Kandidatja për postin e kryetares së PD-së Edith Harxhi ishte sot në Berat për të shpalosur përpara demokratëve projektin për ringritjen e PD-së. I pranishëm në takim ishte Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës. “Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk më dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së. Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024…
Author: tirana
Lajm i trishtë për Partinë Demokratike, pasi themeluesi i degës së PD në Delvinë, Dhimo Naçi, ka ndërruar jetë ditën e sotme.Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i PD-së Delvinë, Hari Imeri, i cili shkruan se qyteti i Delvinës humbi një qytetar të ndershëm.“Dega e Partisë Demokratike Delvinë, humbi një prej themeluesve të saj, z.Dhimo Naçi. Delvina humbi një qytetar të ndershëm, bashkëshortja dhe fëmijët njeriun më të dashur. Në emër të Degës të Partisë Demokratike Delvinë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, fëmijëve dhe gjithë të afërmve të tij”, shkruan Imeri.
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Kadilli thekson se ka ndarë me ambasadoren Kim mendimin se PD është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane. Më tej, kandidati në garën e PD deklaron se gjatë takimit është nënvizuar edhe fakti se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. “Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën…
Një alarm për bombë është sinjalizuar në një avion të Air France. Avioni vinte nga Nxhamena e Çadit për në Paris. Avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe u shoqërua deri në aeroportin ‘Sharl dë Gol’ nga Forca Ajrore e Francës. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka deklaruar se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e serialit të animuar “We The People”, i cili do të jepet në Netflix. Mediat amerikanë shkruajnë se krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”. Bëhet e ditur se seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve. Janë një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë…
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë teksa zhvillonte një intervistë në një konferencë rajonale. Dendias ka deklaruar se është i lumtur që Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të parë vetëm drejt BE-së, dhe kjo sipas tij do e afrojë edhe me Greqinë. Ai thotë se Greqia nga ana tjetër nuk do të bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim, por për të gjithsesi është çështje kohe afrimi i Shqipërisë me BE. Nga ana tjetër Dendias thotë se marrëdhëniet turko-shqiptare nuk ndikojë tek ato greko-shqiptare. Ai e pranon që kryeministri Rama ka…
Pas vendimit të Agjencive Rregullatore Europiane dhe amerikane, Komiteti i Ekspertëve në vendin tonë do të diskutojë planin për vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç Pfizer do të jetë vaksina që do të aplikohet te kjo grupmoshë. “Deri tani, vetëm Pfizer ka marrë aprovimin për aplikimin te fëmijët e moshave 12-15 vjeç. Ka dhe vaksina të tjera që janë duke u studiuar, por Komiteti i Ekspertëve në vendin tonë po shqyrton dosjet në lidhje me Pfizer-in. Vaksinimi i kësaj grupmoshe është një rekomandim që po përpunohet dhe po bëhen planet se si do të zbatohet te fëmijët”, u…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe nëpërmjet tij edhe skuadrës së Teutës, me rastin e shpalljes kampione e Shqipërisë, për edicionin 2020-2021.Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për ekipin e Teutës vjen si rezultat i një pune të palodhur, pasionit dhe përkushtimit, ndërsa inkurajon skuadrën të vazhdojë të punojë me të njëjtën vendosmëri. Presidenti Infantino, në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit falënderon Presidentin e FSHF-së për kontributin që ka dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit jo…
Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Kjo u theksua në takimin e zhvilluar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Ersoy në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama dhe disa ministra po zhvillojnë në Turqi. Në një prononcim për ATSH, ministri Klosi tha se “në një vizitë zyrtare nën drejtimin e kryeministrit në Ankara patëm takim me të gjithë homologët tanë dhe pata një takim shumë të frytshëm me ministrin turk…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ditën e sotme homologun e saj amerikan Joe Biden për vaksinat që SHBA do të ndajë për Kosovën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani shkruan se ka kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 mars, që SHBA-ja të mbështesë Kosovën me vaksina. Presidentja e Kosovës shpreh mirënjohje për Presidentin, duke shkruar se ky i fundit ka qenë gjithmonë një mik i Kosovës dhe se me këtë akt Biden dhe SHBA-ja tregojnë edhe njëherë se janë aleatë historikë të Kosovës. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer disa bashkëbisedime me sipërmarrje të ekselencës turke për disa projekte në vend. Ndër projektet janë ndërtimi i fabrikës së vaksinave, Teknopark Albania, sistemi i kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë sie dhe në tërësi programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare. Prej dje Rama ndodhet në Turqi për një vizitë 2-ditore. STATUSI NGA EDI RAMA Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për: * Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik * Teknopark Albania, një…
Edhe 24 orët e fundit nuk kanë shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto orë kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 9 persona, nga 3340 testime të kryera. Sipas MSH, “Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake…