Analisti Arjan Curri ka kritikuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike duke bërë një krahasim me qeverinë aktuale. Në emisionin “Open”, Curri tha se PD është një mini shtet me të njëjtat rregulla si të Ramës. Curri iu kundërpërgjigj Zekthit duke i thënë se po futet në vallen e Ramës dhe theksoi se nuk duhet të vijojnë opinionet e tipit “kryeministri ka bandat e lekët”. Curri: Qarja me obobo dhe olele se ky ka bandat dhe lekun, tani i bie që ta durojmë dhe këtë 50 vjet. Kësaj i bie të durojmë Stalinin dhe Bashën. Po futeni në lojën dhe vallen…
Author: tirana
Kanadaja ka zyrtarizuar një program kompensimi për të gjithë qytetarët që pësojnë efekte të rënda anësore nga vaksinat anti-covid. I publikuar për herë të parë në dhjetor 2020, program u lancua zyrtarisht të martën, duke lejuar kanadezët që kanë përjetuar shqetësime të rënda anësore ndaj një vaksine të miratuar kundër COVID-19 të aplikojnë në programin e kompensimit. Lajmi u bë i ditur nga Dr Theresa Tam, e cila garantoi qytetarët për mbështetje financiare në rastet me efekte të rënda anësore. Sa i përket asaj që përbën një dëmtim të rëndë ose të përhershëm, autoritetet bëjnë me dije se pacientët duhet…
Venusi kalon në Gaforre më 2 qershor dhe do të qëndrojë atje deri më datë 28. Ky udhëtim i tij sjell me vete shumë dëshira dhe mundësi për të jetuar gjëra të ëmbla, emocione të lira dhe shumë ndjenjë (tek Gaforrja dihet që zemra ka gjithmonë të drejtë). Venusi gjithashtu do ta bëjë çdo gjë më të zbutur, duke u dhënë shenjave zodiakale një ndjesi verore, plot ngjyra, shije të reja, pra çdo gjë do të jetë më e lehtë. Mes shenjave që do të favorizohen nga look-u i ri venusian janë Gaforrja, Demi, Virgjëresha dhe Peshqit, të cilat do…
Analisti Andi Bushati duke folur në “Open” lidhur me zgjedhjet e ardhshme në PD, foli dhe për Bashën dhe kursin e tij gjatë kësaj kohe. Ai e pranoi se Basha duhet të ikë, pasi është një lider pa kurs dhe pa një linjë të caktuar. Për Bushatin nëse sot thua diçka dhe nesër vepron ndryshe, paguan çmimin për këtë mos-qendrueshmëri politike. Andi Bushati: Njeri që s’ka kurs nuk ka se si ndryshon. Ne dhe para dhe aps zgjedhjeve nuk e dimë trajektoren e Bashës. Të gjithë e dinë që ishte masakër zgjedhore. Por duhet të flasim cili është roli i…
Një shqiptaro-amerikane është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA. Bëhet fjalë për Eva Millonën, e cila ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980 Ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden. Por kush është Eva Millona? Ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992. Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve…
Në pamundësi për të shkuar në Londër, duket se shqiptarët që kërkojnë të bëjnë para të shpejtë e kanë marrë “copy-paste” këtë praktikë dhe e kanë përshtatur në Tiranë, ndoshta edhe në qytete të tjera. Thuhet se pjesa më e kërkuar është zona e Selitës së Vjetër dhe Kopshti Botanik, por dhe Astiri. Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça, tha se është një model i ardhur nga Spanja dhe Anglia dhe nga grupi kriminale të mirë financuara. Ndërkohë OSHEE, që prej kohësh ka marrëveshje për evidentimin e rasteve të dyshimta të humbjeve në rrjet. Burime nga OSHEE thanë, se çdo fund…
Edith Harxhi, e cila garon për postin e kryetares në Partinë Demokratike është pritur sërish me debate nga demokratët. Pas sherri që pati me djalin e Sokol Olladashit, Glaukun, këtë herë, Harxhi është ‘përplasur’ me demokratët e Beratit. Mësohet se Azbi Selamaj, anëtar i strukturave të PD-së, i ka konsideruar demokratët si të vrarë. Sipas tij, ata kanë të vdekurin në mes të shtëpisë dhe në këtë kohë, PD-ka nevojë që të gjithë anëtarët, t’i ketë ‘luanë dhe luanesha’. “Në këto kushte që jemi, na kanë vrarë. Kemi të vdekurin në mes të shtëpisë. PD ka nevojë t’i ketë të…
Javët e fundit vendi është tronditur nga vrasjet që kanë ndodhur në disa qytete, ku dominon Vlora. Ekzekutimi i fundit mafioz ndodhi mbrëmë në mesnatë, ku u vra me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja. Gazetari Artan Hoxha shpjegoi disa nga arsyet përse ka kaq shumë përplasje mes bandave në Shqipëri. “Zakonisht grupet shqiptare, ato që janë fillestare, që kanë qenë të parat, u kanë dhënë punë, mall për të shitur, drogën grupeve të reja. Me kalimin e kohës grupet e reja fuqizohen, duan ta kontrollojnë ata tregun dhe detyrimisht do…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar sot nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane. Po ashtu ai ndoqi nga afër ekspozitën “Bashkimi i Dritës”të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha. Duke iu drejtuar Ambasadorit Bucci, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik dhe artistëve të pranishëm në pritjen festive, Presidenti i Republikës u shpreh: “Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik…
Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të jetë nën monitorimin e Turqisë. Kjo është një nga pikat e diskutuara në Turqi, në vizitën dy ditore që po zhvillon kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat që ka zgjedhur, një plan ky që në vitin 2015, kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri na prezantoi me nismën, Tirana si Londra. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një intervistë për Top Channel nga Ankaraja, tha se kontrolli i territorit me anë të droneve dhe ÇTV, pra kamerave të vendosura kudo, është një nga pikat që është diskutuar në Turqi.…
Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur sot për renditjen e katë kandidatëve të cilët garojnë për postin e kryetarit në Partinë Demokratike. Komisioni Zgjedhor u mblodh sot për të hedhur shortin për këtë renditje, dhe i pari në listë vjen Fatbardh Kadilli. E dyta është Edith Harxhi, i treti Agron Shehaj, ndërsa i fudnit është Lulzim Basha, i cili është edhe kryetari aktual i kësaj partie. Renditja: 1.Fatbardh Kadilli 2.Edith Harxhu 3. Agron Shehaj 4.Lulzim Basha Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në zona rezidenciale në Tiranë po kultivohet kanabis. Hoxha tha se vila të shtrenjta janë kthyer në “shtëpi” bari. “Pse u shumëfishuan ta i shtëpitë e barit. Sepse shumë shqiptarë që u morën me kultivimin kanabisit në Angli e mësuan atje dhe e sollëm këtu. Ne nuk dimin ta bënim. Ata erdhën që andej kanë sjellë teknikën, pajisjet. Kam parë raste në 2013, 2014 por tani e kanë sofistikuar. Kanë infrastrukturën dhe mjetet duhura. Nëse OSHEE nuk bashkëpunon me policinë, se kërkon shumë energji…ka informacion që në zona rezidenciale ku edhe unë nuk hyj…