Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, pëveç shtimit të vdekjeve duket se është ulur numri i martesave është ulur dhe divorcet janë shtuar. E ftuar në ABC e Mëngjesit, psikologia Redina Sulstarova u shpreh se këtë vit divorcet kanë qenë më të shumta krahasur me vitet e kaluara. Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi. “Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur…
Author: tirana
Moderatori Ardit Gjebrea 2 javë më parë bëri publik lajmin se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Javën e parë e prezantoi nga shtëpia spektaklin ‘E diela shqiptare’, ndërsa të dielën e kaluar Arditi njoftoi se me këshillë të mjekut të tij nuk do ta prezantonte ai. Pas këtij njoftimi filluan aluidimet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Ardit Gjebreas. Madje disa faqe online kanë përhapur dje lajmin se Gjebrea është transportuar me urgjencë drejt Turqisë. Një lajm ‘fake’ ky që është përgënjeshtruar me mjaft stil nga vet Arditi. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Arditi bën të ditur se është…
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist. Ai ka treguar në emisionin “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino. Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite. “Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë…
Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së sotme në qytetin e Durrësit, ku mbetën të plagosur nënë e bir. Mësohet se është arrestuar Ergys Juba, i cili plagosi me armë zjarri nënë e bir, Valbona dhe Flamur Ccerma, pas një sherri që nisi për një vend parkimi. Më herët policia ka shoqëruar Zyber Jubën, vëllain e Ergysit, i cili ishte prezent në momentin e ngjarjes që terrorizoi qytetin e Durrësit.
Një zonjë denoncoi në emisionin ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin Dhjetor Kërkapi, nisur nga një njohje shoqërore, i ofroi zonjës një vend pune si recepsioniste pranë Prokurorisë së Tiranës. Kërkapi u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 Euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Kërkapin dhe i dha paratë. Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në Janar 2021. “Ajo mu drejtua për…
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për zgjedhjen si president të Ilir Metës. Ai tha se e ka besuar me naivitet, pasi ka dashur që e majta dhe socialistët të mos përçaheshin. “Ti ndajmë këto gjëra. Unë se kam përdorur politikisht (Vlerësimin e DASH për ish-kreun e KED Ardian Dvorani). Thash nuk e njoh dhe s’kam pasur probleme me drejtësinë ndonjëherë. Mesazhi i DASH ka vlerë më shumë qytetare, i thotë çdo djali dhe vajze që studion juridik, që ti nëse je i ndershëm, i drejtë, del kundër fuqive të kohës. Je konsistent në të drejtën e lirisë. Ndryshimi ndoshta…
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numri 2 i Partisë Demokratike kur qeveriste Sali Berisha ka folur sot pa doreza në Open në Top Channel. Ajo tha se nuk distancohej nga PD për të gjitha arritjet që vendi ka pasur gjatë kohës që ishin në qeveri, megjithatë tregoi edhe gabimet e Sali Berishës. “Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ia dhënë aleatëve, dhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që bënë. Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë atë. Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes.…
Në studion e emisionit ‘Repolotix’, u diskutua për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Doktor Ulqinaku u shpreh se tani, në këtë periudhë jemi në pikun e pandemisë që prej marsit të kaluar. Ai shtoi duke na dhënë shpresë, se në fund të marsit shifrat e infektimeve do të vijnë duke u ulur. Ulqinaku: Në fillim të marsit shifrat nuk do e kalojnë më 1 mijë në ditë dhe në fund të marsit shifrat nuk do të kalojnë 600. Ndërsa numri i fatalitevete mund të kenë një rritje, për 2-3 javë. Unë gjykoj se jemi në pikun e pandemisë, në perisudhën…
Dhuratat i pranon edhe mbreti. Bayern ka mundur të kalojë në avantazh në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League me Lazion. Robert Lewandowski ka mundur të gjejë golin në minutën e 9, kur Mussachio gaboi fatalisht në kthimin e një topi te portieri Reina. Sulmuesi polak e ndoqi mirë aksionin dhe e zotëroi topin para mbrojtësve të Lazios e më pas nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën. Pas pak minutash Bayern gjeti edhe golin e dytë me talentin Jamal Musiala. Në minutën e 24-t anglezi gjeti hapësirën dhe ndëshkoi Lazion me një goditje të…
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga regjistrimi i koalicioneve dhe nga ana tjetër Ambasada Amerikane ka kërkuar që Tom Doshi të mbetet jashtë parlamentit, ky i fundit është vënë në lëvizje. Tirananews.al ka siguruar foto të deputetit Tom Doshi dhe Fahri Balliu, i cili njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë si i Berishës ashtu edhe i Ilir Metës. Mbetet për t’u parë nëse Fahri Balliu, që është babai i ish-deputetit të PD Klevis Balliu, ka hyrë si negociator mes Tom Doshit dhe Metës e PD-së, apo pas këtij takimi fshihet diçka tjetër.
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët. “Do t’ju thyej brinjët. Hajde këtu mo legen. Pse u fute këtu, dil jashtë” janë disa nga fjalët që përdor z.Renald Ndoni, Oficeri i Kontaktit i Shqipërisë në Konsullatë, ndaj një qytetari dhe qytetareje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Elona Hysa, e cila është edhe avokate në Selanik të Greqisë. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është tërhequr zvarrë për të dalë jashtë. Për të gjitha akuzat, ajo ka edhe regjistrime…
Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat. OSHEE bën me dije se kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina duke lënë pa energji këto zona në Tiranë: Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga “Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”. Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë…