Një video për TikTok vendos në lëvizje Policinë e Korçës. Në videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet një qytetar i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër. Kjo skenë ka alarmuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë. Qytetari në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe ka dëshmuar saktësisht se “E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”.
Author: tirana
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për ecurinë e vaksinimit deri më tani në vendin tonë dhe trendin e viktimave e të infektimeve nga COVID-19 e variantet e saj. Tomini theksoi se vaksinimi duhet të kryhet nga të gjithë popullsia, sidomos nga grupmoshat e riskut. Ajo nënvizoi se bërja e vaksinës, do të thotë që do të ketë më pak shtrime në spitale e viktima nga virusi. Sakaq, Tomini tregoi se varianti Mu ende nuk ka hyrë në Shqipëri, por sipas saj, varianti me më shumë ndikim deri më tani është ai Delta, që aktualisht ndodhet në vend. Sa…
Ky është momenti kur dhjetëra emigrantë të paligjshëm kanë dalë nga një furgon në mes të rrugës në Pogradec. Siç shihet një efektiv policie, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin, por pa sukses. Në një moment, polici shihet teksa nxjerr pistoletën, por e rifut në këllëf, pasi shihet se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë. Nuk ka informacion se nga cili shtet ishin këta emigrantë klandestinë, por ditët e fundit janë parë shumë të tillë, ndërsa policia ka kryer disa aksione të arrestimit të shoferëve që marrin përsipër transportimin e tyre. View…
Në Mal të Zi vazhdojnë tensionet pas shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje ndërkohë për zbutjen e tensioneve. Hyrja e Sali Berishës në Parlament, Bujar Nishani tregon a ndikon kjo gjë në marrëdhëniet PD-SHBA: Basha të flasë publikisht për këtë çështje! Interesi i tij dhe i Ramës është që… Ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, metropolitit Joanikije në Cetinje në Mal të Zi, e cila u shoqërua me trazira të shumta nxorri në pah edhe njëherë ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë malazeze ndërmjet përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe…
Vendimi për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në Itali po sjell edhe largime nga puna. Pas 17 vitesh mësimdhënieje, Françeska Del Santo ka vendosur të japë dorëheqjen. Mësuesja nga Pordenone ka hequr dorë nga katedra e saj e biologjisë në Ipsia Della Valentina. “Unë jap dorëheqjen sepse nuk dua certifikatën e shëndetit – shpjegon ajo për Messaggero Veneto. – Konsistenca është një virtyt dhe unë do të gjej një punë tjetër në moshën 46-vjeçare. Vaksina kundër Covid nuk mund të imponohet”. Del Santo apelon «për të drejtat e Kushtetutës dhe për shëndetin. Unë nuk lundroj në ar dhe nuk kam…
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajoi sot klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për anëtarësim në BE. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Soreca tha se “mezi pret të bashkëpunojë me ekipet e reja, si atë qeverisës të Kryeministrit Rama, ashtu edhe atë të opozitës, të sapozgjedhura të Partisë Demokratike”. “Sezoni i ri politik shënon rikthimin në jetën parlamentare të opozitës dhe mendoj se ky është një ogur i mirë për demokracinë shqiptare. Parlamenti do të përbëhet kryesisht nga dy blloqe, të cilat do të duhet të punojnë së bashku…
Javën e kaluar, ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani konfirmoi në Instagram romancën e re me ish-miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj. Ai zgjodhi ta uronte publikisht partneren për ditëlindjen e saj, përmes një fotoje duke e puthur në rrjetet sociale. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, Arbri zbuloi disa detaje të tjera. I pyetur rreth mënyrës si janë njohur bashkë, ai tregoi se i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashktëa që frekuentonin. “Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për…
Një jetë e mbushur plot sakrifica, ku pas lë tokën në të cilën u rritën. Kjo është familja Limanaqi e cila prej vitesh jeton mes ankthit dhe vuajtjes shpirtore gjë e cila ka sjell një konflikt mes motrash, ku protagonist janë të dy bashkëshortët e tyre. Në studion e emisionit me ‘Me zemër të hapur’ nga Evis Ahmeti, Moza rrëfen jetën në emigracion, por mes të tjerash problematikat që e kanë shoqëruar prej 10-vitesh. Aktualisht sot ajo është në konflikt të hapur me njërën prej motrave, pasi pretendon se bashkëshorti i saj ka marrë një shumë të konsiderueshme parash në…
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ngarkesën me kokainë të kapur në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve, janë sekuestruar 8 pako me kokainë të kapura në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferikë. Dyshohet se ngarkesa është rreth 10 kg ndërsa operacioni në Portin e Durrësit vijon nën drejtimin e SPAK. NJOFTIMI NGA POLICIA Port, Durrës Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, foli për mediat një ditë para ndeshjes kundër San Marinos e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Pavarësisht se Shqipëria është favorit në letër, Reja i ka kujtuar të besuarve të tij që të bëjnë kundes pasi kundërshtari është shumë i rrezikshëm. “Nuk më intereson loja e bukur, ndaj San Marinos dua 3 pikët. Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet…
Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me 5 vite burg një burrë, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave anti-COVID. Le Van Tri, 28-vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme” në një gjyq, që u zhvillua të hënën. Kujtojmë se Vietnami ka qenë një nga vendet që e ka menaxhuar me sukses pandeminë. Ajo kishte infektime dhe vdekje të pakta. Por në fund të muajit prill, infektimet pësuan rritje dhe autoritetet u detyruan të merrnin masa të ashpra ndaj qytetarëve të pabindur. “Tung u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh… dhe shkeli rregullat e…
Videoja e vajzave të cilat kërcyen në mes të rrugës së Astirit ka bërë xhiron e rrjetit këto ditë, por ende nuk është me dije arsyeja e vërtetë e kësaj videoje e cila ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja. Për herë të parë në emisionin “Vizioni i Pasdites” kanë qenë të ftuara vet protagonistet, për të sqaruar njëherë e mirë se për çfarë bëhej fjalë dhe si procedoi çështja. Këngëtarja Kenna u shpreh se videoja e xhiruar në mes të rrugës së Astirit ishte për coming soon të këngës së saj më të re. Ndërsa regjisorja Klaudia Senaj…