“Qendra Kinematografike e Kosovës” ka bërë me dije se filmi “Zgjoi”, tri herë fituesi i “Fesitvalit të Sundance”, është propozuar për Oscars 2022. Edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Twitter, ka reaguar duke uruar shumë suksese ekipit të filmit. “Është zyrtare. Aplikimi i Kosovës për Oscars është “Zgjoi (Hive)”. Përveçse ëshyë një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i Sundance, ‘Hive’ është zgjedhur si Pretendues Ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, ka shkruar presidentja. Yll Ulka, Valon Bajgora dhe Agon Uka janë producent të filmit;…
Author: tirana
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha se prania e Berishës, grupi parlamentar demokrat më tepër do të fitonte se sa do të humbiste. “Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik,” tha Nishani. Sipas tij, përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta. “Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha,…
Melisa Lleshi ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re me titull “Atij”. E mes shumë detajeve, komentuesit janë marrë edhe me duart e saj. Disa e ofendojnë duke shkruar “Si zombie” e të tjerë e akuzojnë se ka përdorur efekte e rrjedhimisht kjo i ka deformuar duart. Por, si qëndron e vërteta? Lidhur me këto komente ka reaguar edhe Melisa e cila shprehet e habitur. Teksa ka publikuar një foto të dorës së saj në Instastory, ajo shkruan se ndihet e keqardhuer pasi ka marrë shumë negativitet nga gratë dhe nënat.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, tregoi gjatë një bisedë televizive se si zbuloi parcelën me kanabis në Malësinë e Madhe. Ai madje zbuloi se si kriminelët kishin përdorur sistem monitorimi të sofistikuar për t’iu shmangur policisë. “Atje ku kam qenë unë, ata kishin minimizuar kostot, mbanin 10-12 roje dhe kishin thirrur një ish-ushtarak që i kishte instaluar një sistem monitorimi. Nuk çoja dot dronin, një zonë pranë zonës së banuar, dhe s’po më punonte droni dhe më bëri habi. Kjo ndodhi prej izolimit të COVID-it. Çmimi i kanabisit që prodhohet nga shtëpitë e barit është më i lartë nga kanabisi që…
Sa më shumë postime aq më tepër vëmendje është receta e rrjeteve sociale. Por funksionon edhe ndryshe dhe këtë na e kujtoi Elhaida Dani. Këngëtarja ka hequr çdo postim nga llogaria e saj në Instagram dhe ka lënë vetëm foton e profilit ku lexohet qartë “Duke punuar për projekte të reja”. Siç duket surprizat do të jenë nga ato “big”, ndërsa koncerti ku do ta shohim së afërmi do të jetë ai në Air Albania ku do të hapë koncertin e Ermal Metës, që vjen më 17 shtator në Tiranë.
Që mami është mentorja dhe menaxherja e karrierës së Greta Koçit këtë e dimë, por që ishte ajo që bën dhe regjisoren e klipeve këtë na i tregoi vetë Greta me këtë video. Në postimin e saj në Instagram ku shihet duke xhiruar me një fustan të bardhë, dëgjohet zëri i nënës së saj që drejton gjithçka. Këngëtarja e njohur prej disa kohësh jeton jashtë vendit, në Vjenë ku duket se ka gjetur dhe dashurinë e jetës së saj. Edhe pse pak e tërhequr, duket se Greta nuk do ta lërë pas dore muzikën dhe projektet e reja, sidomos pas…
Shpirti është i përjetshëm, thonë dhe dëshmia e Kristen Stewart mund të jetë një tjetër provë për këtë. Aktorja që luajti rolin e Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika, thotë se ka pasur momente gjatë xhirimeve kur është ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo. Në një intervistë për “LA Times” pas shfaqjes së premierës së filmit “Spencer” në Amerikën e Veriut, në Telluride, Stewart tha se kishte përjetuar disa “ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film”, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në…
Pas golit vendimtar që realizoi në fitoren minimale ndaj Hungarisë të dielën, sukses që rindezi shpresat e kombëtares shqiptare për një vend në fazën play-off të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 për zonën europiane, Armando Broja u bë protagonist edhe në duelin ndaj San Marinos. Edy Reja e hodhi sërish në fushë në pjesën e dytë por këtë herë i dha më shumë minuta duke e aktivizuar në minutën 46-të me sulmuesin e Southampton në Premier League që ja shpërbleu besimin. Me një gol dhe dy asiste Broja ishte thjeshtë fantastik në fitoren 5-0 ndaj modestëve të San Marinos teksa…
Ish zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se duhet një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat , duke theksuar se aktualisht ka një problem me tatimin progresiv mbi të ardhurat nga puna. Ai thekson se ka probleme me korrupsionin dhe konkurrencën, por niveli i tatimit mbi fitimin, të ardhurat nga dividentë, aksionet etj, është shumë më i ulët edhe se në SHBA. Statusi i plotë i Braçes Nuk mohoj dot problemet, nga korrupsioni tek konkurrenca, por niveli i tatimit mbi fitimin, të ardhurat nga dividentët, aksionet etj, është shumë më i ulët edhe se në SHBA! E falenderoj Dhomen…
Milos u emërua ishulli më i mirë në botë dhe Evropë për vitin 2021 ,nga “Travel + Leisure”, me një rezultat pothuajse të shkëlqyeshëm prej 95.50. Në të njëjtën kohë, në kategorinë “25 ishujt më të mirë në botë”, Folegandros zuri vendin e 2 -të, ndërsa në kategorinë “20 ishujt më të mirë në Evropë” Greqia fitoi pjesën më të madhe, pasi përfshin 7 ishuj të tjerë grekë dhe konkretisht Folegandros në vendin e 2 -të, Santorini në vendin e 5 -të, Paros në vendin e 10 -të, Mykonos në vendin e 13-të, Kretën në 14-tën, Korfuzin dhe Ishujt Jon…
Dua Lipa po shijon prej dy vitesh historinë e dashurisë me Anëar Hadid dhe këngëtarja shqiptare nuk na i kursen asnjëherë detajet rreth lidhjes së tyre duke na ëmbëlsuar me imazhet e tyre. Dua e ndan kohën e saj midis Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së me të dashurin Anëar Hadid, por a jeni kuriozë të dini si duket shtëpia e tyre? Po ju sjellim më poshtë disa nga ambientet luksoze të shtëpisë së yllit me prejardhje shqiptare. Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Këto ditë, Lipa ka bërë të ditur se kënga…
Një moment të vështirë shëndetësor ka kaluar gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Metasani, teksa iu nënshtrua një operacioni të polipeve në rrugët respiratore, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses. Operacioni ka qenë i komplikuar, teksa ka zgjatur 4 orë. Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës. Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.