Author: tirana

Gjithmonë e më shumë mënyra sesi Facebook logjikon pjesën e moderimit brenda saj të po ngjall protesta dhe pikëpyetje të vazhdueshme tek rreth 2.9 miliardë përdorueseve së tij. Por një listë e zbardhur ditën e djeshme nga website “Intercept” mund japë një ide më të qartë për sistemin e përdorur nga platforma e krijuar nga Marc Zuckenberg. Lista sekrete e zbardhur, përmban mbi 4 mijë emra të ndryshme personash dhe organizatash që sipas Facebook duhen censuruar, sipas një logjike me tre nivele të ndryshme, sipas rrezikshmërisë së paraqitur. Në nivelin 1 i përkasin rreth 500 organizata terroriste figura historike si…

Read More

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka zbuluar vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për të miratuar memorandumin për lëvizjen e lirë të mallrave në kuadër të Ballkanit të hapur. Ajo që bie në sy në deklaratën e Brahimajt, është fakti se ky memorandum është nënshkruar vetëm me dy vende, Maqedoninë dhe me Serbinë, duke lënë jashtë kështu Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat nuk kanë qenë dakord me disa nga pikat e ballkanit të hapur. “Kemi miratuar memorandimin për lëvizjen e lirë të mallrave të Open…

Read More

Thiago Silva i ka ofruar mbështetjen e tij emocionale Neymar, mikut të ngushtë dhe shokut të kombëtares braziliane, i cili në fillim të kësaj jave pranoi se nuk e di nëse ka “forcën e mendjes për t’u marrë me futbollin” shumë më gjatë. Silva ka luajtur së bashku me Neymar për Selecao prej një dekade, gjithashtu ka konkurruar përkrah sulmuesit te PSG. Si një qendërmbrojtës me famë botërore, Silva tha se mund t’i kuptojë ndjenjat që Neymar i shprehu së fundi, por pranoi se ishte e dhimbshme të etiketohej publikisht “një qaraman, i dobët, shumë i dobët mendërisht”. Pra, mbrojtësi…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishin. Meta ka uruar ambasadorin Durmish për detyrën, ndërsa e siguroi atë për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri. Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore,…

Read More

I gjithë territori i vendit tonë duke nisur nga mbrëmja e sotme do të përfshihet nga vala e dytë e motit të keq që pas hyrjes në stinën e vjeshtës. Pjesa e parë e stuhisë goditi në fundjavë, ndërsa reshjet e dendura do të rikthehen sonte për të vazhduar të enjten dhe të premten për t’u përmirësuar më pas situata në fundjavë. Gjithashtu fenomeni do të godasë edhe vendet e tjera të rajonit. Mediat greke kanë publikuar hartën ku do të godasë moti i keq me stuhi, reshje dhe breshër, që kap pjesën e lindjes dhe jugut të Shqipërisë. “Përhap…

Read More

Zënkat e para në Big Brother VIP kanë filluar. Tensioni është vënë re midis Arditit dhe Monikës. Kjo e fundit mendon se Arditi i bën gjërat për të rënë në sy. “Unë i tillë jam, dua ta jetoj eksperiencën në Big Brother pa asnjë lloj filtri, ashtu siç unë jam. Kam arritur fatmirësisht të bëj shumë gjëra në jetë, të cilat mund t’i bëj dhe këtu. Nuk bëj gjëra për të rënë në sy dhe gjendem nëpër situata, sepse dua të jem aktiv”,- tha ai. Në ato momente të tjerët qeshën dhe Monika replikoi: “Ti nuk gjendesh fare në situata.…

Read More

A ka ndërmend Facebook ta kthejë aplikacionin ‘Whp’ në një rrjet social? Me sa duket jo, të paktën për momentin. Sigurisht që do të ketë të bëjë me grupet dhe menaxhimin e tyre. Një nga hipotezat që po shqyrtohen është ajo që parashikon integrimin e një metode të re të ofruar administratorëve për shpërndarjen e mesazheve ose komunikimeve, në një mënyrë të ngjashme me atë që tashmë ka ndodhur për një kohë të gjatë në shërbimet konkurruese (duke filluar nga Telegram) Nuk perjashtohet mundësia që “Komuniteti” të jetë thjesht emri i ri i zgjedhur për të identifikuar grupet. Jeni të…

Read More

Një dozë e ulët e aspirinës në ditë nuk mund të bëjë aq mirë për zemrën e plakur sa kemi shpresuar më parë. Këtë javë, një grup ekspertësh të pavarur njoftuan thanë se disa njerëz të moshuar marrin aspirinën ditore si një mënyrë për të zvogëluar rrezikun e problemeve kardiovaskulare. Në vend të kësaj, ata kanë arritur në përfundimin se njerëzit mbi 40 vjeç nuk duhet të marrin aspirinë ditore për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare pa rekomandimin e mjekut, dhe ata po rekomandojnë që njerëzit mbi 60 vjeç të mos marrin aspirinë parandaluese. Një dozë e ulët ditore e aspirinës,…

Read More

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët shqiptarë nga Shqipëria që duan të udhëtojnë drejt Kosovës duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID ose test PCR të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë. Lajmi është bërë me dije në një njoftim nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Për qytetarët që kanë shtetësinë e Kosovës, në rast se nuk kanë një nga këto dokumente duhet të futen në karantinë për 7 ditë. Nga këto rregulla do të përjashtohen ata që do…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga Fushë-Kruja nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Kryeministri është kapur me një komentues, i cili shkruante se qeveria ishte e detyruar të ndërtonte, pasi ishin lekët e “botës”. “Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu” shkruan një komentues në postimin e Ramës. Kreu i qeverisë nuk e ka kursyer përgjigjen duke e sqaruar komentuesin…

Read More

Përdorimi i telefonit dhe tabletit për një kohë të gjatë rrit rrezikun e miopisë me 30 për qind. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i botuar nga The Lancet Digital Health Journal. Kombinimi me përdorimin e kompjuterit rrit rrezikun deri në 80 për qind, theksohet në hulumtim. Kjo do të thotë që deri në vitin 2050, pesë miliardë njerëz (mesatarisht gjysma e popullsisë së botës) mund të jenë miopë. Autori i hulumtimit, profesor Rupert Bourne, nga Universiteti Ruskin, tha se “Deri në vitin 2050, rreth gjysma e popullsisë globale pritet të ketë miopi (mungesa e largpamësisë). Kjo…

Read More

Ardian Ismajli u shfaq i zhgënjyer me humbjen ndaj Polonisë, megjithatë deklaroi se skuadra bëri maksimumin dhe një ndeshje mjaft të mirë. “Falënderoj tifozët për këtë atmosferë të shkëlqyer. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, fati nuk ishte me ne. Te goli gabuam në vendosje por këto episode i ka futbolli. Tashmë të shikojmë përpara. Mbulimi i Lewandowskit? Leva është një sulmues që bën 40 gola në sezon ose edhe më tepër dhe nuk është e lehtë ta mbulosh, por unë dhe Kumbulla e bëmë mirë punën me të. Pengu i vetëm i kësaj sfide është që nuk fituam”,…

Read More