Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit e sidomos deklaratat që ata bënë ndaj njëri-tjetrit. Tea tha se lidhja e tyre u kthye toksike për shkak se Bearti ishte shumë xheloz ndërsa ky i fundit deklaroi se ajo i linte shkak.Së fundmi Bearti ishte i ftuar në “Prive”, ku tregoi rutinën e tij gjatë ditës dhe u ndal pak edhe tek ndarja nga Tea. Bearti konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie dhe sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin. “Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal…
Author: tirana
Juventus nuk do të heqë dorë nga Donaruma, teksa po shton presionin drejt gardianit të Milanit. Donaruma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit kuqezinj mbi rinovimin e kontratës dhe në këtë formë, ai do të jetë i lirë nga data 30 qershor. Ndaj, drejtuesit bardhezinj po punojnë me Mino Raiolën për të marrë në Torino një nga portierët me më shumë talent në qarkullim. Madje, torinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe mbi 10 milionë euro në sezon. Në fakt, te Juventus nuk janë kaq zemërgjerë me pagat, mirëpo rastin e Donarumës e cilësojnë unik duke qenë se…
Qytetarët shqiptarë do t’ju drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit për katër vitet e ardhme në Kuvend. Situata zgjedhore në Shqipëri ka marrë vëmendjen edhe në mediat e huaja. Prej ditësh ky proces është raportuar edhe në shtypin grek. Gazeta “Protothema” në një artikull shkruan se zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën në një klimë të tensionuar si edhe nën ndikimin e masave të pandemisë. Artikulli i plotë: Në një klimë veçanërisht e tensionuar, por edhe me ndikim nga Covid-19 në Shqipëri do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare. Në vitet e fundit vendi ka përjetuar…
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për media, ku sqaroi qytetarët për mënyrën e votimit nesër. Celibashi tha se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, pasi në të kundërt vota e qytetarëve do të jetë e pavlefshme. Mes të tjerash, Celibashi u shpreh se procesi i votimit do të nisë nesër në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me sanksione të forta. Deklarata e Celibashit: Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Nga informacionet që…
ktori i njohur i humorit Flor Binaj i bashkohet protestës së banorëve të Tiranës, të cilët nëpër shtylla kanë ngjitur mbrëmjen e djeshme postera me foton e Vangjel Dules. “Para se të votosh Nr.11, Vangjel Avdullahun, mendo Çamërinë. Mendo Jugun e Shqipërisë”, shkruhet në postera. Kësaj nisme i bashkohet dhe Binaj, i cili ndan një nga këto postera dhe shkruan: “Mos harroni çfarë interesash mbron ky njeri….asnje taksē shqiptari nuk duhet të paguajë një antishqiptar për deputet!” Vangjel Dule kandidon nën siglën e koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, por kandidimi i tij në të njëjtën listë me kreun e PDIU-së,…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot jë takim ‘kokë më kokë’ me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Pasi ka qëndruar rreth një orë në selinë e PD-së, Yuri Kim u largua pa dhënë një prononcim për gazetarët. Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit mes Kim dhe Bashës ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ku ambasadorja ka kërkuar zgjedhje të qeta dhe të shmangen incidentet.Vendi është sot zyrtarisht në heshtje zgjedhore ndërsa nesër qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, që do ti drejtoj ata në për katër vitet e ardhshme.…
Humbja e nuhatjes është një nga simptomat kryesore pas infektimit me koronavirus, shpesh e shoqëruar me ethe dhe një kollë të vazhdueshme.Në shumicën e rasteve, humbja e nuhatjes kthehet relativisht shpejt pasi qytetarët shërohen nga sëmundja.Por sipas studimeve, rreth një në pesë persona raportojnë se vuajnë ende nga probleme me nuhatjen tetë javë pasi u sëmurën. Sipas BBC-së, studiuesit tani po bëjnë thirrje që njerëzit të përpiqen ta rikthejnë nuhatjen përmes “trajnimit të saj” sesa të trajtohen me medikamente që përmbajnë hormone. Ky është një proces që përfshin nuhatjen e aromave të ndryshme për një periudhë disa mujore për të…
Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e muzikës. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta këngëtarja e njohur italiane Milva. Lajmi konfirmohet për Ansa nga vajza e saj Martina Corgnati, që shpjegon që nëna e saj kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje. Këngëtarja dhe artistja e madhe, emri i vërtetë i të cilës ishte Ilvia Maria Biolcati, ishte 81 vjeç dhe jetonte në Milano me sekretaren Edith dhe vajzën Martina, një kritike arti. Familja në këto momente po merret me organizimin e ceremonisë funerale, për t’i dhënë këngëtares lamtumirën e fundit.
Nesër Shqipëria do të zgjedhë përfaqësuesit e saj në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Procesi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të fqinjëve grekë. Media “Protothema” i ka dedikuar një artikull zgjedhjeve në vendin tonë, duke analizuar të gjithë përplasjet politike në vend, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. Është theksuar fakti se të gjithë janë vendosur në vende që cilësohen si të sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa nuk kanë harruar të përmendin presidentin turk Recep Tajip Erdogan, teksa shënojnë se zgjedhjet po zhvillohen me ‘aromë turke’. ARTIKULLI I PLOTË: Në një…
Situata parazgjedhore në vendin tonë ditë e fundit nuk ka qenë shumë e qetë, madje janë shënuar edhe incidente të rënda, sikurse ishte vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe plagosja e 4 personave. Mirëpo ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga dita e madhe, jo pak personazhe të njohur kanë vendosur që ta bëjnë publike votën e tyre. Kështu edhe aktorja Rudina Dembacaj, e pyetur nga ndjekësit e saj se kujt do t’ia japë votën e saj ën 256 prill, ka zbuluar pa hezitim se vota e saj shkon për kandidaten e PS-së, Belinda Ballukun. “Për Belindën se…
Pas vaksinëns i dukej vetja si një ‘njeri elefant’ dhe këtë e ka parë disa orë pasi u vaksinua, kështu ka deklaruar një qytetare që iu ka nënshtruar vaksinimit me AstraZeneca. Pas injektimit të vaksinës ajo është përballur me alergjinë që ka bërë që grua të duket ndryshe në pamje, gjë që e ka vënë re vetë. Humbi jetën nga Covid-19, babai i mjekut të njohur në vendin tonë thyen heshtjen dhe flet mes lotësh, thirrje për qeverinë: Plagë e madhe, të shpallet dëshmor atdheu. Ja ç’do qëndrojë nga dita e sotme në hyrje të QSUT Ajo u zgjua në…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot largimin nga politika në rast se nuk do të marrë minimumi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Rama tha se nuk do të jetë më as kryeministër, as kryetar i PS dhe as deputet, në rast se nuk merr të paktën 71 mandate. “Nëse nuk fitoj mandatin e plotë, unë nuk do të jem as kryeministri, as kryetari i PS dhe as deputet”, tha Rama.