Nesër në stadiumin ‘Air Albania’ mbahet Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga ish kryeministri Berisha.
Ditën e sotme mediat kanë publikuar fotot e përgatitjeve të fundit në arenën Kombëtare teksa ngrihej podiumi ku do të mbahen edhe fjalimet e të pranishmëve.
Lexo edhe :Kuvendi i 11 dhjetorit/ Nis ngritja e ‘Foltores’ së madhe të Berishës!
Sot në mbrëmje, e gjithë fasada e jashtme e stadiumit kombëtar është ‘veshur’ blu, ndonëse nuk dihet nësë është koicidencë apo një detaj i mirëmenduar nga organizatorët në frymë me eventin që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke caktuar një datë tjetër për Kuvendin, 18 dhjetorin.

