Sipas parashikimeve në një periudhë të caktuar, këto janë shenjat që do të bëhen milionerë. Demi: Venusi e vendos Demin në shenjën që dëshiron më të bukurën. Ata e ndjejnë nevojën për të grumbulluar para për një jetë luksi. Demat priren ndaj sigurisë dhe stabilitetit në jetë. Ata kanë një aftësi për administrimin e parave, të cilat shtojnë potencialin për të fituar para. Akrepi: Akrepi investon për një jetë të mirë. Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme. Akrepi ka aftësi në tregti dhe janë në rrugën e duhur për…
Author: tirana
Mes të prekurve nga COVID-19 janë edhe mjekë dhe infermierë të cilët luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës. Një prej tyre është edhe doktor Shefki Meta, i cili ka vendosur që ta ndajë me qytetarët këtë eksperiencë të hidhur ku iu desh të shtrohej në Spitalin Infektiv. Me shpresën se do e mposhtë COVID-19, Meta apelon për respektimin e masave nga ana e qytetarëve pasi siç thotë ai, edhe sistemi shëndetësor ka limitet e tij. Më poshtë, mesazhi i plotë i doktorit: UNË DO TA “MPOSHT” COVID-in! Kisha rreth katër muaj që në shtëpi kthehesha dhe shikohesha…
Prej së hënës, Xhelal Mziu dha dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz. Vendimi i ish-kryebashkiakut të Kamzës erdhi pas një takimi me kreun e demokratëve, Basha teksa Mziu ka shprehur vullnetin e tij për t’ju nënshtruar votës së anëtarësisë për zgjedhjet e ardhshme. Mësohet se për Tiranën, PD-ka është duke shqyrtuar kandidaturën e Jorida Tabakut, e cila për këtë arsye është zgjedhur të udhëhequr fushatën në kryeqytet, së bashku me Grida Dumën. Edhe pse e drejtoi Kamzën për 3 mandate, Mziu nuk e fsheh dëshirën për të vijuar projektet e lëna pezull në vitin 2019. “Për…
Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru. Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore. Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe Kielini me Bufon.
Afrimi i zgjedhjeve ka bërë që dhe partitë politike shqiptare të ndezin motorrin dhe të fillojnë riorganizimin. Edhe sot, Kryetarja e LSI ka takuar një grup të rinjsh sëbashku me Klevi Pojanin dhe Floida Kërpacin të cilët merren edhe me strukturat e rinisë në këtë forcë politike. Por sikurse shihni nga kjo foto e siguruar nga tirananeWs.al, protokolli i sigurisë është thyer plotësisht ku jo vetëm nuk janë përdorur maskat, por nuk ka asnjë respektim distance.
Bashkia e Durrësit ka shpërndarë një njoftim për të gjithë qytetarët, banesat ose objektet në pronësinë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia shkruan se ka filluar procesi i firmosjes së kontratave me të gjithë personat që përfitojnë nga granti për rikonstruksion DS1-DS2-DS3. Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi një numër të konsiderueshëm objektesh dhe banesash, duke lënë shumë qytetarë në pritje. “NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Filloi procesi i firmosjes së kontratave me Bashkinë e Durrësit i të gjithë personave përfitues të grantit për rikonstruksion DS1-DS2-DS3. Të gjithë këta persona do të kontaktohen me telefon nga…
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e fundit epidemike dhe rritjen e rasteve me koronavirus në radhët e personelit mjekësor, por edhe tek qytetarët. Sipas tij kjo ka ardhur si rezultat i uljes së vigjilencës për respektimin e masave parandaluese. Brataj u shpreh se tashmë transmetimi i infeksionit është komunitar dhe jo më në vatra ku dihet sa të infektuar janë. Duke qenë se jemi në këtë situatë, sipas tij, qytetari nuk e di se ku mund të infektohet. Kreu i urgjencës foli sot i ftuar në Abc News, edhe për situatën personale, për mënyrën se si…
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti shprehet se rritja e të infektuarve në vend nuk ka ardhur vetëm për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, por edhe shtimit të testeve dhe mutacionit të ri D614, për të cilin tha se është më dominant, si dhe transmetohet më lehtë. I peytur nëse në vjeshtë, vala e koronavirusit do të jetë më e fortë, Alimehmeti tha gjatë një lidhje direke në “Vizion Plus” se është një projeksion. “Numri i viktimave varet nga numri i të prekurve. Rritja e të infektuarve vjen si pasojë e lirimit të masave, shtimi i testeve dhe mutacioni i ri…
Pas takimit me deputetët e opozitës, Kryeministri Edi Rama tha se themeli i reformimit zgjedhor është marrëveshja mes PS dhe PD e LSI. Rama u shpreh se marrëveshjes nuk mund t’i hiqen pjesë, por mund t’i shtohen. Kryeministri tha se me opozitën e re nuk u gjet dot gjuha e përbashkët. Ai shtoi se PS mbetet e gatshme për ta diskutuar formulën e listave të hapura. Kryeministri iu referua kështu kërkesave të deputetëve opozitarë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, listat e hapura dhe koalicionet. “Nuk kemi një dakordësi për paketën kushtetuese. Dua të jap një mesazh të qartë. Është e…
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka vendosur që me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ të zbulojë një nga skenat e klipit të saj më të fundit në bashkëpunim me Ardian Bujupin, të titulluar ‘Panorama’. Ajo është kujdesur që edhe në këtë projekt mos të mungojë koreografia së bashku me balerinët, duke sjellë një pamje sa më verore. “A jeni gati? Panroma në datë 7 në orën 14:00”, ka shkruar Myrtezaj krah postimit të fundit. Me siguri fansat e Xhensilës dhe Ardianit po e presin me padurim këtë projekt të radhës, i cili me siguri do të ketë po të…
Nesër, të gjithë nxënësit nga klasa e dytë deri në të pestën që kanë marrë librat falas, do të duhet t’i kthejnë ato. Përmes njoftimeve, mësueset kanë njoftuar nxënësit që nesër nga ora 08:30 deri në orën 12:00, të gjithë nxënësit, duhet të paraqiten në shkollë me paketën e librave si Matematikë, Gjuhë, Anglisht, Qytetari dhe Dituri Natyre. Sipas udhëzimit, të gjithë librat, duhet të jenë të pastër dhe të fshirë me gomë. Nxënësit nga klasat e dyta deri në klasë të pestë përfitojnë librat e shkollës falas. Kjo, me kushtin, që në përfundim të vitit shkollor, librat t’i dorëzojnë…
Duket se takimi mes Ramës me opozitën parlamentare ka pasur edhe batuta, teksa shihet nga fotot e siguruara që Murrizi, Hajdari, Musai dhe Stojku janë të qeshur para kryeministrit. Nga ana tjetër duket se kryeministri shoqërohet vetëm nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa nga opozita parlamentare janë 4 përfaqësues, të 3 të grupeve parlamentare, dhe Rudina Hajdari e Këshillit Politik.