Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku këmbëngul se politikat e qeverisë Rama po sjellin zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri. Tabaku thotë se kjo shtresë taksohet më shumë nga çdo tjetër dhe nuk ka mundësi për t’u rritur ekonomikisht. Më tej ajo thotë se kjo situatë e keqe do të rritet pasi vendi po përballet me inflacion të importuar nga kriza e pandemisë dhe qeveria s’ka më asnjë plan për ta përballuar. Sipas saj, zgjidhja është ndryshimi i politikës fiskale ku biznesi të jetë në fokus të sistemit tatimorm por që për Tabakun nuk mund ta bëjë qeveria…
Author: tirana
Babai i këngëtares së famshme Britney Spears, Jamie, ka paraqitur një kërkesë të papritur në Gjykatë. Ai i lutet Gjykatës që të shqyrtojë edhe njëherë kërkesën e vajzës së tij për heqjen e kujdestarisë. Me këtë lëvizje që i ka habitur të gjithë, Jamie Spears, i cili është ruajtësi i pasurisë së vajzës së tij, shprehet se është e drejta e Britney-t që kjo Gjykatë tani të verifikojë seriozisht nëse kjo kujdestari nuk vlen më. “Rrethanat e Britney Spears kanë ndryshuar në atë masë sa që mund të mos jetë as nevoja për një kujdestari të tillë”, shkruan ai, i…
Opinionisti i ‘Përputhen’ Arjan Konomi është rikthyer në ekranin televiziv me një pamje të re. As Konomi nuk i ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike, që tashmë me siguri i merr falas në sajë të reklamave të vazhdueshme që bëhen në emision, por edhe në vetë rrjetet e tij sociale. Konomi ngjante 10 vite më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime. I ka mbjellë? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve? Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e…
Ish-zëvendësministri I Infrastrukturës në Kosovë, Rexhep Kadriu, ka humbur nipin e tij Eronit Sermaxhaj. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Kadriu me anë të një postimi në Facebook. Ai ka prekur me postimin e tij, duke shtuar se pas katër vitesh luftë me një sëmundje të rëndë, Sermaxhaj nuk ja doli të mbijetonte. Postimi i Plotë: A bre nipi jem ma i miri Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri, Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen, Nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroj jetë. Shpirti…
Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër, ku u raportua për dy vëllezër që kishin mbetur të plagosur. Rezulton se autori Xhevahir Fikaj ka blerë një tokë një personi dhe e ka me dokumenta, raporton BW. Ndërkohë vëllezërit Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt. Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta e pistoletë ku të dëmtuar dolën vëllezërit Lad e Ilir Gruda.
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri. Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind. Në studimin e siguruar nga Zëri i Amerikës thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind. Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit…
Duke filluar nga viti 2012, grupet shqipfolëse të trafikut të kokainës kanë zhvilluar ndikim shumë të madh në portet kryesore si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë dhe gjithashtu ishin të angazhuar në shpërndarje në Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe Australi. Ky është përfundimi që ka arritur EUROPOL në një raport prej 27 faqesh të publikuar së fundmi. Sipas Europol, në periudhën 2018 – 2020 shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të personave të arrestuar në Europë në aksione ku është kapur kokainë. Të dytët vijnë shtetas nga Brazili dhe më pas kolumbianët. “Që nga…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Maqedoninë e Veriut në ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka vlerësuar punën e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë punuar me përkushtim për të drejtat e shqiptarëve atje. “Gëzuar Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut. Statusi i ngritur i shqiptarëve sot nuk do qe i mundur pa betejën e burrave si Ali Ahmeti e punën e përditshme të vëllezërve tanë si @ArtanGrubi me shokë! Mirënjohje për mikpritjen dhe vëllazërinë, bashkë jemi më të fortë! ”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa publikon disa foto…
Modelja e njohur greke, Afroditi Barba, e cila u arrestua në datën 23 gusht për trafik kokaine, pasi policia i gjeti 35 pako me kokainë në makinën e saj ‘Range Rover’, ka dalë me një deklaratë të papritur. 31-vjeçarja pretendon se është e pafajshme, duke shtuar se pas kësaj qëndron ish-partneri i saj, sheiku arab Rashid Satz. Ky i fundit dhe modelja janë martuar në vitin 2016 dhe një vit më vonë ka ardhur divorci i tyre. “Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite.…
Shtetet e Bashkuara ka shprehur shqetësimin, pasi talebanët e prezantuan ditën e djeshme qeverinë e re të përbërë vetëm nga burrat dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane. Kabineti i qeverisë së përkohshme udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në një listë të zezë të Kombeve të Bashkuara. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, është i kërkuar nga FBI-ja. Përmes një deklarate të publikuar të martën, Departamenti i Shtetit tha: “Vërejmë se lista e publikuar e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose njerëz të afërt me ta dhe nuk ka…
Plagosja në Shkodër mësohet të ketë ndodhur përgjatë një konflikti fizik për motive pronësie. Fillimisht ka qenë 34-vjeçari Lad Gruda që është konfliktuar me Xh.F, dhe ky i fundit e ka goditur me sende të forta. Më pas autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e Lad Grudës, Ilir Grudën. Vëllezërit e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës. NJOFTIMI NGA POLICIA Shkodër/informacion paraprak Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç. Konflikti është…
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së martës një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë. Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit. Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të…