Author: tirana

Ka nisur dita e dytë e sezonit të ri të “Për’puthen” ku edhe sot po prezantohen konkurrentët e rinj djem. Deri me tani pjesë e programit janë bërë: Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security. Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani. Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni…

Read More

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë. Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas agjencive imobiliare, me një rritje prej 70% në krahasim me vitin referencë 2005. Ndër të tjera ecuria e çmimeve të apartamenteve ndryshon sipas zonave kryesore, brenda unazës së vogël, jashtë unazës së vogël dhe në ish-Bllok. Në fund të tremujorit të dytë 2021, një apartament brenda unazës kushton mesatarisht 1,173 euro/metër katror,…

Read More

Një vajzë e re nga Kosova ka marrë komente fyese e kërcënuese për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale. E reja kishte shpërndarë një video me një këngë në gjuhen serbe dhe duket se zanafilla e kërcënimeve nisi këtu. Përmes një video në rrjetet sociale, vajza e cila jeton në Zvicër ka thënë se nuk mund të durojë më këtë presion dhe kërcënimet që merr në adresë të saj. “Më erdhën shumë komente, shumë shkrime, shkrime si ku je po vina me të mbyt, kena me të pre, tradhtare e kombit. Kom duru boll ama nëse vinë…

Read More

Në Shqipëri rastet e reja me koronavirus shënuan për të 11 javë radhazi, një tjetër rritje të ndjeshme. Viktimat u rritën gjithashtu, sikundër dhe numri i pacientëve në spitale, përfshirë personat në gjendje të rëndë. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total, gjatë javës së fundit 31 gusht-6 shtator u rregjistruan 6166 të infektuar rishtazi, me një rritje prej 11.8 përqind, krahasuar me javën pararendëse, ose mbi 600 të prekur më shumë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej fundit të muajit shkurt, kur pandemia kishte dhënë shenjat e rënies, pas pikut që…

Read More

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve. “Vëmendje…

Read More

Mërgimja, është një vajzë shqiptare që është transferuar në SHBA, pas një njohje dy vjeçare me një djalë, i cili jetonte atje. Në një lidhje direkte në Shqipëria Live, Mërgimja tha se duke qenë se lidhja ishte në distancë i ata përgjatë këtyre dy viteve në total vetëm dy muaj kanë qenë sëbashku dhe gjatë kësaj kohe ai ishte njeriu më perfekt i mundshëm. Por gjërat ndryshuan për vajzën e re që shkoi në Amerikë për të bashkëjetuar me partnerin e saj. Ajo tha se tre ditë pas martesës është dhunuar prej tij. “Tre ditë pasi shkova në SHBA dhe…

Read More

Mund të jetë e vështirë të dëgjoni britmat e foshnjeve tuaja, por një studim i ri sugjeron se ta lini fëmijën të qajë vetëm mund të jetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa tingëllon. 1. Nuk ka efekte negative Një studim i kryer nga The Journal of Child Psychology and Psychiatry zbuloi se lënia e foshnjave duke qarë nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte të sjelljes në zhvillimin e foshnjave. Për më tepër, kjo nuk e përkeqësoi lidhjen e nënës me foshnjën në asnjë mënyrë. 2. Ata flenë më mirë Një studim zbuloi se…

Read More

Që prej lindjes së vajzës, Galës, Eliona Pitarka i ka lënë mënjanë intervistat e daljet televizive. Megjithatë, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston shpesh foto të vogëlushes, por jo bashkëshortin. Kjo ka qenë një nga pyetjet që i bëhet më shpesh aktores në rrjetet sociale. Së fundmi, në ABC Neës, Eliona tregoi arsyen. “Ai e urren qendrën e vëmendjes. Ka një karizëm, është shumë social, i ka të gjitha këto, por qendrën e ëvëmendjes e ka siklet”, tha ajo. “Përgjithmonë po”, Eliona Pitarka merr propozimin për martesë nga i dashuri Madje shtoi se partneri nuk ka…

Read More

Vëllai i Agimit, Skënderi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aleksandra thanë për emisionin ’Pa Gjurmë’ se Agim dhe Xhevrie Binçen kishin mbërritur në Shqipëri në gusht të vitit 2018 për të kaluar disa muaj pushime në vendlindje, si dhe për të takuar të afërmit e tyre në Tiranë. Të pajisur me dokumenta të rregullta, ata jetonin prej 20 vitesh në Lion të Francës dhe nuk kishin fëmijë. Çifti qëndroi në Shqipëri deri në fillim të tetorit të po atij viti, kohë në të cilën ata do të ktheheshin sërish në Francë. Skënderi thotë se me të vëllanë u ndanë…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua këtë të martë me Etilda Gjonajn, e cila nuk do të jetë më ministre Drejtësie. Kim vlerësoi gjatë takimit se Gjonaj ka dhënë një kontribut të veçantë për reformën në drejtësi. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, shtoi Yuri Kim, nuk do të mungojë. “U takova me Etilda Gjonaj për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila…

Read More

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës. Uria dhe etja Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët. Shpesh, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë. Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve. Uji mposht…

Read More

Kur duhen vetëm pakditë nga nisja e sezonit të ri parlamentar ende nuk ka një njoftim se kur Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e re, nga e cila pritet një qëndrime dhe për marrëdhënien që Basha dhe ekipi i tij do të mbajnë me ish-liderin historik të shpallur non grata nga SHBA. Burime nga strukturat drejtuese të PD i thanë A2 CNN se mbledhja po shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore të njerëzve të afërt të kryetarit. Basha po qëndron gjithnjë e më shumë pranë të atit, që po kalon momente të vështira me shëndetin, pohuan burimet. Përtej këtyre…

Read More