Kombëtarja do të zbresë pas pak minutash për të luajtur sfidën e radhës për kualifikueset kundër San Marinos. Trajneri Edy Reja ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushë, ku nuk mungojnë surprizat. Në portë këtë herë do të jetë Strakosha dhe jo Berisha. Në mbrojtje Mihaj ka zënë vendin e Ismajlit, ndërkohë që Hysaj është rikthyer pas dëmtimit. Në mesfushë Laçi dhe Bajrami do të aktivizohen nga minuta e parë, ndërkohë që në sulm Uzuni do të mbështesë Manajn.
Author: tirana
Aeroporti Nënë Tereza ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës. Në njoftim thuhet se ata që nuk janë rezident në Belgjikë, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës dhe testin PCR dhe të testohen përsëri në ditën e 7. Njoftimi Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet: Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCRTë testohen përsëri në ditën e 7Të paraqesin provë…
Shefja e shërbimit infektiv, Silva Bino u shpreh se ka një lloj hezimiti nga të rinjtë për t’u vaksinuar. Bino u shpreh se ata mund të zgjedhin cilëndo vaksinë. AstraZeneca rekomandohet për personat mbi 20 vjeç, por për shkak të efekteve anësore që mund të ketë të rinjtë kanë mundësinë e zgjedhjes. “Të rinjtë mund të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine, mund ta zgjedhin vaksinën e tyre. Ne nuk kemi rekomanduar plotësisht vaksinën AstraZeneca, sidomos tek femrat e reja. Vaksina AstraZeneca mbi moshën mbi 20 vjeç ne e rekomandojmë si vaksinë, por personi mund të zgjedhë dhe një tjetër për shkak…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, i është shtuar edhe “Naimi”. Ai shton se pas Lasgushit dhe Migjenit, dhe frenimit nga periudha e pandemisë, ka shkuar në 3 numri i avionëve në florën e kompanisë sonë të flamurit. “Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.
Konkurrentja më e re e ‘Për’Puthen’ quhet Ada. Ajo është 28 vjeç dhe vjen nga Skrapari. Ajo ka përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres. Gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme. Ajo e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë. Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të…
-Roberto Carlos është gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe gjithmonë i gatshëm për të qeshur dhe bërë shaka me miqtë e tij, ish-shokët e skuadrës (klubin ose kombëtaren braziliane). Ish-mbrojtësi i Real Madridit, i cili është shumë i popullarizuar në rrjetet sociale (ka rreth 6 milionë ndjekës vetëm në Instagram), i bëri fansat e tij të qeshin me një video shumë të bukur. Protagonisti i videos ishte Ronaldo. Ish -sulmuesi iu nënshtrua një tamponi dhe reagimi i tij ishte pak i ekzagjeruar në fakt Roberto Carlos nuk mundi ta përmbante veten dhe shpërtheu me një të qeshur të përzemërt.…
Disa njerëz kanë thjesht dëshirë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen. Sigurisht, është e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh njerëzit, por kjo mund të arrijë deri në atë pikë sa të fillojnë të harxhojnë kohën tënde për gjërat e tyre parëndësishme. Pra, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në një moment të tillë, është të “luftoni” për veten tuaj dhe të dini se si t’i shpëtoni këtyre njerëzve. Më poshtë ju sjellim 5 këshilla se çfarë duhet të bëni në situata të tilla sipas ‘Bright Side’: Pyetini njerëzit që keni…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo. E pyetur në intervistën për Zërin e Amerikës nëse ka afganë që duan të punojnë e të qëndrojnë në Shqipëri, ministrja Xhaçka u shpreh se nëse ata marrin këtë vendim e…
Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, bëri një analizë të detajuar për ecurinë e Shqipërisë në këto eliminatore të Botërorit. Nëpërmjet një lidhje live për emisionin “Sport Neës”, të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “Neës 24”, Lala u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë i kanë shanset reale për të kapur “Play-Off”-in: SFIDA NDAJ HUNGARISË- Ishte ndeshje mjaft e mirë, një nga më të mirat e viteve të fundit. E menaxhuam mjaft mirë lojën, u krijuan shumë shanse për të shënuar. Ekzekutimi i Brojës ishte perfekt. Ishte ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për Kombëtares. Shanset janë të hapura. Duhet të fitojmë ndeshjen…
Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani, i cili u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe, u kërkoi falje afganëve që u largua nga Kabuli në ditën kur talebanët erdhën në pushtet. Në të njëjtën kohë, ai mohoi raportet se kur u largua nga vendi, ai mori me vete disa dhjetëra miliona dollarë. “Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, por besoj se ishte mënyra e vetme për të ulur armët dhe për të shpëtuar qytetin dhe gjashtë milionë banorët e tij” tha ai. “Ende nuk ka ardhur koha për të vlerësuar ngjarjet që çuan në largimin tim, do…
Disa emigrantë në Danimarkë do të duhet të punojnë tanimë për të vazhduar të përfitojnë ndihmën sociale nga shteti. Kërkesa po bëhet për ata që kanë tre deri në katër vjet që marrin ndihmat dhe nuk kanë arritur ende nivel të mirë të gjuhës daneze. Kryeministrja Mette Frederiksen tha se rregullat kanë të bëjnë kryesisht me gratë me prejardhje “jo-perëndimore”, që jetojnë me ndihmë sociale. Danimarka ka shtrënguar vazhdimisht politikat e saj të emigracionit vitet e fundit. Ajo ka disa nga rregullat më të ashpra në Evropë për çështjen dhe i ka vënë objektiv vetes arritjen e ‘zero aplikimeve’ për…
Situata nga COVID-19 nuk është aspak pozitive në të gjithë rajonin e Ballkanit. Mes vendeve me numër të lartë të të prekurve është edhe Serbia. Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Nish, Dr. Milorad Jerkan u shpreh për mediat serbe se numrat e personave të infektuar çdo ditë janë mbi 200. Ajo që shqetëson më shumë mjekët është numri i madh i fëmijëve. Mjeku Milorad Jerkan shprehet se zgjidhja e vetme është vaksina kundër COVID-19. “Ata që vaksinohen nuk vdesin. Ata marrin ilaçe dhe shërohen shpejt. Të rinjtë janë kryesisht të pavaksinuar dhe kanë një pamje të dobët klinike. Thelbi është…