Author: tirana

Mjeku Kita Sallabanda në studion e “Opinion” tha mbrëmjen e kësaj të mërkure se shkencërisht është vërtetuar se fëmijët që lindin nga nënat e vaksinuara kanë antikorpe, pra lindin me mbrojtje ndaj Covid-19. A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna dhe a ndikon vaksina në problematikën e mëtejshme të grave që planifikojnë të kenë një lindje në të ardhmen? Nuk kemi akoma të dhëna që vërtetojnë çdo të ndodhë në të ardhmen me fëmijët, sepse jemi në një fazë fillestare të studimit, nuk mund të vërtetojmë atë gjë në mënyrë shkencore dhe derisa nuk mund të bëjmë këtë nuk mund ta…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas zjarrit që përfshiu një spital të Tetovës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh mbështetjen për ekipet e emergjencave. “Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajo ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Veliaj.

Read More

Pas golit të shënuar në pjesën e parë nga futbollisti Rei Manaj, katër gola të njëpasnjëshëm janë shënuar në minutat e pjesës së dytë. Në minutën e 58 Qazim Laçi gjen rrugën e rrjetës, me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës, duke e dërgua topin në cepin e portës. Në minutën e 61 realizoi edhe Armando Broja, me një predhë brenda zonës! Ndërkaq, në minutën e 68 shënoni dhe kapiteni Hysaj! Supriza ishte Myrto Uzuni, i cili shënoi në minutën e 80. Pas spektaklit të Brojës, talenti beratas e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh!

Read More

Manaj ka zhbllokuar sfidën në “Elbasan Arena”, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të mos bëjnë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e Shqipërisë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Read More

Një nga dështimet dhe katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes, që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme e ka konsideruar kolonel Dritan Demiraj, marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. Ai tha se investimi i 20 viteve ra për 11 ditë për shkak të dështimit politik dhe korrupsionit. “Ajo që ka ndodhur në Afganistan është një situatë që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Është një nga katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë e mbrojtjes ku për herë të parë një grup terrorist furnizohet me armatime të sofistikuara në vlerë dhjetëra bilionë dollarë që…

Read More

Një ndër më të votuarit e kryesisë së PD, Gerti Bogdani deklaroi se është i hapur për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai theksoi se nëse PD do ia kërkojë këtë gjë do i bëjë ballë me sukses ashtu si çdo sfide tjetër. “Një nga emrat e propozuar më shumë në degën e PD në Tiranë ka qenë emri im. Ringritja reale e PD duhet të vijë nga zgjedhjet lokale. Nëse PD do ma kërkojë një gjë të tillë, unë i kam bërë ballë sfidave me sukses”, tha ai.

Read More

Jeta e përditshme i bën gomat e makinës tuaj të konsumohen, por ka kaq shumë mënyra për të zgjatur jetën e tyre. Në rrethana normale, cikli i jetës së gomave të makinave nuk duhet të kalojë 3 vjet, në rast se ndjekim me respekt rregullat e përdorimit të duhur. Kontroll i shpeshtë i presionit Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të siguruar jetëgjatësinë e gomave të makinës është pa dyshim inspektimi i tyre i shpeshtë. Rregulli i artë është kontrolli i presionit të gomave pasi parandalon konsumimin e parakohshëm. Nëse një gomë nuk ka presionin e duhur,…

Read More

Një adoleshent shqiptar në Greqi është zhdukur prej së dielës. Namik K. 15-vjeç është zhdukur që nga pasditja e së dielës. Ai është 1.65 m i gjatë, i hollë, ka flokë ngjyrë kafe dhe sy blu. Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha. Familjarët pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë.

Read More

Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se janë autorë të një grabitjeje të ndodhur më datë 26 korrik në një zonë të Trevisos, Itali. Sipas raportimit të medieve italiane, në pranga kanë rënë shtetasit Selim Leba 31 vjeç dhe Nikolin Koçi, 40 vjeç, Ata ndaluan për të mbushur makinën me karburant, teksa pikasën një italian i cili po rregullonte një tabelë të qarkullimit rrugor. Shtetasi Italia kishte lënë makinën e tij të parkuar dhe me xhamat hapur. Një prej shqiptarëve u afrua dhe vodhi një qese ku ai kishte sendet personale, portofolin dhe celularin. Burri i…

Read More

A do të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, pasi Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka kërkuar largimin nga kjo parti dhe dorëzimin e mandatit të deputetit, pas shpalljes së emrit të tij në “listën e zezë”? Lulzim Basha deri më tani ka shmangur një përgjigje. Por Gerti Bogdani, anëtari i Kryesisë së PD, në studion e Abc, ka pohuar se vendimi për z. Berisha do të bëhet publik nga Lulzim Basha më 10 shtator, pra ditën kur nis punimet edhe legjislatura e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Read More