”, tha ai për BBC pas sfidës. “Të shënoj gol në ndeshjen e parë si titullar është një ëndërr që bëhet realitet, nuk mund të kërkoja më shumë. Djemtë bënë një aksion…

Read More

Policia e Shtetit ka vijuar aksionin në kuadër të parandalimit të vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike. Policia e Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes…

Read More

Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjetet sociale. Prej muajit dhjetor familja e tyre është zgjeruar edhe me Poemën dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq. Megjithatë, çifti është treguar shumë i rezervuar dhe Sara ende nuk ka dhënë një intervistë në media që po pritet me shumë kuriozitet. Megjithatë, ajo është shumë aktive në Instagram, ku shpesh u jep përgjigje ndjekësve të saj. Së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale, ku mes të tjerash është pyetur se çfarë kishte menduar ajo kur kishte parë për herë të…

Read More

Në muajin nëntor Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marr një borxh në shumën prej 500-700 milion euro. Sipas Ministre së Ekonomisë dhe Financave ky Eurobond do të përdoret për të financuar sektorët e ekonomisë. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Ibrahimaj tha se dalja nga tregu patjetër që ndikohet nga momente të caktuara dhe do të pritet momenti i përshtatshëm për të dalë në treg ndërsa garantoi një proces transparent. “Paratë do të përdoren pjesërisht për të financuar buxhetin, të gjithë nismat tashmë të ndërmarra: shëndetësinë, infrastrukturën dhe një pjesë tjetër do të ngelet në thesarin…

Read More

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, i cili rikthen studentët në auditor pas dy vitesh mësim online si pasojë e pandemisë, zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Rakipllari foli mbi përgatitjet e këtij fakulteti që gjithçka të jetë gati ditën e hënë. E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, zv/dekania Rakipllari e cilësoi këtë vit akademik si një ndër vitet shumë sfiduese për të gjitha institucionet arsimore. “Vijmë pas dy vitesh mësim në kushte pandemie dhe mësim online, ndaj edhe kemi një sërë paqartësish për mënyrën si do të vijohet. Sipas urdhrit studentët…

Read More