Author: tirana

Mbështetësja e PD-së, Elisa Bita pretendon se është dhunuar në Divjakë, pasi po filmonte një takim elektoral në një lokal.Në pamjet e siguruara shihet teksa ajo ndiqet me vrap nga një person, për të cilin Bita pretendon se është shefi i komisariatit të policisë Divjakë, Altin Shehu. “Bjere këtu telefonin. Hajde këtu, bjere, zhduke, hiqe”, dëgjohet duke thënë personi që e ndjek, ku nuk mungojnë edhe ofendimet. Ngjarja nisi pasi Bita ishte në një video live në Facebook, duke thënë se të gjitha makinat janë parkuar para lokalit dhe po bëhet mbledhje elektorale. “Nuk e di do vijë policia apo jo…

Read More

Romanca e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë këtyre dy viteve që dyshja ka qenë bashkë. Pasi u ndanë, ata u ribashkuan dhe e pranuan publikisht se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Mirëpo, “Prive” ka mësuar se çifti po kalon një krizë dhe raportet mes tyre nuk janë të mira. Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale, ku publikonin herë pas here imazhe në krahët e njëri-tjetrit. Megjithatë, Bora ende e ndjek vëllain binjak të Donaldit, Romeo Veshajn. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj krize në lidhjen e dyshes. Para pak javësh, Bora publikoi në…

Read More

Intervistë me Kelly Walls, drejtoreshë ekzekutive dhe Margaret Holborn, shefe e sektorit të arsimit të mesëm dhe të lartë, The Guardian Foundation Mund të na thoni shkurtimisht cili është misioni dhe puna e Fondacionit Guardian, si dhe komponentët e programeve të edukimit mbi median të fondacionit tuaj? Fondacioni Guardian është një organizatë e pavarur bamirësie që mbështet mediat e kërcënuara nga faktorë të ndryshëm, promovon diversitetin në media, dhe ndihmon fëmijët dhe të rinjtë që të angazhohen në raportimin e lajmit. Gjatë punës sonë me një gamë të gjerë individësh, komunitetesh e organizatash, kemi hartuar programe mësimore dhe trajnimi për…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me përplasjet në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Mbrëmjen e djeshme ambasadorja Kim i dërgoi një mesazh Presidentit Meta ku i kërkonte që të mos nxiste dhunë dhe të mos pëtmendte më sfurqe. Mirëpo kaq mjaftoi dhe Presidentit Meta shpërtheu ‘live’ në emision ndaj ambasadores. “Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së…

Read More

Subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë kërkesat e Kodit Elektoral për periudhën e heshtjes zgjedhore”. Ky ka qenë mesazhi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ditën e sotme. Ky mesazh vjen pas daljes së Presidentit Meta, i cili nga Presidenca bëri thirrje politike dhe kjo deklaratë e tij u transmetua në media ndërkohë që Report Tv vendosi ta ndërpresë transmetimin. “Nga dita e sotme (24.04.2021) dhe deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor të Republikës, është periudhë e heshtjes zgjedhore. Në nenin 77, pika 2 përcaktohet qartë se në periudhën…

Read More

Një incident raportohet të ketë ndodhur në KZAZ numër 15 të qytetit të Laçit. Përfaqësuesit e KZAZ kanë gjetur mëngjesin e sotëm një dritare të hapur në objektin, ku ruheshin materialet e KQZ. Ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe ekspertë të KQZ, për të verifikuar nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore. Sipas kryetarit të KZAZ Kurbin, Ismal Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë te parvazi i saj. Baza materiale rezulton të jetë e paprekur,…

Read More

Miliona njerëz në botë e kanë të vështirë të ambientohen me realitetin e ri, të ofruar nga prezenca e COVID-19 në botë. Masat për të parandaluar virusin e rrezikshëm, janë përdorimi i maskave mbrojtëse dhe distancimi social, si dhe muajt e fundit, janë shpikur dhjetëra vaksina, të cilat po përdoren me ritme të shpejta në mbarë globin, për të frenuar përhapjen e virusit. Por, një nga problematikat e qytetarëve është përdorimi i maskave mbrojtëse, ku në shtete të caktuara janë të detyrueshme si në ambientet e mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Një burim për gazetën angleze “Metro”, ka…

Read More

Vajza 24-vjeçare e Madonna-s i është futur botës së modelingut dhe tashmë çdo set fotografik që realizon e ndan me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, Lourdes Leon ka pozuar për revistën prestigjioze “Vanity Fair”, raporton “Mirror”. Lourdes, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e Madonna-s me ish-partnerin, aktorin e famshëm Carlos Leon, është mësuar me kamerat, sepse më parë ka qenë imazhi zyrtar i “Marc Jacobs”.

Read More

Një ngjarje tjetër është raportuar ditën e sotme ku bëhet fjalë për një icident të rëndë, ku është rrahur brutalisht, Elsa Bita, aktiviste e PD-së nga vëllai i kryetarit të Bashkisë Divjakë. Sipas burimeve kjo ngjarje vjen pasi aktivistja ka postuar në Facebook bashkinë mbyllur diten e djeshme. Bëhet me dije se i ka thyer krahun paso ka dalë nga shtëpia ditën e sotme dhe për momentin ndodhet në spital, ku ka bërë me dije se pritet të bëjë kallëzim penal.

Read More

Sot Partia Socialiste në Bashkinë Mat është ankuar pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor nr.16 Burrel dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se dega lokale e Partisë Demokratike Mat ka caktuar komisionerë me të kaluar kriminale.| PS Mat ka evidentuar komisionerë në Lis dhe Frankth, shtetasit Y. Sula dhe K.Lika në Frankth janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për fallsifikim dokumentash dhe dhunë në familje.Nuk është hera e parë që PS Mat ankohet për Partinë Demokratike të këtij rrethi se cakton komisionerë persona problematikë. Lexo edhe: PD thyen heshtjen zgjedhore në Mat, Kreshnik Çollaku shpërndan fletëpalosje nëpër banesa

Read More

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha ndodhen prej ditësh në Dubai, së bashku me të voglën e tyre Poem Blu. Ata nuk i kanë kursyer fotot e ëmbla në rrjete sociale.Së fundmi, Sara është bërë gati për një darkë romantike me reperin. Ajo është rregulluar dhe ka filmuar momentin kur i ka dalë para Ledrit.Ai është mahnitur nga pamja e partneres dhe dëgjohet t’i thotë: “Opaa, qenke bërë gati për të më dalë në spot”. “Gati për të më dalë në spot tha, aq shumë i pëlqeva”, ka shkruar Sara krahas videos. View this post…

Read More

Gjykata ka dhënë vendimin ‘arrest me burg’ për autorin që plagosi në Kavajë sekretarin e PD. Gjykata e Kavajës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre shtetasit që u përfshinë në ngjarjen e plagosjes së sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni. Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasin, Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi në zyrën e PD-së së Kavajës, sekretarin e kësaj selie. Ndërkohë që Gjyqtari Gentjan Dekollari vendosi masën arrest shtëpie për punonjësin e Policisë Bashkiake, Dorjan Troplini dhe drejtorin e Policisë, M.SH. Kërkesa për arrestimin e Ndriçim Tahirit (Jonuzi) dhe dy funksionarëve…

Read More