Policia ka bërë bilancin e orëve të fundit pas kontrolleve në akset e vendit. Sipas policisë, 72 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë arrestuar në flagrancë 34 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu, policia bën të ditur se janë pezulluar 209 leje drejtimi, ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 7101 drejtues mjetesh, për…
Author: tirana
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për ecurinë e vaksinimit deri më tani ,rritjen e numrit të viktimave dhe infektimeve nga COVID-19 dhe variantet e saj. E ftuar në “News 24”, Tomini u shpreh se bërja e vaksinës do të thotë që do të ketë më pak shtrime në spitale e viktima nga virusi. “Është ndjerë trend më i lartë i aplikimit të vaksinave. Sigurisht impakti dhe mbledhja pas frekuentimit të verës pa limite, bëri që popullata të ketë trend në rritje dhe interes sa i përket vaksinimit. Janë deri në 14 mijë aplikime në ditë. Ndërgjegjësim për vaksinim…
“The Voice Australia”, kompeticioni muzikor, ku pjesë e jurisë ishte edhe artistja shqiptare, Rita Ora, është renditur ndër emisionet më të ndjekura në Australi që ka tërhequr miliona shikues. Tani që sezoni i fundit i programit ka përfunduar, anëtarët e jurisë, Jessica Mauboy dhe Sebastian kanë firmosur sërish kontratë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm, por organizatorët po punojnë për të rimarrë dhe Ritën. Sipas mediave të huaja, asaj i është ofruar një shumë marramendëse për të qenë pjesë e tij. “Asaj i është ofruar deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është…
E keni vërë re sa herë që bëni rrugë të gjata në stinën e verës, ju enjten këmbët dhe duart? Kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta dhe të gravitetit të fuqishëm. Për shkak të nxehtësisë, enët e gjakut zgjerohen dhe për pasojë, gjaku shkon deri në zemër. Për këtë arsye, duhet të merrni masa që t’i mbroni këmbët nga presioni i mëtejshëm dhe lëndimet gjatë stinës së nxehtë. Një formë shumë e mirë për të reduktuar enjtjen e këmbëve është konsumi i sa më shumë lëngjeve, sidomos ujë dhe çaj. Gjithashtu, duhet të konsumoni ushqime të pasura me…
Prokuroria e Athinës ka vendosur që djali i mitur i 31-vjeçares shqiptare, Anisa që u vra nga bashkëshorti i saj, Florand Shehu. Sipas mediave greke, djali i mitur i çiftit do të shkojë për të jetuar me gjyshërit nga ana e mamasë, të cilët kanë fituar kujdestarinë e përkohëshme. “Gjyshërit nga ana e nënës mund ta rrisin të miturin dhe ta mbështesin atë në të gjitha fazat e jetës së tij, siç kanë bërë deri më sot, të ofrojnë besim dhe do të punojnë pozitivisht për zhvillimin e tij,“-thuhet në vendim. Në fakt, që prej vrasjes së nënës së tij,…
Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Rudina Dembacaj, ka gjetur kohë së fundmi për bizneset dhe veten e saj, mirëpo i ka munguar ndjekësve në ekran. E njohur për rolet e saj si aktore humori, për disa vite me radhë Rudina e provoi veten dhe në moderim teksa ishte pjesë e RTV Ora. Si duket ajo do t’i rikthehet “dashurisë së vjetër” dhe do të jetë pjesë e një prej programeve më të njohura të humorit në vendin tonë, “Klanifornia-s”. Këtë lajm e bëri të ditur vetë producenti i emisionit, Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku prezantoi…
Një 64 vjeçar ka bërë një denoncim në policinë e Tiranës, ku pretendon se është kërcënuar. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me iniciale S.XH. ka bërë me dije se i është dëmtuar derab e banesës me një send të fortë, granatë dore e vjetër pa ndezës, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona. “Më datë 06.09.2021, shtetasi S. Xh., 64 vjeç, kallëzon se i kanë dëmtuar derën e me një send të fortë (granatë dore e vjetër pa ndezës, e cila nuk ka shpërthyer. Sherbimet e Policisë…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte t’i digjte banesën, kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit M. B. “Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, thuhet ne…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni ishte sot e ftuar në emisionin ‘Shqipëria live’, ku foli ndër të tjera edhe për ndarjen e saj nga Iliri. Pas një kohe të shkurtër pasi dolën nga ‘Përputhen +40’, Simoni zbuloi se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi. Madje në rrjetet sociale nuk munguan as thumbat në drejtim të njëri-tjetrit. Gilberta tha se “ishte një dashuri shumë e bukur dhe se kishin ndjenja shumë reale”. “Iliri donte disa gjëra, unë disa gjëra të tjera. Unë dua të krijoj familje më shpejt, u larguam shpirtërisht. Unë i dua gjërat konkrete”, tha ajo. Ndërsa…
Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-kameramani i RTP-së dhe fotografi Shaip Dubova. Njëkohësisht është edhe babai i këngëtares Shkenda Dubova. Kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova. “Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”. Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen. “Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm…
Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë ankimin e SPAK për rikthimin në qeli të mjekut Edvin Prifti. Ishte SPAK që kërkoi rikthimin në qeli të kardiokirurgut të QSUT, Edvin Prifti mirëpo u rrëzua nga Gjykata. Po ashtu, ditën e sotme është rrëzuar dhe kërkesa e Priftit për shuarjen e akuzës dhe heqjen e masës detyrim paraqitje. Seanca nisi ditën e sotme në orën 12:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga trupa e përbërë nga Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi. Prokuroria e Posaçme (SPAK) iu drejtua Gjykatës së Lartë pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvin…
Një aksident ka ndodhur në qendër të Elbasanit, pranë stadiumit. Gazetari Aldo Kozarja raporton se të lënduar kanë mbetur dy këmbësorë. Bëhet fjalë për një të mitur dhe për babain e tij të cilët kanë qenë duke ecur. E lënduar ka mbetur edhe një grua që ishte pasagjere në mjetin tip Volkswagen.