Izraeli ka evakuar fshehurazi refugjatë afganë përmes Shqipërisë. Gjithsej 167 afganë, mes tyre gjyqtarë, gazetarë, oficerë, shkencëtarë, janë evakuar deri më tani në Izrael nga Shqipëria. Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi i ndihmës humanitare IsrAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve përmes Shqipërisë muajin e parë. Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID. Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze…
Author: tirana
Kufij të mbyllur, izolim gjeografik, një strategji agresive për menaxhimin e rasteve të reja, dhe një popullsi e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet. Këto janë në mënyrë të përmbledhur elementët që karakterizojnë qasjen e “Zero Covid”, që është tentuar në disa pjesë të botës. Eliminimi i Covid-19 nga territori kombëtar ka avantazhe që nuk mund të vihen në dyshim, pasi lejon një rikthim thelbësor tek normaliteti. Por frika nga virusi është gjithnjë e pranishme dhe duhet shumë pak, madje qoftë edhe vetëm disa raste të reja, që disa zona të ri–hyjnë në bllokim me shpresën e zhdukjes së vatrave…
Aurela Hoxha ka qenë gjatë këtyre muajve në qendër të vëmendjes pasi u bë nënë për herë të parë. Ajo ngjalli shumë pikëpyetje te ndjekësit e saj lidhur me faktin që nuk publikoi asnjë foto gjatë shtatzënisë por e mbajti atë të fshehtë. E sigurisht Aurela e ka një arsye. Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, ku ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private. Kështu, sa i përket arsyes së mospublikimit të fotove gjatë shtatzënisë, Aurela tha se ishte mbipesha. Ajo u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë…
Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së targave të tre automjeteve. Në pranga ka rënë shtetasi Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi sipas policisë, është kapur duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota” Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në…
Dashi Ndonjëherë dita nuk nis siç duhet, por nesër shkak do të bëhen faktorë të jashtëm, të cilët qëllimisht do të përpiqen t’ju vështirësojnë jetën. Bëni durim dhe tregoni maturi. Do të shihni se nuk ka asgjë që nuk mund të tejkalohet. Demi Do të përballeni me sfida të ndryshme në punë nesër, jo vetëm teknike. Evitoni përplasjet me kolegët dhe përpiquni që të jeni pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Binjakët Ruani qetësinë, edhe nëse në të vërtetë doni t’i tregoni vendin atyre që ju rrethojnë. Nuk është dita më e mirë për t’u përfshirë në debate. Nesër do…
Mungesat e çipave kompjuterikë, mbingarkesat e papara të porteve dhe një mungesë serioze e shoferëve të kamionëve përbëjnë hallkat e zinxhirit delikatë të furnizimit në botë, që ndodhen janë nën stres ekstrem, shkruan Maat Egan për CNN. Makthi i zinxhirit të furnizimit po rrit çmimet për konsumatorët dhe po ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale. Fatkeqësisht, ”Moody’s Analytics” paralajmëron se ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen. “Ndërsa rimëkëmbja ekonomike globale vazhdon ngjitjen, ajo që është gjithnjë e më e dukshme është se si do të pengohet nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që tani po shfaqen…
E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madrid. Mesfushori i cili, këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni. Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë. Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që…
Ish-drejtuesi i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko fajëson Flamur Nokën për situatën e krijuar brenda partisë. “Flamur Noka ka dashur edhe ta provokojë situatën. I ka vendosur fjalët në një tjetër kontekst për t’i hedhur “benzinë zjarrit”. Të thuash kryetari i ka quajtur anëtarët e partisë “llum”, kjo është bërë enkas për të nxitur mërinë e bazës ndaj kryetarit të partisë. Kjo vjen me strategjinë e Berishës që të marrë të gjithë bazën me vete dhe Basha të largohet”, tha ai. Situatën brenda PD-së, Bejko e cilësoi mjaft të rëndë. “Situata është shumë konfliktuale. PD është në ditët më të…
Edhe pse vetëm pak ditë kanë kaluar që nga fillimi i programit më të ndjekur në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”, nuk mungojnë debatet, zënkat, argëtimi e sigurisht dashuria. Këtë sezon nuk kanë munguar gjithashtu as momentet e trishta dhe lotët që i kanë bërë bashkë banorët. Por ajo që ka ndodhur së fundmi është një debat mes këngëtares Sheila Haxhiraj dhe modeles Beniada Nishani. Teksa të gjithë ishin ulur duke konsumuar diçka për të ngrënë, Sheila dhe Beniada filluan të flisnin për shenjat e horoskopit, ku papritur e gjithë biseda u kthye në një “debat” plot kunja dhe…
Aksioni anti-kontrabandë i realizuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, Pejë , veri dhe jug të Mitrovicës u shoqërua me tensione. Qytetarët serbë hodhën gurë në drejtim të policisë së Kosovës, kundër këtij operacioni, ndërsa sulmuan edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se presidenti, Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Rashkë, për të zhvilluar një takim urgjent me qytetarët serbë. Më herët pati një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili deklaroi se krimi dhe grupet kriminale do të luftohen, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre…
Falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çeli dyert çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, i cili më pak se dy vite më parë u shkatërrua nga tërmeti tragjik, por sot mirëpret mbi 300 vogëlushë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë. Duke falenderuar miqtë e Katarit për…
Me Vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra ditën e sotme, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se në vend të saj emërohet znj.Denada Seferi. Seferi ka mbajtur më parë postin e Kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Si zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural emërohet Enio Civici, ndërsa si zv.ministre e Turzimit dhe mjedisit, znj.Vilma Bello, ish deputete e qarkut të Vlorës.