Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Omicron’, protesta në Evropë kundër kufizimeve ndaj pandemisë

12:34 / December 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 4 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19. Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve. Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Protesta kundër masave anti-COVID janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane, teksa shteti po përballet me valën më të keqe të pandemisë. Gjermania vendosi kufizime të mëdha për personat e pavaksinuar, duke i ndaluar ata që të marrin pjesë në shumë ngjarje publike. Protesta më e madhe u mbajt në Hamburg, ku rreth 5,000 protestues kundërshtuan masat. Protesta kishte edhe në Frankfurt, Berlin dhe qytete të tjera gjermane.

Edhe në Utrecht të Holandës, qindra persona kundërshtuan masat që hynë në fuqi fundjavën e kaluar. Qeveria holandeze ka rivendosur izolimin e pjesshëm për tri javë dhe ka ashpërsuar masat e tjera. Me masat në fuqi, të gjitha baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në ora 17:00. Dy javë më parë në Holandë kishte protesta të dhunshme pasi Qeveria prezantoi planet për të ndaluar të pavaksinuarit që të hyjnë në bare, restorante dhe vende të tjera publike. Këto plane hasën në kundërshti edhe në Parlament dhe nuk janë zbatuar ende.

Vala e katërt e pandemisë në Evropë vjen teksa varianti i ri, Omicron, që është cilësuar shqetësues, po detyron qeveritë në mbarë botën të vendosin masa kufizuese në udhëtime. Shkencëtarët thonë se është ende herët për të përcaktuar nëse ky variant është më ngjitës, shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse vaksinat nuk kanë efekt ndaj tij. Zyrtarët shëndetësorë në Bashkimin Evropian kanë thënë se Omicroni ka gjasa të shkaktojë mbi gjysmën e rasteve të reja në Evropë në muajt e ardhshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hungari/ Partia e Magyar nominon për president ish-kreun e Gjykatës Supreme që u shkarkua nga Orbani

11:19 / August 9, 2026

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 2026

Ish-avokati i Trump konfirmohet Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, diferencë e ngushtë votash në Senat

22:03 / August 8, 2026

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep parala

21:58 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.