Author: tirana

Të gjithë ne që kemi parë filmin “Dasma ime greke”, (My Big Fat Greek Wedding), kemi qeshur pafund me batutat e Gus Portokalos, babait të Toulas, tek i cili jo në pak raste shihnim ngjashmëri me baballarët tanë. Në paqe dhe nga shkaqe natyrale, Michael Constantine aktori që i dha shumë këtij filmi, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Nia Vardalos, e cila ishte jo vetëm protagonistja ( vajza e tij në film), por edhe ajo që shkruajti skenarin e komedisë së famshme, i ka kushtuar këto fjalë ikjes së Michael.

Read More

Pak para fillimit të ndeshjes Poloni-Angli, një kualifikuese e vlefshme për Kupën e Botës 2022, tifozët polakë vërshëllyen futbollistët anglezë që ishin në gjunjë. Veprim ky në mbështetje të futbollistëve “të zinj”, që bien pre e racizmit për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, në përgjigje të autorëve të koreve dhe fyerjeve, u bë protagonist i një gjesti sa të thjeshtë, aq edhe final: tregoi fjalët “respekt”, të shtypura te mënga e fanellës. Fotografia që e portretizon atë duke bërë këtë gjest është bërë “virale” dhe po shijon pëlqimin unanim në rrjetet sociale.

Read More

Fansat e Adriana Matoshit kanë nisur të dyshojnë se aktorja është në pritje të ëmbël pas fotos së saj të fundit ku barku i duket pak më i fryrë se zakonisht. “Si shtatzënë po dukesh!”, nisën të komentonin fansat dhe menjëherë në mediat rozë u përhap lajmi se Adriana është shtatzënë. Pas këtyre lajmeve, është detyruar të reagojë edhe vet mjeku i aktores dhe deputetes, i cili shkruan: “Sa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”. Adriana e shpërndau në Instagram postimin duke e shoqëruar…

Read More

Twitter është një vend i dobishëm për të ndjekur lajmet e fundit dhe për të vazhduar kërkimin lidhur me atë që bëjnë njerëzit për të cilët tashmë ju jeni të interesuar, por mungesa relative e veçorive të zbulimit dhe mungesa e hapësirave të organizuara të komunitetit e bëjnë këtë platformë mjaft të vështirë lidhjen me këdo që nuk jeni mik apo që nuk jeni duke e kërkuar në mënyrë aktive. Mirëpo rrjeti i madh social tani po mendon ta ndryshojë këtë fakt. Twitter është duke testuar karakteristika të reja kohët e fundit dhe eksperimenti i tij i fundit, i quajtur…

Read More

Në historinë e rock-ut, viti 1991 shihet shpesh si viti kur gjithçka ndryshoi. Sipas legjendës urbane, grunge erdhi si një meteor, duke asgjësuar dinosaurët e “hair metal” që kishin dominuar panoramën e rock-ut në dekadën pararendëse. Por në të vërtetë nuk pati një asgjësim të menjëhershëm për grupet e Los Angelesit. Ajo që ndodhi, ishte një dalje pothuajse e menjëhershme e një serie albumesh epokale, të gjithë mes gushtit dhe shtatorit 1991, një dallgë shkatërrimtare e rock-ut alternativ. “Në fundin e viteve tetëdhjetë, skenës i nevojitej një shkundje e mirë”, thotë një nga redaktorët e “Kerrang!” të asaj kohe, Geoff…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur sot në orën 11:00 për të shqyrtuar 12 kërkesa ankimore për sanksionet e vendosura për mosdorëzimin e raporteve financiare nga partitë. Mësohet se janë depozituar 12 kërkesa ankimore, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KSHZ, “Për dorëzimin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre”. Ankues janë Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia…

Read More

“Ajo ka qenë e dashura ime”. Kaq ka mjaftuar që mes dy familjeve në Adana të Turqisë të nisë një sherr që po zgjat prej disa vitesh dhe tashmë përfundoi me një viktimë dhe tre të plagosur pas një atentati të denjë për filma Hollyëood-i. Atentati u krye nga dy të rinj, 25 dhe 17 vjeç, të cilët bashkë me dy kushërinj të tjerë shkuan me motorçikleta dhe armë tek shtëpia e kundërshtarëve të tyre duke vrarë një person, ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë. Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht…

Read More

Vrasja e dyfishtë e dy zyrtarëve të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj ka tronditur Pejën. Kandidati për Kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie mbetën mbrëmjen e djeshme të vrarë pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri. Astrit Ademaj pak para vrasjes kishte postuar në ‘Facebook’ një video, ku ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble. “PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.…

Read More

Ai është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer shqiptarë. Është fjala për këngëtarin e njohur, Butrint Imeri, i cili e nisi karrierën muzikore që në moshë të re. Ai ka ditur të depërtojë në treg duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Vlen të përmendet sezoni i verës që sapo kaluam, ku Butrinti dominoi top listat me “Dale”, dueti me Ledri Vulën dhe Kidën. Teksa po shijon suksesin e kësaj kënge dhe të projektit tjetër solo “Dujëm”, Imeri ka paralajmëruar një tjetër hit. Por ndërsa fansat po presin për projektin e radhës, ai ka tërhequr vëmendjen me disa imazhe të…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla. Prokuroria, i cili u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në momentin që policia e arrestoi me urdhër të SPAK pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës, rezulton të jetë hetuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë. Trupa gjykuese gjatë seancës së kaluar ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit. Sipas Komisionit prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh. Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin…

Read More

Mes tragjedisë në Tetovë ka dhe lajme të mira. 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur. Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup. Ndërkohë numri i viktimave zyrtarisht mbetet 14 kurse organet hetimore menjëherë janë vendosur në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Në 24 orët e fundit, gjatë kontrolleve në të gjitha rrugët e vendit policia thotë se ka konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi. Keshtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162…

Read More