Author: tirana

Altin Ismajlfufi është lënë në burg nga Gjykata e Tropojës katër ditë pas vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn. Ismajlfufi, me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.

Read More

Një stuhi tepër e fortë diellore, e cila ndodh vetëm një herë në 100 vjet po afrohet dhe mund të ketë një impakt shkatërrues mbi teknologjitë e ndryshme në Tokë. Një studim i ri paralajmëron se superstuhia nga ylli i sistemit tonë diellore, mund ta zhysë botën në një “apokalips” të internetit. Fusha magnetike e planetit i mbron banorët e tij nga erërat diellore duke i devijuar ato drejt poleve e duke krijuar aurorat e magjishme boreale. Por një herë në 80 apo 100 vjet, për shkak të ciklit natyror të Diellit, këto erëra të mbushura me grimca me ngarkesë…

Read More

Policia rrugore vijon me kontrollet intensive për të eivdentuar dhe ndëshkuar shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tej normave apo kryejnë parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës gjatë dy muajve të fundit policia ka konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h. Si rezultat i kontrolleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 110 shoferë. Njoftimi i plotë i Policisë: Kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për…

Read More

Edhe pse nuk e shohim shpesh në rrjetet sociale, Mozzik nuk harron kurrë që ta urojë të ëmën sa herë është një datë e rëndësishme. Në fakt, sot është më e rëndësishmja pasi nëna e tij feston ditëlindjen dhe reperi s’ka ngurruar që ta shfaqë edhe njëherë publikisht gjithë dashurinë që ka për të. Ai ka ndarë në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij, të cilës i drejtohet me një shkrim mjaft të ndjerë, ku dhe ia ka dedikuar që të gjithë suksesin e madh. “Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite…

Read More

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, shkruan se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës. Këto grupe thotë Lega operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Në fund shton se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar. “Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive.…

Read More

Prej ditësh në media perflitet për një lidhje të re të Jasminës, të cilën ajo e bëri vetë publike. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur. Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë. Së fundmi,…

Read More

Federico Chiesa dhe Stefano Sensi nuk do të jenë në dispozicion të Roberto Mancinit për ndeshjen Itali-Lituani, që do të nisë në orën 20:45, për shkak të problemeve fizike. Të dy lojtarët nuk u përfshinë në listë dhe “braktisën” grumbullimin e “të kaltërve” për t’u kthyer në klubet respektive. Jashtë listës prej 23 futbollistësh mbeten gjithashtu edhe Nicolò Zaniolo dhe Emerson Palmieri, të cilët do të shkojnë në tribunë. Më herët kishin lënë grupin Verratti, Pellegrini, Immobile dhe Insigne. Këta janë lojtarët në dispozicion të Mancinit për Lituaninë: Portierë: Donnarumma, Sirigu, Gollini. Mbrojtës: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Kalabria, Chiellini, Di Lorenzo, Florenzi,…

Read More

Një peshkop spanjoll i njohur si ultra-konservator dhe ‘ekzorcist’ është larguar nga besimi për të qenë pranë të dashurës së tij të re, autore e divorcuar romanesh erotike satanike, shkruante në një prej titujve britanikja Daily Mail. 52 vjeçari Xavier Novell, njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”. Dhe mediat vendase zbuluan se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte dashuria për Silvia Caballol, nënë e divorcuar e dy fëmijëve. Novell raportohej se “kishte rënë në dashuri” dhe dëshironte të bënte “gjënë e duhur”. 38 vjeçarja Caballol, është…

Read More

Prej disa kohësh po qarkullojnë në rrjet foto të ish-Miss-it shqiptar, Cindy Marinës me të birin e ish-kryeparlamentares së vendit, Jozefina Topallit. “Panorama Plus” publikoi imazhe ku Genar Topalli shihej në një restorant në Vlorë së bashku me një bjonde. Që nga momenti i publikimit të këtyre fotove u fol lart e poshtë se ata kanë nisur një marrëdhënie dashurie duke qenë se i bashkon edhe qyteti i lindjes, Shkodra. Së fundmi, Cindy Marina ka qenë e ftuar në “ABC e mëngjesit” ku ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve. E pyetur në lidhje me këto zëra, ajo…

Read More

Dashi Do të kënaqeni shumë këtë javë nëse çliroheni nga pengesat që ju kanë mbajtur peng. Flisni dhe veproni si ta ndjeni. Mos u shqetësoni që disa njerëz mund të mos impresionohen. Demi Përpiquni që të mos lejoni që ndryshimi në opinione të degjenerojë në zënkë. Përdorni sharmin tuaj dhe fjalë të zgjedhura për të zbutur ndjenjat e këqija që mund të ngrihen. Qetësia dhe paqja janë ato të cilat duhet të synoni. Binjakët Bëni kujdes çfarë fjalësh nxirrni nga goja nesër pasi partnerët dhe të dashurit tuaj janë në periudha të ndjeshme. Nëse fjalët tuaja tingëllojnë ashpër, ata mund…

Read More

Më 10 shtator do të hapet legjislatura e re parlamentare. Sipas të dhënave të përpunuara nga Institutit të Studimeve Politike (ISP) për herë të parë kemi një parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tretë radhazi. Pas 1997 dhe 2017 është hera e tretë që PS qeveris e vetme, pa pasur nevojë për aleatë politikë. Mazhoranca aktuale ka të njëjtin numër mandatesh si më 2017, me dallimin se që në fillim ka mbështetjen edhe të 3 mandateve të PSD, duke pasur de facto 77 deputetë, 6 më shumë sesa mazhoranca e nevojshme për krijimin e qeverisë. Në këtë…

Read More

Ideja që ushtrimet dhe gjumi janë të lidhura me njëra-tjetrën mund të mos jenë një lajm “tronditës” për ju. Stërvitja, siç të gjithë e dini i shërben shëndetit. Mirëpo, ecja dhe ushtrimet, mund t’ju ndihmojnë edhe të bëni një gjumë të thellë. Ajo çfarë duhet të bëni gjatë ditës: është një shëtitje e shpejtë në lagjen tuaj, ose në park, mjafton që ta bëni. Sipas studimeve të ndryshme, edhe një rritje e vogël e hapave që bëni çdo ditë-provoni shkallët, zbrisni nga autobusi një stacion para destinacionit ose thjesht zgjidhni që çdo ditë të bëni 30 minuta ecje, pasi kjo…

Read More