Author: tirana

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, lëshoi një paralajmërim për kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa u ndal te dosja “339”, ku është i përfshir Vangjush Dako. Kryemadhi tha se do hapë librin e defterit te telefonatave te Ramës me anëtarë të grupeve kriminale. Teksa foli në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi se ministrat e shkarkuar nga Rama, Ahmetaj e Gjiknuri, do të përballen së shpejti me drejtësinë. Kryetarja e LSI-së i akuzoi për afera kriminale.

Read More

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica u bënë prindër për herë të parë në shtator të 2015-ës duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Boiken. Në fakt çifti, që njihet për jetën diskrete dhe rrallë preferon të ndajnë momente familjare me publikun, edhe periudhën e pritjes së ëmbël zgjodhën ta mbajnë për vete. Por bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Monica është ndjerë nostalgjike për atë periudhë dhe për herë të parë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto nga shtatzënia. Siç kuptohet edhe nga imazhi, fotoja është shkrepur gjatë pushimeve të çiftit në rivierën francezë pak muaj…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi cilësoi qeverinë si fajtore për bojkotin e opozitës, ndërsa nuk kurseu as akuzat ndaj ish ministrave socialistë të shkarkuar nga Rama. Duke iu drejtuar ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dhe ish ministrit të Infrastukturës Damian Gjiknuri, Kryemadhi tha se do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet. “Dhe një sugjerim mikes time mos dëgjo se çfasrë thotë ky se do të marrë në qafë siç mori në qafë Arben Ahmetajn, Gjiknurin. Beni, të dua shumë por do të marri në qafë siç të mori. Nëse ky njeri do të mbajë peng, ju të parët, se ne…

Read More

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ministrat e rinj janë kukulla të kryeministrit dhe nuk përfaqësojnë qytetarët dhe PS, ndërsa vetë Rama me dy poste është bërë me keq se Enver Hoxha. “Kam paralajmëruar nga kjo sallë se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni politik. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës u asgjësua. Rama do të qeverisë me oligarkët dhe kriminelët. Sot kjo sallë…

Read More

EMA ka rivlerësuar efektet e padëshiruara lidhur me përdorimin e antibiotikëve të klasës së Kinoloneve dhe Flourkinoloneve të administruara në rrugë orale, intravenoze ose inhalatore. “Efektet e padëshiruara të shfaqura në mënyrë të përsëritur, kanë sjellë pezullimin ose kufizimin e përdorimit të antibiotikeve të klasave Kinolone dhe Flourkinolone. Komiteti i Barnave për Përdorim të Vlerësimit Human të EMA (CHMP) ka konfirmuar rekomandimin e Komitetit të Vlerësimit të Riskut për Farmakovigjilencë (PRAC) dhe ka arritur në përfundimin që autorizimi për tregtim i barnave që përmbajnë cinoksacina, flumekina, acid nalidiksik e acid pipemidik duhen pezulluar”,-thekson Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Efektet e…

Read More

Kengetarja e re, por me nje fame te madhe Tayna, ka postur foto ne instagram me veshjen e saj roz e cila duket si nje barbi. Ditet e fundit mediat shkruajten se Tayna, duket si ruse, me floket bjonde, por duke me veshjen e meshinit roz, ajo ngjan si nje barbi, edhe pse ngjyra e flokeve eshte e erret dhe nuk dihet nese eshte foto e bere me perpara apo ditet e fundit. Ku posht se ciles ka shkruar: ” Sa është probabiliteti i thymjes në midis në këtë foto?”

Read More

Genc  Pollo ishte një nga emrat më të njohur të PD I cili mbeti jashtë kryesisë së re. Por teksa Basha dhe njerëzit e tij e lanë jashtë ashtu sikurse edhe shumë figura të tjera të njohura, Genc Pollo është shfaqur krah koleges socialiste Evis Kushi në Bukuresht. Të dy ata kanë qenë tek busti i Ismail Qemalit në Bukuresht, aty ku themeluesi i shtetit shqiptar në fillim të muajit Nëntor 1912 ka qëndruar për t’u takuar me patriotë të komunitetit të shqiptarëve të Rumanisë, në prag të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. / tirananews.al…

Read More

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Lushnje, ku mori pjesë dhe përshendeti në veprimtaritë e organizuara me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Veprimtaritë nisën me pritjen në Bashkinë e qytetit, organizuar nga Kryetari Bashkisë Fatos Tushe, vazhduan me vizitën në shtëpinë e Kongresit historik dhe takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela” “Kongresi i Lushnjës konsolidoi Shqipërinë e pavarur e parlamentare, vendosi diplomacinë shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit dhe filloi ndërtimin e administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit”, ënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përshëndetjen në takimin festiv…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias gjate nje interviste për News 24 /7 tregon bisedat e tij me Ali Ahmetin, telefonatën me ministren si dhe presionin ndaj Gruevskit përmes shqiptarëve.  “Kur u bëra Ministër i Jashtëm dhe shkova për herë të parë në Shkup në epokën e Gruevskit i cili nuk dëshironte marrëveshje, takova z. Zaev dhe udhëheqjen shqiptare. Gjeneralin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëthemelues z. Ahmeti. Ditën tjetër më mori në telefon Ministrja, dhe më tha se po i bëj keq bisedimet sepse po takoj pjesëtarët e opozitës dhe se po…

Read More

Vajza e ish-deputetes të Partise Demokrate, Albina Dedës, është komentuar gjithmonë për format trupore si edhe pwr pastime e saj nw rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar në ‘Snap Chat’ një foto ku shfaqet shumë provokuese me të brendshme përpara pasqyrës. ‘Nuk jam e rrëmujshme’, ka shkruar Ada Deda, duke ‘ironizuar’ veten.

Read More

Gjiganti i teknologjisë dhe informacionit, Google është gjobitur me 50 milion euro nga Franca pasi ka dështuar të mbrojë të dhënat e përdoruesve. Sipas Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave, Google ka shfrytëzuar të dhënat e përdoruesve. Çështja nisi rreth një vit më parë kur Franca e quajti Google një “koloni dixhitale” e SHBA-ve dhe vendosi të zëvendësojë të gjithë motorët e kërkimit të qeverisë dhe ushtrisë me rivalin “Qwant”, që sipas autoriteteve franceze nuk abuzon me të dhënat personale të përdoruesve.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e paralajmëruar, ku pritet të votohet edhe emërimi i Edi Ramës si ministër i Evropës dhe Punës së Jashtme. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në fjalën hapëse u ndal tek krijimi i instucioneve të reja të Drejtësisë. Ai u shpreh se nga procesi i Vettingut u konfirmuan deri më sot 48% e subjekteve. Ai bëri një rezyme të Reformës në Drejtësi teksa u shpreh se rruga për krijimin e Gjykatës Kushtetuese është e hapur.

Read More