Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Grupi i ekzekutorëve të biznesmenit Behar Sofia do kryente një tjetër atentat, zbardhen dëshmitë e reja

16:10 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Behar Sofise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasësit e Behar Sofisë do të kryenin dhe një tjetër atentat. Fakti ka dalë nga dëshmitë e të akuzuarit si ekzekutor , i cilët para policisë ka zbardhur të gjithë ngjarjen.

Grupi i vrasësve me pagesë të Behar Sofisë, sipas dosjes hetimore dyshohet se kishte marrë edhe një tjetër porosi për krim.

Kjo është pohuar nga dëshmia e 23 vjeçarit Ernejt Shyti, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes, si dhe ka treguar edhe gjithë përgatitjet për krimin, që u krye në 25 shkurt, si dhe rolin e personave të arrestuar.

23-vjeçari Ernejt Shyti në dëshmi, ka thënë se i arrestuari Leonard Xhixha, i ka pohuar gjatë takimeve se kishte edhe një punë tjetër për të bërë.

Kjo deklaratë ngre dyshimet se grupi do të kryente një tjetër vrasje me pagesë, por kjo çështje eshtë ende duke u hetuar.

Ekzekutori ka pohuar se me Xhuliano Vishën kishte njohje te vjetra, dhe se ai i kishte propozuar kryerjen e vrasjes, duke qënë se ai vetë nuk e bënte dot, pasi ishte pikasur nga roja e pallatit te ETC. Xhuliano i kishte siguruar armën me silensiator, biçikletën dhe telefonin.

Shyti ka treguar se Xhuliano e kishte prezantuar edhe me dy personat e tjerë Leonard Xhixhen, i cili ka vëzhguar viktimën dhe ka dërguar Shytit nëpërmjet telefonit foton e tij.

Me këtë person Shyti thotë se ishte takuar disa here edhe fizikisht dhe gjatë takimeve me të ai ka njohur edhe një tjeter person, i cili nga paraqitja për njohje rezulton është Skënder Vathi, që i thërrisnin ndryshe “Dajo”.

23 vjeçari thotë se, Vathi, i cili ka bërë ruajtjen e viktimës poshtë pallatit ka qenë edhe personi që e ka instruktuar disa here për të kryer vrasjen. Por si Vathi ashtu edhe Xhixha nuk i janë prezantuar 23-vjeçarit me emrat e vërtetë, ata janë identifikuar nga vete ai pasi i është bërë paraqitja për njohje ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

behar sofia dëshmia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.