Author: tirana

Mediat turke kanë publikuar së fundmi fotot e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer i cili është shpallur në kërkim dhe thuhet se fshihet në Shqipëri. Në këto foto sipas asaj që raportojnë ,mediat turke Faruk Fatih Özer shihet teksa kryen procedurat e “Check In-it” në një hotel në Tiranë. Por mediat turke vijojnë më tej në shkrimin e tyre ku theksojnë se themeluesi i shkëmbimit të monedhës kripto Thodex, shoqërohet nga një person tjetër që edhe e ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas të dhënave të deri më tanishme Faruk Fatih Özer, shefi i arratisur i shkëmbimit…

Read More

Fjala njerkë në disa raste ka një konotacion jo shumë të këndshëm dhe të jesh në një pozicion të tillë nuk është fort e lehtë. Por në ditët e sotme ky mund të jetë edhe një lloj paragjykimi, pasi njerka apo njerku mund të jenë mbështetës, miq e deri tek nënë apo baba për fëmijët që partneri apo partnerja ka nga një martesë e mëparshme. I tillë është edhe rasti i aktores Rudina Dembacaj e cila është njerkë për dy fëmijët e partnerit Mark Marku, për Ertën dhe Leonardin.E ftuar në “Wake Up”, Rudina Dembacaj rrëfeu se ajo nuk i…

Read More

Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një ankesë publike lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit. Në fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi është ankuar për numrin e votave të pavlefshme, duke shtuar se iu drejtuar kryeprokurorit Olsian Çela që të nisë hetimet. Por është bërë “lëmsh” me fjalët e tij, duke i ngatërruar dhe emrin numrit një të Prokurorisë Shqiptare. Replikat në Kuvend: Gjuzi: Sot jemi me 7 maj dhe pikërisht 2 vite më parë ngritëm opozitën e re. Në fakt jemi opozitë e hershme me ju. Ka një nxitim me seancën plenare. Ngarkesa është super e madhe dhe programi…

Read More

Roma i habiti të gjithë pak ditë më parë teksa lajmëroi se kishte gjetur akordin me trajnerin Hoze Murinjo për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit kishin bërë të ditur se nuk do të vazhdonin me Fonsekën, por në alternativat për të zëvendësuar teknikun aktual, askush nuk kishte përmendur emrin e luzitanit. Megjithatë, tashmë gjithçka është zyrtare dhe për tre vitet e ardhshme, Special One do të jetë në krye të verdhekuqve. Ndërkohë, tifozët janë të entuziazmuar pasi kanë pritshmëri të larta nga një si Murinjo, teksa janë duke pritur me padurim ditën kur ai do të mbërrijë në Romë. Gjitgsesi, në…

Read More

Ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Ligjeve për të vendosur për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, edhe pse presidenti nuk mori pjesë në Komision. Më poshtë është zabrdhur lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta: Kryetar: Alket Hyseni Nënkryetar: Myslym Murrizi Sekretar: Klotilda Bushka Anëtar: Vasilika Hysi Elena Xhina Spartak Braho Halil Jakimi Nikolin Staka Arlind carcani Zëvendësues: Ermonela Felaj Xhemal Qefalia Eugen Bojaxhi

Read More

Një sherr për rrjetet sociale gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Shkodër. Një adoleshent është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me…

Read More

Një krim i rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Elbasanit, ku burri vrau gruan e tij që ishte në proces divorci dhe plagosi tre persona të tjerë. Duke qenë se autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është avokat, të cilët kanë qenë kalimtar të rastit. Viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo, 58 vjeç. Të plagosur kanë mbetur, avokati, Gëzim Toçila dhe një kalimtar i identifikuar si Adriatik Kolaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku…

Read More

Një çift shqiptar kërkoi azil politik në Irlandë me argumentin se në vendin e origjinës u rrezikohej jeta pasi ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Identiteti i saktë i shqiptarit nuk jepet, ndërsa gjykata dhe media i referohen si z. Sula. Por cfarë deklaroi ai? Shqiptari u shpreh se në zgjedhjet e 2017 ishte bashkuar me Partinë Demokratike pasi besonte se “do të merrja përsëri pronat që mu morën gjatë diktaturës komuniste”. Por angazhimi në fushatë, Sula thotë se i kushtoi pasi pretendon se “ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarë politikë të maskuar dhe të armatosur, të cilët e kërcënuan se…

Read More

Zgjedhjet e 25 Prillit janë tema e debatit në mbrëmjen e sotme në Opinion ku po disktutohet edhe situata e PD pas humbjes së radhës ndaj kryeministrit Rama. Sipas moderatorit Blendi Fevziu, Basha është bërë i pushtetshëm në PD aq sa edhe vetë Berisha nuk e mund dot më. Pjesë nga biseda: Baton Haxhiu: Pyes unë….a mendoni se me një status të Berishës, ikën Basha? Blendi Fevziu: Edhe sikur vetë Berisha të garojë me Bashën, nuk e mund dot. Baton Haxhiu: Jooo Blendi Fevziu: Po ai e ka partinë e tij mo, ka Këshillin e tij Kombëtar, ka njerëzit e…

Read More

Aleati i Lulzim Bashës,Dashamir Shehi, i cili arriti të dalë dhe deputet nga lista e PD ka pohuar se fenomeni i shitblerjes së votës ekziston. Duke folur në emisionin “Opinion”, Dashamir Shehi theksoi se edhe tek PD ka nga ata që kanë blerë vota. Dashamir Shehi: Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension. Nuk është puna që…

Read More

Një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike disa vite më parë, ish-presidenti Bamir Topi, është treguar i ashpër ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish-kreu i FRD-së nënvizoi se të kritikosh Berishën apo t’i vendosësh fajin, duhet të kesh shumë kurajo, teksa tha se Basha pas asaj buzëqeshjes artificiale që ka të stampuar në fytyrë, brenda ka shumë hipokrizi. ‘Unë mendoj që problemi kryesor në atë parti është përtej z.Basha. Unë e njoh raportin e ish-kryetarit me kryetarin e ri, dhe përveç buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi. Unë e…

Read More