Author: tirana

Një grua ka humbur 113 mijë paund nga një mashtrues me të cilin u takua në një “dating site”. Rachel Elwell, nga West Midlands, tha se burri me të cilin ajo komunikonte dhe i cili pretendonte se jetonte pranë saj, i kishte thënë se i duhej të udhëtonte në Ukrainë për një kontratë inxhinierie. Përmes dokumenteve dhe fotografive, ai e bindi atë që ta ndihmonte me para. 50-vjeçarja tha se nuk kishte asnjë garanci për kthimin e parave. I pyetur pse i besoi një burri që nuk e kishte takuar kurrë, ajo u shpreh: “Kur ai më tha se jeta…

Read More

Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’puthen”. Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros. “Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten. “Surpriza dhe dhurata më e bukur që…

Read More

Kreu i qeverisë,  Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian të titulluar “Europa në një botë që po ndryshon” në Firence. Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli ndër të tjera për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Teksa theksoi se Turqia nuk ka ndikim në vendin tonë, Rama nuk hezitoi të ndante edhe një batutë me të pranishmit. Rama tha se optimistët mendojnë se Turqia do të bëhet anëtare në presidencë shqiptare dhe pesimistët besojnë se Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë presidencën Turqia. “Me të gjithë atë…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se automjeti në pronësi të shtetasit B.M dyshohet të jetë përfshirë nga flakët si pasojë e një difekti teknik. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Gazetari Arian Çani është shprehur se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen edhe pse sipas tij faji i humbjes së zgjedhjeve nuk qëndron te kreu i opozitës. “Shiko mendimi im dhe po të isha si Basha unë do kisha ikur pas kësaj humbje. Dhe jo për fajin e tij sepse edhe Berisha po të ishte në krye të PD me këtë lloj mundësie qeverisje do ishte e pamundur të fitonte zgjedhjet. Nuk është faji i kryetarit për humbjen e zgjedhjeve. Një gjë është e rëndësishme që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ndershme, por zgjedhje shtetërore, ku shteti…

Read More

Ditën e sotme në Firence të Italisë është zhvilluar konferenca vjetore “State of the Union”, e organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian. Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister. Temë e konferencës ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe vështirësitë e sfidat, që po e mbajnë ende në ngërç këtë proces. Sakaq, Instituti i Universitetit Europian, e cila ishte dhe organizatorja e konferencës, kishte bërë një sondazh, në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej së shpejti në BE. 54% e…

Read More

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë për të cilën ndoshta gjithmonë do të flitet, janë si ato temat universale ku edhe pse kohet kalojnë përsëri janë disa çështje të cilat gjithmonë mbeten. Tradhtia diskutohet shumë jo vetëm pse ndodh, por edhe kur ajo falet apo nuk falet. Mentaliteti, dashuria apo situata ekonomike shpesh herë bëjnë që njerëzit ta pranojnë tradhtinë e të jetojnë me të .Të shumta kanë qenë rrëfimet e grave në studion e “Historia ime” të cilat e kanë pranuar tradhtinë dhe e kane falur, sigurisht duke u nisur nga rrethanat social ekonomike…

Read More

Pak ditë më parë në emisionin “Për’puthen” ndodhi një situatë e pazakontë pasi për herë të parë janë përballur analisti i programit dhe një konkurrente. Për të gjithë tensionin e krijuar prej kohësh mes tyre, Sindi dhe Arjan Konomi janë vënë përballë njëri-tjetrit. Ajo që spikati në bisedën e tyre ishte deklarata e Sindit, e cila u shpreh se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre. Përballja e tyre ishte e ashpër, mirëpo më e ashpër ka qenë pjesa që nuk është…

Read More

Salsano Rrapi i ka dalë në mbrojtje aktorit Aleks Seitajt, pas deklaratës së bërë nga Rezart Veleshnja. Ky i fundit u shpreh se paroditë e Aleksit nuk duhet të dëgjohen nga adoleshentët, pasi (sipas tij) ai tregon se është homoseksual. Salsano ka hedhur thumba ndaj Rezartit me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka postuar një video ku ka interpretuar si femër në “Portokalli”, njëjtë si roli i Vezires që ka Aleksi. “Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano.

Read More

Kryeministri Edi Rama gjersa ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi është tejzgjatur për një kohë të gjatë duke mos iu dhënë rëndësia e duhur. Ai thekson se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në këtë çështje është shumë e rëndësishme. “Mendoj se mënyra më e mirë për të ecur para që biem dakord për të mos rënë dakord, në periudhë të menjëhershme të punojmë, na duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Schengen ku liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit kapitali e shërbimet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Muzeun Uffizi në Firenze të Italisë, ku i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe regjisori Eike Schmidt, kryeministri është njohur me kryeveprat e muzeut. Rama u takua edhe me kryebashkiakun e Firences Dario Nardella ndërsa ishte i pranishëm në një event në Palazzo Vecchio. Mediat italiane lokale e Firences, MET, duke e cilësuar kryeministrin Rama si të pasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të shekullit të XVI, ai qëndroi për rreth 50 minuta duke admiruar veprat e artit,. San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe…

Read More

Ndërsa pranoi se opozita ka bërë disa gabime, Agron Duka kreu i partisë Agrare tha se pas humbjes së opozitës, Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti. Ai tha se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para. ‘Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD…

Read More