Personi që po shikoni në foto është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit. Siç shihet edhe nga fotot që vetë 22-vjeçari ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nuk mungojnë pozat pranë makinave luksoze. Në shumë prej tyre ‘shpalosen’ dhe udhëtimet e Ballës ne destinacione turistike.
Author: tirana
Shqipëria nuk ia del të mbajë të ndezur festën kuqezi, që kishte nisur menjëherë pas triumfit në Budapest ndaj Hungarisë dhe kishte arritur kulmin pikërisht në “Air Albania”, aty ku në fund ishin polakët ata që festuan, falë një suksesi minimal 0-1. Ia dolën të marrin tre pikët falë një pakujdesie në mbrojtje nga ana e tanëve, por gjatë gjithë 90-minutave nuk treguan asgjë më tepër se kuqezinjtë dhe djaloshi Marash Kumbulla ia doli të izolojë edhe pikën e tyre më të fortë, polakun Lewandowski. Sfida ishte e balancuar deri në minutën e 76’, me të dy skuadrat që kujdeseshin…
Kombëtarja do të zbresë në ndeshjen më të rëndësishme të saj përballë Polonisë në Arena Kombëtare. Në foton e siguruar nga tirananews prej gazetarëve të saj, Enkelejd Aliebaj që është rreshtuar me Bashën është ulur ngjitur me kryebashkiakun socialist të Beratit Ervin Demo. Më poshtë shihet i vetëm i ulur ish ministri socialist Arben Malaj, i “divorcuar” tashmë nga kjo forcë politike.
Pak para nisjes së “Foltores” në qytetin e Kukësit, aktori Jul Deda ka “thumbuar” kreun e PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shfaqet me një flamur shqiptar dhe një amerikan duke nënkuptuar fjalinë e Bashës për ndalimin e kuvendit antiamerikan. “T’fala nga Kukesi…!”,shkruan Deda. Kujtojmë se mbledhja e e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për axhendën e parlamentit është shndërruar në një debat mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës për Sali Berishën. Për më shumë se një ore, Noka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkelur statutin, duke përjashtuar Sali Berishën pa pyetur forumet, duke sjellë…
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Raportohet se rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me thika me njeri-tjetrin shtetasit Kujtim Saliaj 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha- 48 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë e sherrit të dy këta persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Vlorës.
Arbër Hajdari nuk do të jetë më drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” në të ardhmen. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai gjatë një interviste në “Klan Tv”. Ai u shpreh se për të është e rëndësishme të vazhdojë në një fushë tjetër, në Drejtësi, për të cilën ka mbaruar edhe studimet, ndonëse do të jetë gjithnjë i pranishëm kur të jetë e nevojshme, duke shtuar se I ka shërbyer mjaftueshëm vendit të tij. Tashmë “Fundjavë Ndryshe” do të përgatitet të zgjedhë një drejtues të ri. Pyetje: Do të vazhdoni secili në punët e veta edhe kur të jeni në Tiranë apo do…
Prej kësaj jave, puna nga shtëpia do të jetë një modeli integruar dhe në rregulloren e administratës në vend. Me vendim të Këshillit të Ministrave në rregulloren për kohëzgjatjen e punës, është shtuar dhe një dispozitë e re, ajo për veprimtarinë e institucioneve në rastet e veçanta. Kjo dispozitë kërkon të rregullojë marrëdhënien mes punëmarrësit dhe punëdhënësit në kushte të veçantë, siç mund të jenë fatkeqësitë apo epidemitë. Gjatë periudhës së gjendjes së epidemive, të përcaktuara si të tilla sipas legjislacionit në fuqi, institucionet janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit…
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” ndoshta sfidën më të rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë. Mungesat e Gjimshitit, Cikalleshit dhe Gjasulës e kanë detyruar trajnerin Edi Reja të bëjë disa ndryshime në formacion. Në sulm tekniku italian ka preferuar të aktivizojë Manajn dhe Uzunin, teksa edhe Roshi është titullar. Takimi nis në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.
Tirana është veshur e gjitha kuqezi, ndërsa atmosfera në prag të ndeshjes së Kombëtares është ndezur. Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozë shqiptarë, por dhe polakë, ndërsa të dy tifozeritë presin me emocion ndeshjen Shqipëri-Poloni. Futja në stadium po shoqërohet me kontrolle të rrepta, ku përveç biletës, tifozët duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit, ndërsa nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit. Nuk do të lejohen disa sende si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. FSHF theksoi më herët se do të lejohet vetëm flamuri…
Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai. Pjesë nga biseda Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç. Berisha: 77 Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa…
Fifi mbrëmjen e se hënës i tregoi disa prej banoreve problemin kryesorë që i kishte shkaktuar asaj mbipeshën. Këngëtarja rrëfeu se kishte vite që vuante nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara trupi i saj reagonte mënjeherë me shtim në peshë. Këtë të martë Fifi tregoi se kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’ dhe përveçse nuk rezultoi efektiv i rrezikoi asaj edhe jetën. ‘’Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje’’,- tregoi Fifi. Këngëtarja shtoi se baloni qendroi në stomakun e saj mbi 10 muaj dhe jo vetëm që nuk…
Policia e Durrësit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytetin bregdetar. Mësohet se efektivët kanë sekuestruar dy mina me telekomandë, të cilat po transportoheshin me një makinë. Në pranga ka përfunduar një person, ndërkohë që policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.