Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan, shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës. Aq i bindur është sa pyetjes së përsëritur të Arian Çanit nëse do ta pranonte humbjen në zgjedhje, iu përgjigj të gjitha herët në të njëjtën mënyrë. A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai? Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike. Do ta pranosh apo jo? Padiskutim që do ta pranoj,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama thotë se kandidati për deputet i LSI-së, Etjon Joka është “zhdukur” ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Rama tha në emisionin “Open” se deputeti është në kërkim për blerje votash, pasi është kapur në flagrancë nga kamera e fshehtë e një televizioni. I pyetur për disa incidente elektorale ku opozita ka akuzuar se qeveria tenton të blejë vota përmes ndihmave ushqimore, Rama tha: “Është zhdukur një deputet, e dini ju që një deputet është zhdukur? Ka dalë një deputet i LSI duke blerë vota. E kërkon policia tani se ka dalë duke blerë vota në video”.
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar përplasjen e deklaratat e Ilir Meta ndaj ambasadores Yuri Kim, tha se Presidenti është një i “dehur” dhe i dalë jashtë binarëve”. Në “Open” Rama tha se Meta është një fatkeqësi e madhe për vendin. “Dinjiteti i vendit është bërë zhele nga një president zhele. E pakonceptueshme që për një vend si Shqipëria, vendi i NATO-së, një vend që është vend kandidat për BE dhe që ka marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave, të dëgjosh një të dehur komplet, totalisht që fatkeqësisht është Presidenti i Shqipërisë. Problemi nuk është ça thotë sot, por…
Edhe pse tashmë iu bënë mëse 4 vite që është angazhuar në politikë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është treguar gjithnjë e kujdesshme për të mos bërë publike jetën e saj personale. Por sot, ajo është “dorëzuar” duke publikuar një foto me bashkëshortin dhe djalin e saj që sot festoi ditëlindjen. “Sot në ditën më të veçantë të familjes sonë, në ditën e lindjes së Itienit. 100 vjeç biri im”, shkruan ministrja Gjonaj. Duke shfrytëzuar dhe mbylljen e fushatës, Gjonaj ka zgjedhur që të marrë pak pushim duke festuar ditëlindjen e Etienit në një prej restoranteve në kryeqytet.
Ilir Meta: Ambasadorja e Amerikës nuk më merr dot mua në telefon e të më thotë një ditë para mbledhjes që të thotë mua e të më kërkojë që të pranoj kthimin e Dvoranit në KED. Ajo është këtu për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe jo për marrëdhënien mes Serbisë dhe Amerikës. Për Serbinë është tjetër ambasadore. Ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Ramën për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Le të vijë këtu po deshi bashkë me Ramën, të përballet me mua. Po të kishte reaguar ajo për plagosjen në Kavajë, do ishte parandaluar vrasja…
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt Ilir Metën duke i thënë se thirrje për mbrehej të sfurqeve dhe sëpatave janë të dënueshme dhe duhet mbajtur përgjegjësi “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan Kim.
Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të votojnë të dielën dhe mos të qëndrojnë në shtëpi. “Të dashur qytetarë, Një herë në 4 vjet ne kemi rastin që të ndryshojmë të ardhmen tonë. Dhe këtë here, këto janë zgjedhje kritike në historinë e Shqipërisë. A do të vijojmë më Shqipërinë e Ramës? A do të vazhdojmë me vuajtje, varfëri dhe ikjen masive të të rinjve? Apo do të nisim një rrugëtim të ri, plot me shpresë. Është në dorën tonë dhe ne nuk duhet të dorëzohemi e dëshpërohemi, ne nuk duhet të heqim dorë nga…
Kryeministri Edi Rama vetëm pak minuta pas mbylljers së fushatës elektorale në Vlorë ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku Xhalal Mziu ka ftuar qytetarët që të votojë Edi Ramën. Kryesocialisti në postimin e tij ka publikuar lapsusin e udhëheqësit të listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziut i cili fton të gjithë dibranët që të votojnë Edi Ramën. Rama ndër të tjera në postimin e tij shkruan se është dakord me Xhelalin dhe shqiptarët bash ashtu do ja bëjnë. “Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të…
Kandidatja socialiste për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka ka ftuar të gjithë votuesit e këtij qarku që më 25 prill të mbështesin Edi Ramën për një mandat të tretë si kryeministër. Përmes një video ku shfaqet duke i dhënë vetë në timon furgonit të mbushur me të rinj socialistë, Xhaçka nënvizon se vota për PS është për përfundimin e projekteve dhe reformave të nisura për ta bërë Shqipërinë anëtare të denjë të familjes evropiane. “Shumë është bërë në 8 vite, por puna ende s’ka përfunduar. Ndaj me 25 prill, të ftoj të votosh shpresën për të ardhmen, për fëmijët tanë. Që…
“Është dita e parë pas fushatës dhe është dita për t’ju thënë se kur Kiara të bëhet 18 vjeç dhe të votojë për herë të parë do e kemi ndryshuar tërësisht Vlorën dhe do të jetë krejt ndryshe”. Kështu u shpreh Rama pas zgjedhjeve në vitin 2013 në Vlorë, kur në krah kishte një vajzë të vogël, asokohe 11-vjeç. E aty, kryeministri bënte një premtim, që kur kjo vajzë e vogël të mbushte 18 vjeç dhe të votonte për herë të parë, Vlora do të ishte e ndryshuar, një premtim që sipas tij është bërë realitet. Ajo goca e vogël…
Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H. Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Aurela, ka zgjedhur të jetë në shesh bashkë me qytetarët në mitingun përmbyllës të fushatës. Në foto ajo shfaqet diku mes njerëzve e veshur sportive duke ndjekur bashkëshortin e saj gjatë fjalës përmbyllëse.