Author: tirana

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Cosmopolitan” ku ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj, Shqipërinë. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ava Max u shpreh se prindërit e saj sakrifikuan shumë dhe morën rrugën e mërgimit edhe pse nuk kishin para dhe nuk dinin gjuhë të huaj. “Prindërit e mi nuk mund…

Read More

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference” që po mbahet në Abu Dhabi, nuk i kurseu batutat që në nisje të fjalës së tij. Ai theksoi se ndodhet mes kryeministrave më të gjatë në botë, por shtoi se Shqipëria ndodhet mes vendeve më të vogla në planet. “Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të…

Read More

Pas daljes së tij në 17 shtator “The Squid Game” është kthyer në një fenomen tek shikuesit në Netflix “The Squid Game” është një serial i Koresë së Jugut që aktualisht ka nëntë episode. Ai paraqet historinë e 456 njerëzve të cilët janë të ftuar të marrin pjesë në një lojë misterioze dhe të rrezikshme me mundësinë për t’u bërë milionerë. Duket se ideja u popullarizua shumë shpejt pasi seriali tashmë ka arritur të tejkalojë disa nga serialet dhe filmat më të spikatur në platformë. “The Squid game”  ka tejkaluar rashmë La Casa de Papel në shikime. Sipas të dhënave…

Read More

Ish- e dashura e yllit të futbollit, Diego Armando Maradona ka thyer heshtjen pas 20 vitesh duke folur rreth periudhës ku ishte në një lidhje dashurie me të. Mavys Alvarez, me origjinë nga Kuba zbuloi se si ishte marrëdhënia abuzive me argjentinasin e çoi atë drejt përdorimit të drogës. Në një intervistë, Alvarez kujtoi se ishte 16 vjeç kur u ndalua në një rrugë në Havana dhe ju kërkua të takonte yllin argjentinas të futbollit. Sipas tregimit, personi që e prezantoi atë i tha asaj se Maradona po kalonte një depresion të thellë dhe se kishte nevojë për dikë për…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikaur shifrat e rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të ministrisë, 647 qytetarë kanë rezultuar me Covid, ndërsa nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen shtatë persona. Janë kryer 4,139 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 647 qytetarë, në këto bashki: 256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër,…

Read More

Ditën e sotme u transmetua në “Top Albania Radio” intervista eksluzive e producentes së këtij spektakli, Lori Hoxha. Në një bisedë me gazetaren Jonida Aliçkollin, Lori zbuloi shumë detaje lidhur me “reality shoë-n”. E sigurisht një nga pikat më interesante të bisedës ishte kur Jonida e pyeti Lorin për pjesëmarrësit e BBV aq shumë të komentuar në media. Lori u vu përballë një liste personazhesh VIP, që janë përfolur këto javë për të qenë pjesë e “Big Brother” dhe zbuloi nëse janë kontaktuar nga produksioni. Ajo tha se personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj,…

Read More

Elhaida Dani ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri, “ZanIN”, për të cilin kishte kohë që punonte. 5 këngët e albumit, janë pritur mirë nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ajo foli për “Zanin’’, por edhe rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë. Ajo u shpreh se fama ia ka kushtëzuar jetën por megjithatë është një ‘sakrificë’ e rrugës që ka zgjedhur dhe ka dashur gjithmonë. ‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një kontinent, tre muaj në një continent tjetër…

Read More

Dy të rinjtë në foto janë Kristian Sheri dhe Armando Marku, dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili i mori jetën nënkomisarit të Lezhës Saimir Hoxha. Trupa gjykuese dha masën sot “arrest me burg pa afat” për të dy. Avokati i tyre, Gjon Huli tha para mediave se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Madje, sipas tij, ata e ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë.

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur, “Dafinë Moj”. Artistja ka treguar se kjo është një punë disa vjeçare në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës. Albumi ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës. Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka “trashëguar” talentin për t’u marrë me muzikë. Po ashtu, artistja ia ka dedikuar albumin të ëmës. View this post…

Read More

Kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, e cila punonte në trajtimin e kancerit para pandemisë COVID-19, njoftoi se ka filluar provat e fazës së dytë të vaksinës eksperimentale të kancerit të zorrës së trashë (BNT122). Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA. Rreth 200 pacientë nga SHBA-ja, Gjermania, Spanja dhe Belgjika morën pjesë në studim, gjithashtu thuhet se qëllimi i studimit është të shqyrtojë efektivitetin e BNT122 kur rishfaqen tumoret pas operacionit dhe kimioterapisë. Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se është e lartë nevoja…

Read More

Deputetja e Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka treguar se ka marrë kërcënime pasi është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave. Përmes një statusi të publikuar në “Facebook”, Adriana është shprehur se kërcënime të tilla nuk do ta ndalin në këtë angazhim. Ajo ka bërë të ditur se kjo ka ardhur sidomos prej ndihmës që po ju jep grave, të cilat me vite kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshortët e tyre. “Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës…

Read More

Aknet në trup kanë shumë shkaktarë, por kryesorët vazhdojnë të mbeten stresi, lodhja, duhanpirja, ndotja e ambientit dhe moskujdesi për veten nga ana e higjienës. Ato nuk shmangin askënd dhe mosha nuk ka rëndësi. Nga adoleshenca e deri vonë, rreziku për akne ne trup është njësoj i madh. Por si mund të trajtohen? Produktet e kujdesit dhe trajtimit të akneve në çdo pjesë të trupit apo fytyrës duhet të kenë përmbajtje të : alicylic acid, glycolic ose retinoids specifikë për zonën ku do aplikohen. Me ndihmën e dermatologut, sugjerohet edhe të përdorni larës specifikë që ndihmojnë në balancimin e problemeve

Read More