Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë,…
Author: tirana
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, i befasoi të gjithë kur këtë vit vendosi të sprovojë veten edhe në aktrim. Ajo u bë pjesë e një filmi të quajtur “Queenpins”, i cili u dha premierë javën e kaluar në Los Angeles. “Queenpins” bazohet në një mashtrim prej miliona Dollarë që ndodhi në Phoenix, Arizona. Bebe luan rolin e Tempe Tina, një hakere e fortë që ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Hoëell-Baptist me skemën e tyre të vjedhjes fiskale. Në një intervistë të fundit, 32-vjeçarja foli për rolin e saj të parë në aktrim teksa e përshkroi me detaje rolin…
Vihen në pranga 7 persona, ndërmjet tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkëautor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi. Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municon luftarak dhe 11 telefona celular. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke dhe atë të armëmmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polcisië Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike. Pas një hetimi proaktiv…
Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit. Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit dhe ajo e gripit sezonal, bashkë me një përforcues vaksinash. “Kombinimi i…
Në botën e sotme, problemet kardiake janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në të gjitha shoqëritë. Kjo ndodh për shkak të neglizhencës dhe ndonjëherë për shkak të mungesës së vetëdijes. Sipas hulumtimit të ri të paraqitur në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqërisë së Frymëmarrjes Evropiane, njerëzit me funksion të dobët të mushkërive kanë më shumë gjasa të vuajnë nga vdekje të tilla. Ky studim u ndërmor nga studiues nga Universiteti Lund në Suedi. Funksioni i ulët i mushkërive rrit rrezikun me 23% Për qëllimin e studimit, studiuesit analizuan një grup prej 28,584 njerëz të moshës së mesme pa probleme të…
Grupi ikonik “Pussycat Dolls” është larguar prej vitesh nga muzika dhe me të vërtetë na kishin munguar! Këto kohë kanë qarkulluar zëra për një rikthim të mundshëm të këtij grupi, ndërsa ka qenë Nicole Scherzinger ajo që i ka hedhur poshtë këto aludime. Këngëtarja ka deklaruar se nuk ka bërë marrëveshje për të performuar në një turne ribashkimi, duke i quajtur ato qesharake dhe jo të vërteta. Ajo po paditet nga koreografi dhe themeluesi i grupit, Robin Antin për dyshimin se nuk pranoi në një turne të paralajmëruar më parë. Sipas dokumenteve ligjore që Antin ka dorëzuar, thuhet se Scherzinger…
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, thekson se vaksinimi është zgjidhja e vetme për të rritur imunizimin e popullatës në mënyrë që të sigurohet një dimër i qetë dhe të shmangim një tejmbushje në spitale. Sipas tij, deri tani vendi ynë ka imunizuar rreth 70% të popullatës, si me vaksinimin, ashtu edhe me imunizimin natyror, por me variantin Delta më infektues dhe të transmetueshëm rritet ky nivel, i cili kërkon mbi 85% për qind të popullsisë të imunizuar. “Nga vlerësimet tona paraprake kemi 70-75% të popullatës shqiptare të imunizuar qoftë me vaksinim qoftë natyralisht. Por gjithashtu thamë se varianti delta kërkon një…
Ndërsa 5 deputetë dhanë dorëheqjen pa nisur ende detyrën, kreu i LDSH, Myslim Murrizi është shprehur se dorëheqja e Gramoz Ruçit, Tom Doshit, Najada Çomos, Mark Markut dhe Lefter Kokës do të pasohet me emra të tjerë. I ftuar në Top Talk, teksa u pyet nëse do i mungojë Parlamenti, pasi ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Murrizi u shpreh se nuk bëhet aspak pishman që nuk do jetë pjesë e një teatri të pështirë. “Nuk më vjen keq të mos jem në Parlament. E para sicc ka filluar me dorheqje, unë shoh se do të ketë e…
Bashkëshortja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore. “Më mungon Michael çdo ditë. Por jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij… Të gjithëve na mungon Michael, por ai është këtu – është ndryshe, por është këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”, është shprehur ajo. Bashkëshortja e legjendës së “Formula 1” ka folur për një dokumentar të ri në Netflix, në lidhje me dyshimet që Michael pati për kushtet e zonës së skijimit në vendpushimin francez Meribel, në dhjetor të vitit 2013. “Pak…
Të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Francës duhet të kenë më vete pasaportën e vaksinimit, testin e PCR dhe një vërtetim ku tregon se e kanë kaluar koronavirusin gjatë 6 muajve të fundit. Këtë njoftim e ka bërë me dije vetë Tirana International Airoport të cilët shtojnë se ata persona të cilët ende nuk janë vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për arsye të rëndësishme, ndërsa fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Njoftimi i plotë: Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës 📌Të gjithë përsonat që…
Pamja varet nga gjenetika, por disa besojnë se dhe yjet mund të kontribuojnë përmes kombinimit të duhur të shenjave. Fëmijët më të bukur dhe të suksesshëm mendohet se i kanë këto cifte: Dashi dhe ShigjetariJanë që të dyja shenja zjarri, dhe energjia e tyre e bën lidhjen shumë pasionante. Pikërisht kjo duket se ndikon tek pasardhësit që rezulton të jenë mjaft të këndshëm në pamje, por edhe të guximshëm e të gatshëm për aventura. Demi dhe PeshorjaKanë shije dhe stil të dashurinë, e dashurinë e tyre për modën duket se ua kalojnë edhe fëmijëve, të cilët do të duken gjithmonë…
Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd. Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Tregu i Përbashkët Rajonal E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja…