Author: tirana

Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët këtë të hënë në zonën e Ulzës, në Mat. Sipas burimeve në banesë jetonin disa shtetas turq të cilët kishin harruar furnellat ndezur, ç’ka dyshohet se është bërë shkak për zjarrin e rënë në banesë. Policia dhe zjarrëfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë më tej për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit ku për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se pallati në qendër të Ulzës ka qenë ndërtuar që në vitin 1960. Aktualisht janë 7 familje në qiell të hapur.Bëhet…

Read More

Sot bëhen 8 vite nga dita ku katër qytetarë humbën jetën më mënyrë tragjike në protestën e 21 Janarit. Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Dhimbja e humbjes në zemrat e familjarëve nuk do të shuhet kurrë, por ajo kthehet në një peng në momentin që familjarët thonë se nuk shohin që përgjegjësit për këtë krim të ndërshkohen. Edhe pse shumë të zhgënjyer nga drejtësia duket se ditët e fundit për ta ka një dritë jeshile. Në një intervitë eskluzive për Tirananews, Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks…

Read More

Artisti shqiptar Eugent Bushpepa ka humbur ditën e djeshme babait e tij Gjonin pas një aksidenti me makinë ndodhur në kryeqytet. Aksidenti fatal ka ndodhur disa ditë më parë, e që pas përplasjes i ati i këngëtarit ndodhej në gjendje koma në spital, pa mundur të rekuperohet. Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun gazetari dhe publicisti Gjergj Marku, i cili në një status të dedikuar shkruan se ceremonia mortore do të mbahet në vendlindjen e këngëtarit, në Rrëshen, ndonëse familja Bushpepa prej vitesh jetonte në Tiranë. Statusi i Gjergj Markut në Facebook “SOT, per te ngushelluar artistin Gent…

Read More

Sot, Kryeministri Rama ka thirrur mbledhjen e radhës së kryesisë së Partisë Socialiste. Mbledhja e së hënës vjen tashmë e përjavshme ndërsa socialistët kanë nisur organizimin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Mbledhja nuk do të mbahet në selinë rozë, por në ambientet e Kryesisë së Kuvendit rreth orës 16:30. Të pranishëm do të jenë edhe ministrat e rinj. Gazetarja e A2, Marsela Karapanço ka mësuar se në fokus të kësaj mbledhje do të jenë edhe emrat e rinj që do të bëjnë rokadën sa i përket komisioneve parlamentare. Mësohet se Erjon Braçe do të zëvendësohet nga ish-ministri i Financave,…

Read More

Ish deputeti i PS Arben Ndoka, i liruar disa javë më parë nga burgu pas arrestimit me operacionin “Vol-Vo 4”, kujton sot 21 janarin 2011 ku mbetën 4 viktima, ndër të cilët edhe Aleks Nika nga Lezha. Nika ishte shoku i fëmijërisë së Arben Ndokës i cili më herët ka bërë përgjegjës ish ministrin e Brendshëm të asokohe, sot kreu i PD, Lulzim Basha për vrasjen e tij. Sot Ndoka nuk ka dhënë asnjë mesazh por thjesht është mjaftuar me kujtimin e tij duke publikuar disa foto nga homazhet në Bulevard.

Read More

Nga Entela Resuli Sot në mëngjes u zgjova edhe unë me mendimin që të kontaktoj me familjaret e viktimave të 21 Janarit. Tetë vite më parë, gjatë një proteste antiqeveritare u vranë katër protestues të pafajshëm, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe u plagosën disa të tjerë.Ngjarja ishte tragjike për atë kohë, por e tillë mbetet edhe sot, madje edhe më tepër.U vranë katër njerëz në shesh. Sot nuk ka asnjë të dënuar për ata që shkrepën armën dhe as për ta që dhanë urdhër për të tërhequr këmbëzën.Këta që na qeverisin sot erdhën në pushtet…

Read More

Në Shqipëri të gjithë janë hutuar nga perditshmeria dhe e shohin vetem anen e ftohte te jetes ose politekes saj. Por ka edhe embelbesi brenda politikes. Per ta zbutur disa axhendat e ngjeshura politike kemi menduar t’ua sjellë politiken në anën e saj më të butë dhe të brishtë. Në galeri do të gjeni disa nga politikanët më të bukur dhe që kurohen deri në cdo detaj.

Read More

Disa ëndrra janë bërë për t’u mbajtur mend, ca më shumë për për t’u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithësecili prej nesh derisa një forcë, herë e dukshme dhe herë e padukshme guxon t’i nxjerrë në dritë. Mos mendoni se ëndrrat shihen sy hapur apo vetëm kur flini gjumë, shenjat e horoskopit për shembull ëndërrojnë falë energjisë kozmike. Le t’i zbulojmë së bashku: Dashi: Të bëhet një lider i suksesshëm dhe të realizojë projekte të mëdha, për të cilat ë mbahet mend gjatë. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër, ndaj…

Read More

Shtatzënia është periudha më emocionuese në jetën e një gruaje, por ato 9 muaj nuk janë aq të lehtë sa duken.Dhe është diçka shumë e bukur kur prindërit e ardhshëm kanë një sens humori, pasi gjatë kësaj kohe, ka kaq shumë situata qesharake dhe argëtuese. Përgatitja për mëmësinë është diçka serioze! Gjëja më e rëndësishme është të jesh gati për gjithçka! Burrat gjithashtu e kanë të vështirë. Edhe për gjërat më të papritura… E gjithë bota është kundër jush. Madje edhe këpucët tuaja të preferuara. Jeta ju sjell sfida të reja çdo ditë. Por të gjitha sfidat dhe sakrificat do…

Read More

Bëhet fjalë për një destinacion interesant dhe plot dinamizëm. Bangkok është thelbi i Tajlandës dhe është edhe kryeqyteti i saj. Nga një port i vogël tregtar është bërë një nga qytetet më dinamike dhe me ndikim në Azinë Juglindore. Qyteti ka rreth 10 milionë banorë dhe falë zhvillimit të tij të papritur, është një nga ato qytete që ka më shumë trafik. Në këtë qytet, për arkitekturat e tij polikromatike dhe demonët e çuditshëm të artë qëndron Pallati i Madh i Bangkok, ish-rezidenca zyrtare e sundimtarit të Tajlandës. Ai përbëhet nga njëqind ndërtesa që ju lënë pa frymë për shumëllojshmërinë…

Read More

Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg ata që bëjnë fotografi nën fundet e grave. Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht. Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit). Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e…

Read More

Bundesliga gjermane sot ka pasur pak aromë Shqipërie, ose më saktësisht duhej të kishte pasur aromë Shqipërie nëse futbollistët që shënuar tre golat në suksesin 2-1 të Shalkes ndaj Volfsburgut, do t’i kishin thënë “po” ftesës nga përfaqësuesja shqiptare. Takimi i sotëm ka parë si protagonistë Daniel Kalixhiurin për ekipin vendas dhe Elvis Rexhbecajn për skuadrën mike, të dy futbollistë të cilët në vitin e fundit janë monitoruar nga FSHF. Kalixhiuri, me origjinë arbëreshe, është kontaktuar vjet nga FSHF dhe i është ofruar mundësia që të veshë fanellën kuqezi, pasi pavarësisht ftesave me Italinë nuk kishte zbritur asnjëherë në fushë…

Read More