Maya publikoi këngën e parë për të birin, me të protagonist. Këngëtarja e muzikës popullore, doli për herë të parë për ta promovuar këtë projekt në ‘Ftesë në pesë’. Me shumë emocion, ajo rrëfeu se e kish pritur këtë këngë me shumë gëzim dhe frymëzimin për ta realizuar e mori nga urimet që i erdhën prej miqve dhe dashamirësve kur u bë nënë. “Më uronin me fjalët: U bëftë lis, sepse këtej nga anët tona, ky është urimi më i mirë për një fëmijë. Dhe aty më lindi ideja që kënga për Jonas të ishte me fjalën lis”, rrëfeu Maya.…
Author: tirana
Komisioni i Vetingut ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin e Kavajës Luan Lusha për 15 vitet e ardhshme nga drejtësia, pas vendimit taktik të tij për të dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vetingun. Procesi i verifikimit për Luan Lushën nisi në fund të vitit 2019. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dërgoi një raport në KPK, duke konstatuar se gjyqtari Luan Lusha kishte fshehur dhe gënjyer për pasurinë, nuk kishte burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë si dhe ishte në situatën e konfliktit të interesit. Megjithatë, Komisioni ka krye një hetim të thelluar. Në 24…
Ish-këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli deklaron se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të thyejë heshtjen sa i takon qëndrimit të tij pasi ambasadorja amerikane ka kërkuar që ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i PD të mos futet në Parlament, i shpallur ‘non grata’ nga DASH këtë verë. Duke folur në ABC, Guxholli thotë se nuk është qëndrim i lehtë, por ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve. “Basha duhet të japë qëndrimin e tij, kuptohet që nuk është e lehtë. Për momentin është e pamundur që një lider të fshihet me një goditje, pavarësisht se vjen nga SHBA. Duke qenë…
Edi Rama mundi të fitojë vetëm pjesën e parë të bastit publik, firmosur në atë që e quajti “Memorandumi Kuçit” duke fituar 74 mandate nga 78 që synonte si objektiv maksimal, në zgjedhjet e 25 Prillit. Por Edi Rama është i pakënaqur që mandatin e tretë nuk e fitoi me maksimumin e bastit të Kuçit. Pakënaqësitë ia ka shprehur pas dyerve të mbylla të PS, edhe me zë të lartë, atyre që maksimalizuan votën personale, por jo atë të PS. Ndërsa publikisht siç edhe e deklaroi në Asamblenë Kombëtare, kërkon analizë të çdo kutie votimi të 25 prillit. Paraditen e…
Nga Lutfi Dervishi Afganistani është sot vendi më i keq në botë për gratë dhe gazetarët- thotë Ghazaal, një aktiviste për të drejtat e njeriut që prej 3 javësh ndodhet në Shqipëri. Një protestë e grave dhe vajzave sot në Kabul është për ta pothuaj një lajm i pabesueshëm. “Është shumë e guximshme! Kjo mund t’iu kushtojë atyre jetën”Rikthimi i talibanëve në Afganistan sjell për vajzat dhe gratë afgane kujtime të trishta. “Unë kam qenë fëmijë dhe e mbaj mend që kur erdhën talibanët në pushtet na ndaluan të shkojmë në shkollë”.Kur talibanët morën për herë të parë pushtetin në…
Çmimi i bukës në vend, ndonëse jo në të gjitha furrat, ka pësuar një rritje me 10 lekë në ditët e fundit. Rritja me 14% ka ardhur si reaksion zinxhir që nis nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi. Importuesit thonë se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun. Ata prodhues që ende nuk i kanë rritur çmimet, paralajmërojnë që do e bëjnë në ditët në vijim. Rritja e çmimit të grurit, sipas tregtarëve, ka ardhur…
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shpërtheu në akuza ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha. Duke komentuar çështjen e Sali Berishës, nëse duhet të përjashtohet apo jo nga partia, Ristani tha se Basha nuk ka vepruar asnjëherë si lider. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai deklaroi se nga kreu i PD-së është e kotë të kërkosh zgjidhje të problemit. “Shpallja e Berishës “non grata” nga DASH, ka qenë një ngjarje shumë e rëndë jo vetëm për zotin Berisha, por edhe për Partinë Demokratike. Kjo ngjarje do të kishte dy shtylla të zgjidhjes, zgjidhjen…
Një njeri publik, i afërt me Ilir Metën, që për disa kohë ka qenë këshilltar zyrtar e tani konsiderohet sërish si i tillë, ka paralajmëruar Sali Berishën se Lulzim Basha do ta tradhtojë. Duke e krahasuar Berishën me Jezu Krishtin, Ilir Kulla e ka konsideruar Lulzim Bashën një Judë, që do ta tradhtojë mësuesin e tij. “Për të kuptuar se ç’po ndodh mes Doktorit dhe Dishepullit të tij Lulit sot, mjafton Ungjilli te Darka e Fundit. Njëri nga ju do më tradhëtojë sonte duke paralajmëruar Iskariotin. Dishepujt JO në kor së bashku me Iskariotin. Atëhere Jisui i tha ai do…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal”, ku si rezultat ka rënë në pranga një person. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia. Mykaj u kap në flagrancë në rrugën “Azem…
Një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për asamblist në Gjilan, gjendet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjala është për Tahir Dalipin. Por, pse është pjesë e kësaj liste? Dega e Vetëvendosjes në Gjilan ka pjesë edhe një person që s’ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tahir Dalipi, i cili është anëtarësuar në VV nga janari i këtij viti, është pjesë e “listës së zezë” të ShBA’së. Amerika e kishte cilësuar Dalipin, si një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor. I kontaktuar nga Express, Dalipi thotë se…
“Rave Party” është një festë ilegale që zhvillohej në Romë prej kohësh dhe ku merrnin pjesë të rinj nga e gjithë Europa. Por tashmë duket se destinacionin e radhës e kanë në Shqipëri, më konkretisht në “Gjirin e Lalëzit”. Të rinjtë kanë nisur organizimin për pjesëmarrësit, ndërkohë që gjithçka diskutohet në rrjetin social “Telegram”, i njohur për sigurinë e tij. “Takimi tjetër është në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit. Do ketë lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Në makina ishin vendosur edhe tabela me çmimet e substancave. Ketamine: 5 euro. LSD:…
Dashi Duhet ta keni qartë që nëse dorëzoheni para problemeve të vogla këtë javë, do ju duhet të dorëzoheni edhe përballë problemeve më të rëndësishme më vonë. Duhet t’i bini tavolinës dhe të refuzoni kompromiset. Demi Nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju tërheqin poshtë në nivelin e tyre. Fakti se të tjerët kanë një qëndrim negativ ndaj ngjarjeve që ju rrethojnë, nuk do të thotë që edhe ju të keni të njëjtin qëndrim. Binjakët Nëse dikush nis t’ju tregojë diçka interesante dhe më pas përpiqet të ndryshojë subjektin, kjo është një shenjë se ju duhet të zbuloni ç’po ndodh.…