Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka dërguar sot një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Blinken e ka përgëzuar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa thekson se përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Sipas Blinken, Shqipëria është Aleate e fortë e NATO-s duke përgëzuar për përparimin drejt Betimit të Uellsit. SHBA disa javë më parë shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD-së, Sali Berishën. Urimi i Blinken: I nderuar Z. Kryeministër: Urime për ju dhe…
Author: tirana
Manastirliu shkruan se pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, bebi Enxhi, që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, ka arritur të fitojë betejën me jetën. Lajmin e mirë Manastirliu, e ka shoqëruar edhe me një foto të foshnjës, Enxhi. Shqetësohet analisti i njohur, flet për lëvizjen surprizë të Yuri Kim në Shqipëri: Kjo gjë është rreptësisht e ndaluar “Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar betejën për jetën Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit…
Pas nisjes së punimeve për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, Tirana është gati që të nisë nga puna edhe për krijimin e zonës së parë të teknologjisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bën të ditur se gjatë vizitës në Turqi janë hedhur themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë – Albania Techno Park në partneritet dhe me liderët turq të 87 zonave të ngjashme atje. “Hodhëm themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë – Albania Techno Park me nismën e Edi Ramës dhe partneritetin e liderëve të 87 zonave të ngjashme në Turqi.…
Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve, kreu i Prokurorisë, Arben Kraja, ka bërë analizën vjetore të punës në Prokurorinë e Posaçme. “Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën “arrest në burg”, nga të cilët 257 janë ekzekutuar, ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë “arrest në mungesë”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.…
Raportohen të humbur ditën e sotme dy turistë në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme. Policia ka nisur kërkimet për ta gjatë gjithë natës, deri në orën 03:00 të mëngjesit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre.
Gazetari Ferdinand Dervishi teksa po komentonte videot e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u shpreh se ajo ka probleme të mëdhaja edhe me punën e saj. “Duhet parë nëse kjo gjykatësja e Elbasanit ka apo jo probleme me punën e saj. Ne nuk kemi shumë të dhëna për të, dimë se vetëm është në hetim nga Ministria e Drejtësisë për uljen e dënimit të një kapobande. Të gjithë jemi dëshmitarë që të burgosurit e mëdhenj të drejtësisë, ia kanë hedhur burgimit përjetë dhe më pas janë liruar. E njëjta formulë është e përdorur edhe me Viktor Ymerin. Dhe kjo gjykatëse…
Për të gjithë ju që prisnit verën dhe nisjen e sezonit të plazhit bëhuni gati se koha do jetë në favorin tuaj. Meteorologët thonë se me këtë fundjavë do të përjetojmë verë të vertetë.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se e shtuna dhe e diela do të kenë mot me diell dhe vranësira të larta shtresore të cilat do të përfshijnë kryesisht Jugun e Qendrën e vendit. Në Alpe pritet shi i izoluar mesditën e së dielës. Era do të fryjë Jug- Lindje dhe Veri -Perëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3…
Shtëpia e Bardhë i shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim shprehet se SHBA do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve. “Presidenti amerikan Joe Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë…
Avokati Genc Gjokutaj ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha regjistrimet e takimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, gjatë të cilës, zyrtari, tashmë i dënuar, pretendoi se diplomatja i kishte kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Gjokutaj tha se duhet të bëhen publike regjistrimet, sepse kërkesa është bërë brenda një zyre, që ishte ajo e kryeprokurorit. “Të bëhen publike regjistrimet, sepse kërkesa është bërë brenda një zyre, që ishte ajo e kryeprokurorit. A është bërë në zyrë? Atëherë të dalin regjistrimet,”- tha Gjokutaj.
Grabitjet nga grupe adoleshentësh në rrugët e Athinës, por edhe qytete të tjera të vendit fqinj kanë alarmuar institucionet për të goditur krimin. Një student 20-vjeçar ka rrëfyer për një medie greke si u grabit nga tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se ishin me origjinë shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Studenti tregoi se si e ndoqën e dhunuan dhe e grabitën. “Ata më kërkuan euro dhe unë nuk u përgjigja. Unë ktheva kurrizin dhe vazhdova të ecja për të marrë makinën dhe ky ishte gabimi im… Pastaj dëgjova “Eja këtu! Po flas me ty!” dhe…
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Alket Hyseni ka zbuluar në ‘Real Story’ detaje nga ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vrarë një person disa ditë para zgjedhjeve. Hyseni thotë se Meta dy ditë më parë kishte bërë thirrje ‘’Gjeni patronazhistët’’. Ai shton se më pas u vra një patronazhist. Hyseni zbulon se Komisioni ka siguruar shkresa ku Presidenti Meta para zgjedhjeve kërcënonte institucionet të vepronin ndryshe pasi pas zgjedhjeve mazhoranca do të përmbyset. “Kemi shkresa, ku i kërkohet institucioneve të mbajnë qëndrim ndryshe nga ai. Një aspekt ky. I thoshte veproni tani institucioneve, se kjo mazhorancë do përmbyset, dhe ju…
Trajneri i Holandës, Frank De Bur, i ka çuditur të gjithë këtë javë në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për talentin e Tuente, Kuinsi Menig, si dhe Europianin që fillon së shpejti. Në fjalët e tij para mediave ai po shpjegonte se si lojtari 25-vjeçar mund të përshtatej në krahun e djathtë të ekipit që drejton gjatë këtij Europiani. Problemi i vetëm në fakt është se De Bur ka bërë përzgjedhjen e tij të lojtarëve dhe Menig nuk është nga ata që do të ketë me vete për turneun në fjalë. Kjo bëri që në konferencë për shtyp…