Author: tirana

Asnjë ndryshim në pankinën e Barcelonës, aty ku do vijojë të qëndrojë Roland Koeman. Siç u lajmërua dje në mediat spanjolle, presidenti Joan Laporta ka konfirmuar teknikun holandez në stol. “Roland Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm“, deklaron kreu i Barcelonës në faqen zyrtare në Twitter. 🗣 @JoanLaportaFCB: ❝ Ronald Koeman will continue to be the Barça manager next season ❞ pic.twitter.com/nLo2bvCGMo— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2021

Read More

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e dy kërkesave të Presidentit të Republikës për të shfuqizuar si antikushtetues Ligjin Special Fusha, vendimin e qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe çdo akti tjetër në vazhdim të tyre. Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese më 24 korrik të vitit 2019 dhe më 14 maj 2020 se këto ligje dhe vendime duhen shfuqizuar si antikushtetues dhe të shmangej shembja e Teatrit Kombëtar. Por tre ditë pasi presidenti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar u krye më 17 maj, nga forca të shumta policore dhe…

Read More

Mevlani ishte i ftuar mesditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli hapur për marrëdhënien e tij me Ledjanën dhe jo vetëm. Ish-konkurrenti pranoi publikisht se nuk flet më me Ledjanën dhe se vazhdojnë të mos ndiqen në Instagram. “Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, me punën e kokëfortësisë. Erdhi momenti që nuk po flisnim, nuk po takoheshim më. Vendosa ta them dhe për publikun. E kam pëlqyer atë njeri, nuk e mohoj, por kemi disa javë që nuk flasim fare, nuk ndiqemi as në Instagram”, u shpreh Mevlani teksa theksoi se mundësisë për ribashkim “nuk mund t’i japë…

Read More

Pastori Erion Sylari ka folur për viktimat e shënuara kohët e fundit, në trupat e cilëve janë gjetur shenja e figura të frikshme, në të cilat aludohet të kenë lidhje grupet datanike. Në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, Sylari tha se ekzistojnë mashtrimet e llojeve të ndryshme por edhe vetë dëshira e njerëzve për të besuar diçka ndryshe nga e zakonshmja. Sylari tha gjithashtu se edhe futja e martesave gay dhe pranimi i tyre nga pastorët është shtrëmbërim i së vërtetës, të cilën e cilëson ndryshe si rituale okulte. Pastori shtoi se ka shumë kisha sataniste në Amerikë…

Read More

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, njoftoi të mërkurën se do të nisë dy misione të reja shkencore në planetin Afërditë gjatë viteve 2028 -2030. Kjo iniciativë vjen pas dekadash, ndërsa sipas NASA-s do të studiohet atmosfera dhe historia gjeologjike e fqinjit më të afërt planetar të Tokës. Agjencia hapësinore amerikane tha se do të jepte 500 milionë dollarë për zhvillimin e secilit prej dy misioneve. Misionit të parë në planetin Afërditë i është vendosur emri “Davinci +”, ndërsa misioni i dytë do të mbajë emrin “Veritas”. Sipas NASA-s me misionin “Davinci +” synohet të studiohet përbërja e atmosferës së dendur në…

Read More

Mbretëresha britanike Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham. Takimi në Kështjellën Ëindsor më 13 qershor do të zhvillohet pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7). Biden do të bëhet presidenti i 12-të amerikan që takon Mbretëreshën britanike. Elizabaeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë sa ka qenë princeshë më 1951, dhe që atëherë ka takuar të gjithë liderët amerikanë gjatë 69 vjetëve të saj në fron, përveç…

Read More

Dashi Mund të arrini gjëra të mira për veten tuaj, por duhe të pyesni. Në punë, ju rekomandoj që t’i kushtoni vëmendje anës ekonomike, në këtë periudhë ka disa probleme. Demi Në marrëdhënie me partnerin nuk duhet të jeni shumë agresivë. Mundohuni të qëndroni të qetë. Në punë mund të dalin disa probleme. Binjakët Në dashuri, partneri juaj ju sheh në distancë, përpiqet të bëjë diçka të re: befasoni veten, Venusi ju ndihmon. Në punë, ju këshilloj të shmangni polemikat: përkundrazi, duhet të përqendroheni në projektet që do të kryhen. Gaforrja Saturni nuk do të jetë më në anën e…

Read More

Këngëtarja me famë botërore Rihanna pas një kohë të gjate shkëputjeje nga tregu muzikor prej afro 5 vitesh, ka lajmëruar se do të rikthehet me një projekt të ri. Në një intervistë për revistën ‘Vogue Italia’ në të cilën ajo është si imazh në kopertinë me një pamje krejtësisht ndryshe, 33-vjeçarja ka thënë se projekti i saj i ri i cili do të jetë albumi i nëntë për të pritet të mbajë titullin “R9”. Këngët parashikohet të jenë hite të radhës, duke marrë në konsideratë faktin se Rihanna është një prej këngëtareve më të dëgjuara në botë. Albumi i fundit…

Read More

Kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati ka folur për Asamblenë e PS-së që u zhvillua një ditë më parë dhe Kongresin që pritet të zhvillohet në 12 qershor. I pyetur nëse emrat e ministrave të mandatit të ardhshëm do të bëhen të ditur në këtë Kongres, Ervin Bushati tha se është shumë shpejt për të folur për emrat e ri. Ndër të tjera, Ervin Bushati theksoi se Asambleja u mblodh si institucion ndërmjetës me Kongresin, në mënyrë që të vendosen dhe piketat për mandatin e ardhshëm. Ftesën e Kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën, Ervin Bushati e…

Read More

Një 17-vjeçar nga fshati Shelegar, i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi prej dy metrash në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme. Adoleshenti ka pësuar dëme dhe fraktura të rënda në kokë e trup. Ai u transportua në në urgjencën e “Stefan Mekshit” në Sarandë, por në momentin që gjendja e tij shëndetësore u rëndua, u transportua me helikopter drejt Tiranës. Kalemi ndodhet në duart e bluzave të bardha të Traumës për momentin dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai është në gjendje kritike.

Read More

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës. Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video ku Damiano përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë. Mirëpo këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të disa ditëve më parë. “Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion.…

Read More

“Ne kurrë nuk do e mësojmë origjinën e saktë e virusit”. Kështu është shprehur për medait epidemiologu i njohur amerikan Anthony Fauci. Ky i fundit është i mendimit se mundësitë më të mëdha është që virusi ka ardhur nga kafshët tek njerëzit, por megjithatë shton se asnjë rezultat nuk mund të jetë i saktë. Epidemiologu i njohur tha se me gjasë, virusi ka dalë nga laboratori. “Ka një lidhje me laboratorin, virusi mund të ketë nisur nga aty. Por kjo nuk heq mundësinë që ajo mund të ketë ardhur nga kafshët. E them me siguri, ne kurrë nuk do zbulojmë…

Read More