Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet – do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni. Demi Çdo njeri bën gabime, kështuqë mos e qortoni veten për faktin se diçka ku keni shpresuar shumë ka përfunduar keq. Pranojeni që nuk ia dolët dhe vazhdoni përpara. Binjakët Keni vetëbesim të lartë aktualisht dhe është e pakuptueshme pse keni atë ndjesinë që diçka do të shkojë shumë keq? Ndoshta ka të bëjë vetëm me hënën e plotë që po afron. Qetësoheni dhe…
Author: tirana
Diabeti është një problem i zakonshëm por serioz shëndetsor, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Përafërsisht 85% e pacientëve me diabet të tipit 2 kanë nevojë të trajtohen edhe për presionin e lartë të gjakut. Edhe pse ilaçet ulin në mënyrë të efektshme presionin e gjakut, disa mund të kenë efekte anësore. Ekspertët mendojnë se modifikimet e stilit të jetës, si për shembull humbja e peshës, mund të ndihmojnë. Sidoqoftë, ata nuk rekomandojnë të hiqni dorë nga ilaçet gjatë përpjekjes për të humbur peshë. Studiuesit në Universitetet e Glasgow dhe Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan se…
Inteligjenca lind me njeriun, por edhe fitohet gjatë jetës, eksperiencave të reja. Por tashmë, studiuesit kanë dalë në përfundimin se përcaktues i inteligjencës së njeriut është edhe astrologjia. Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901. Dashi është i pavarur, Akrepi është besnik dhe Virgjëreshat janë të organizuara. Binjakët kanë treguar të jenë shenja më e zgjuar e…
Familjarët e të burgosurve të arratisur janë bërë gjithashtu objektiv i ushtrisë me rreth dhjetë arrestime të raportuara deri tani. Gjuajtësit izraelitë goditën në zonën Khan Younis në jug të Gaza duke shkaktuar zjarr e dëme në banesat pranë, por jo të plagosur. Izraeli tha se sulmet ishin në kundërpërgjigje të lëshimit të tullumbacëve nga Gaza drejt qytezave kufitare izraelite që kishin shkaktuar zjarre në fusha. Dje forcat izraelite ndaluan gjithashtu të paktën shtatë të afërm të disa prej të burgosurve palestinezë që u arratisën nga burg izraelit në fillim të javës, njoftojne autoritetet palestineze. Mediat palestineze publikuan pamje të…
Shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në një prej zyrave të aplikimit në Tiranë për t’u njohur me këtë proces që vjen në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve të Gjendjes Civile. Ministri tha se përmes dokumentit të ri me të dhëna biometrike, shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”. “Besoj se rreth 20…
Kapiteni i një peshkarexhe është mbytur ditën e sotme në ujërat e Durrësit, pasi është hedhur nga anija në ujë, konfirmoi policia. “Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë”, bënë me dije burime zyrtare. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, shtuan të njëjtat burime. Ndërkohë, grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Teksa disa furra kanë rritur çmimin e bukës me 100 lekë të vjetra, Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar tregtarët e miellit. Në një reagim për mediat, Autoriteti sqaron se në 2020-ën ka konstatuar çmime të paracaktuara. Bëhet fjalë për Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA si dhe Atlas Mills SHPK, të cilave Autoriteti i Konkurrencës i detyroi që mos të përcaktonin çmimet. Ndërkohë, mësohet se gjatë periudhës korrik 2020-korrik 2021 subjektet kanë qenë në monitorim. Ndër të tjera bëhet e ditur se Autoriteti i Konkurrencës do të dalë me vendim për monitorimin.
Nëse gërhisni shumë gjatë fjetjes, ju mund të ndiheni të lehtësuar, por praktikisht ja bëni jetën ferr personave të tjerë me të cilin flini në shtrat ose familjarëve me të cilët ndani të njëjtën hapësirë banimi. Gërhitja zakonisht prek njerëzit që janë mbipeshë, të stresuar, që kanë pirë shumë alkool ose që kanë të bllokuara rrugët e frymëmarrjes. Thuhet shpesh se ka dy lloje të gërhitjes: sociale dhe mjekësore. Gërhitja sociale nuk konsiderohet menjëherë e rrezikshme, ndërsa gërhitja mjekësore duhet të kontrollohet. Ndonjëherë gërhitja është vetëm një çështje e të pasurit një mukus të vogël në hundë ose në fyt.…
Partia Demokratike rikthehet këtë të premte në Kuvend pas 30 muajsh mungese. Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysëm, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë intitucioneve parlamentare. Përgjatë kësaj kohe që opozita ishte jashtë intitucioneve, ajo ndërmori akte si protestat dhe moshyrje në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Rama. Skenari i PD-së për të lënë parlamentin nuk u realizua, pasi disa deputetë të opozitës nuk i dogjën mandatet, si Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, por nga ana tjetër,…
Nga Avi Loeb Në librin e tij “Fundi i fëmijërisë”, Artur Klark tregon historinë e një pushtimi paqësor alien të Tokës, që ndodh në kurriz të identitetit dhe kulturës unike të njerëzimit. Një raport për Kongresin Amerikan nga Pentagoni dhe agjenci të ndryshme të inteligjencës, rreth shikimit të objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) nga personeli i ushtrisë, është planifikuar të publikohet së shpejti. Raporti thuhet se arrin në përfundimin, se disa nga UFO-të janë vërtet objekte reale, por natyra e të cilave nuk mund të vlerësohet dot më një lloj besueshmërie. Më shumë gjasa, objektet e raportuara kanë shpjegime të…
Formati i suksesshëm Big Brother po tërheq shumë vëmendje këto kohë. Rikthimi i tij u përfol shumë dhe duket se ky format i ka munguar ekranit dhe teleshikuesve. E veçanta sigurisht është se këtë herë do shohim VIP-at që me siguri i ndjekim në Instagram, 24 orë në 7 ditë të javës. Aludimet mbi emra personazhesh nuk kanë fund, por asnjë nuk është konfirmuar deri tani dhe mesa duket kemi shumë për të zbuluar. Gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë. “Big Brother Vip do…
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli është shprehur se sulmi ndaj Sali Berishës është i orkestruar nga Basha dhe Rama. Ai theksoi në studion e “Noë” se ka një “flirt” mes kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për ta menaxhuar këtë situatë. “Ndjej flirt mes Bashës dhe Ramës në të gjithë menaxhimin e kësaj situate, jo për bashkëpunim në qeverisje, por për menaxhimin e kësaj situate (referuar çështjes Berisha). Unë kam ndjesi. Po të kisha prova do të thosha provat. Shenjat nuk më duken aksidente në politike”, tha ai. Gjithsesi, z. Kadilli u shpreh se Lulzim Basha u bë…