Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh,…

Read More

Reperi i njohur, Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si “The mike” është dënuar me 1 vjet dhe 4 muaj burg për akuzën se në vitin 2012 kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin., apo siç njihet me emrin Duda. Shpallja e aktgjykimit është bërë ditën e sotme nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi, raportojnë mediat e Kosovës. I akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i kësaj çështje. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës,…

Read More

Sekretari dixhital i PS-së, Etien Xhafaj ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste. Ai tha se rotacioni te sekretariati do të shërbejë për t’i dhënë një frymë të partisë edhe në komunikimin me qytetarët, pasi sipas tij sot PS është si ai motori që ndizet kur afrohet pranë zgjedhjeve. Xhafaj u shpreh se PS duhet dhe do të shndërrohet në një parti që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të ketë një ide shumë të qartë se çfarë është, çfarë po bën dhe ku po shkon. “Takimi sot dhe mesazhi që Rama dha në Asamble tregon…

Read More

Shpeshherë figurat publike vendosen në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave pasi veshin të njëjtën veshje, duke u komentuar se kush e vesh i/e para apo kujt i shkon më shumë. Duke qenë se mund të vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë “xingjeve” që personazhet e njohur bëjnë në veshjet e tyre. Së fundmi Morena Taraku dhe Arbenita Ismajli kanë veshur të njëjtin fustan. Interesant është fakti që dy bukuroshet i kanë postuar fotot në rrjetet sociale pikërisht ditën e sotme me pak orë diferencë. Bëhet fjalë për një fustan…

Read More

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në emision, ajo nuk i pati të pakta debatet, jo vetëm me konkurrentët por edhe me opinionistin Arjan Konomi. Madje, Sindi u shpreh asokohe se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe që në fund doli “e papërputhur” me asnjërin prej tyre. Mirëpo, hatërmbetjet vazhdokan edhe pas “Për’puthen”. Sindi ka postuar sot një Instastory, që duket si thumb për pamjen e re të Arjan Konomit në nisjen e sezonit të ri. Flokët e Arjanit dukeshin paksa…

Read More

Talibanët kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të martën. Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm. Sipas Aljazeera udhëheqësi i qeverisë së re ka qenë shefi i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve ‘Rehbari Shura’.

Read More

Ditën e sotme, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia elektrike. OSHE bën me dije se energjia do të ndërpritet pjesërisht nga ora 09:00-15:00 në Rrugën e Elbasanit, Rrugën Kol Marubi, Rrugën e Luleve etj. Njoftimi i plotë i OSHEE: Në vazhdim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet, nesër, datë 8 shtator do të kryhen punime në disa kabina dhe fidera. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat që preken nga këto punime: 09:30-14:00 Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, (Shtëpia e Fëmijës ‘’Zyber Hallulli’’), 09:00-15:00 Pjesërisht: Rruga…

Read More

Që një vit punon me ndërrime 12-orëshe, kujdeset për gati 20 pacientë me COVID-19 dhe e pranon se e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë në mënyrën e duhur. Mungesa e stafit shëndetësor po vazhdon të paraqesë probleme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus. Një infermiere (identiteti i të cilës është i njohur për redaksinë), më 6 shtator rrëfeu për punën e saj në pikun e pandemisë. “Lodhje jashtëzakonisht e madhe. Të jesh motër që kujdesesh për 20 pacientë, kjo është diçka e tepërt. Të japësh terapi, të…

Read More

Alban Ramosaj fitoi edicionin e 22-të “Këngës Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”. Kjo baladë arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit. Megjithatë, Albani duket se tani i ka vendosur vetes një tjetër qëllim: Eurovizionin! Në një Instastory, ai ka treguar se nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes tek Festivali i Këngës. “Ka ca kohë që po më ngacmoni me këtë ide…dhe mua më pëlqejnë ngacmimet”, shkruan ndër të tjerash këngëtari.

Read More

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga tre persona, konkretisht pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë. “U arrestuan në flagrancë shtetasit: M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen…

Read More

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Fjorela Peto, së fundmi është vendosur në qendër të vëmendjes pasi u raportua se është në pritje të ëmbël. Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i saj e cila na habiti të gjithve. Ndryshe nga sa thuhet, Fjorela ka mohuar të jetë shtatzënë. Në një status në Instastory ajo shkruan i falenderon të gjithë për urimet, por shkruan se nuk është shtatzënë. “Falemimderit shumë për urimet por do i preferoja nëse do isha vërtetë. Media ju lutem e di që doni të hani bukë dhe ju të mbijetoni se kanë ardhur kohë të…

Read More