Një bari është plagosur me armë zjarri në Piqeras të Sarandës. Level Hoxha 60 vjec, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, bari me bagëti të imta në këtë fshat, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje. Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. 60- vjecari mësohet të ketë thënë se : “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk…
Author: tirana
Gazeta italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull arrestimit të Klement Balilit, pak ditë më parë dhe historisë së të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit. Gazeta shkruan se Balili u dorëzua në Polici, me dy kushte, që të mos dhunohej gjatë transferimit në burg dhe policia të mos e shiste arrestimin si meritë. Shkrimi i gazetës për Balilin: Ata e quajnë “Eskobari i Ballkanit”. Ndonjëherë, pseudonimet janë jashtë kontekstit. Por në këtë rast, historia e Klement Balili ndërthur lidhjet me Kolumbinë të një trafikanti droge dhe në të njëjtën kohë, sipërmarrësi kriminel që është i lidhur me grepa të rënda…
Mustafa Nano tronditi jo pak publikun me deklaratën e tij se kishte shkuar për herë të parë me një mashkull me emrin Mariglen dhe që ishte me origjine nga Kuçova. “Deri sa e bëra për herë të parë atje e kisha mendjen, tek hera ime e parë, çfarë pritmërie, çfarë këshërie epokale. Kurrë nuk ma kishte prerë mëndja se hera ime e parë do të ishte me një djalë nga Kuçova. Me një djalë nga Kuçova që e quajnë Mariglen dhe që është këtu sot. (qesh) Ju nuk duhet të qeshni ma dogjët show-n”, ka thënë Mustafa Nano në show-n…
Londinezët janë duke konsumuar aq shumë kokainë sa ngjalat në lumin Thames janë duke i ndjerë efektet e kësaj droge. Sipas një kërkimi të bërë nga stacioni i monitorimit të Thames-it, nivelet e larta të drogës në ujëra janë shkarkuar nga përdoruesit e lëndës narkotike që urinojnë në lumë. Mesa duket lënda narkotike po ndikon direkt tek ngjalat, të cilat po shfaqin sjellje hiperaktive. Ngjalat migrojnë për në Thames çdo vit në mes të prillit dhe tetorit, por përballen me shumë rreziqe dhe pengesa dhe konsiderohen si të rrezikuara në mënyrë kritike. Ato gjenden zakonisht pranë grykëderdhjes së lumit, dhe…
Ledina Çelo është një ndër këngëtaret më seksi të skenës shqiptare.Ditëve të fundit, që nga sfida “10 vite më parë”, ajo ka nisur të publikojë në “Instagram” foto të vjetra të saj. Sot, këngëtarja ka postuar një foto, ku shihet duke pozuar për fotografin Besfort Hasanaj. Ledina shfaqet e shtrirë në disa shkallë të gurta dhe e veshur vetëm me një peshqir të bardhë. Çelo ka evidentuar dhe një detaj, që ndoshta jo të gjithë e vën re, buzët me kontur, modë e viteve ’90. “Buzëve me konturë kaf s‘kam çtu bëj…, ishte moda”, shkruan këngëtarja.
Ziver Veizi është një prej 4 viktimat e 21 Janarit të 8 viteve më parë, por edhe pse vitet kanë kaluar familjarët e tyre vijojnë të kërkojnë drejtësi. Vajza e Ziverit, Ana, për Top Channel shprehet se ata vijojnë të kërkojnë që të vihen para drejtësisë si ata që kryen vrasjet, por edhe ata dhanë urdhrin. “Drejtësia ende nuk është vendosur. Drejtësi nuk është të ecim në Bulevard në nder të tyre. Drejtësi është që përgjegjësit të vihen pas hekurave. Nuk dua që vetëm të flitet, por përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë. Statusi Dëshmor është thjesht një nderim, por nuk…
Pagesa 15 mijë euro për një zyrën e avokatisë së bashkëshortes, një pagesë e 600 mijë lekë për arredimin e një shtëpie në Orikum dhe shpenzime të shkollimit të fëmijëve në vitin 2011, u cilësuan si probleme gjatë seancës dëgjimore në KPK për Altin Binajn, drejtues në Prokurorinë e Apelit të Vlorës. Relatorja Xhensila Pine, e cila shqyrtoi të hënën çështjen e Binajt sëbashku me kryesuesen Genta Tafa (Bungo) dhe anëtaren Pamela Qirko, nuk u ndal në detaje. Pine përmendi se Binaj ishte gjetur në pamjaftueshmëri financiare për tre vite:2008, 2011 dhe 2013, ndërsa tha se ai ishte vlerësuar pozitivisht…
Hekuran Hoxha, 48-vjeç, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” mbetet në burg. Ka qenë gjykata ajo që ka vendosur masën e sigurisë për të arrestuarin e tre ditëve më parë. “Truri” i bandës së Shijakut vuan nga probleme me zemrën dhe është dërguar me urgjencë në repartin e kardiologjisë në QSUT në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda është zhvilluar brenda në dhomën e spitalit, në prezencë të prokurorëve, gjyqtarëve të çështjes si dhe avokati mbrojtës. Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit…
Më herët ajo bëri të ditur se po ndryshon numrin e telefonit, si pjesë e “pastrimit” të vetes nga njerëz që ajo nuk do tu flasë më. Dhe së fundmi Rita u tregoi këtyre njerëzve që nuk u vuri emër, shumëçka kur postoi në Instagram një foto topless. Në foto 28-vjeçarja mbron hiret e saj me modesti, teksa i duket vetëm varësja me diamant. Ylli botëror e cila tashmë po kalon kohën në Los Angeles ka shkruar në diçiturën e fotos: Ky spraj duhet të thahet sa më shpejt…”.
Ky çaj është mjaft i njohur për vetitë e tij diuretike, dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, dhe favorizon tretjen. Për të përmirësuar efektet e tij dobësuese, është e rëndësishme të keni dhe një dietë të ekuilibruar dhe aktivitet fizik. Ky lloj çaji është mjaft i vlerësuar në mjaft vende, dhe kjo pikërisht për shkak të vetive të mira që ka, edhe pse pak vite më parë konsiderohej si të gjithë çajrat e zakonshëm. Sot, është kthyer në një nga pijet më të preferuara të të gjithë atyre që kanë kujdes për shëndetin dhe për peshën. Nga pikëpamja ushqyese, çaji…
Kreu i shtetit Ilir Meta vijon vizitën zyrtare në Malin e zi, ku është takuar me homologun malazez, Milo Gjukanoviç. Ai ka folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke e cilësuar këtë vit, si vit i pritshmërive të këtij dialogu. “Dhe me këtë rast dua të theksoj rëndësinë që ky dialog me rezultatet e tij finale të forcojë dhe konsolidojë bashkëjetesën, jo vetëm midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe në Serbi, por bashkëjetesën në të gjithë rajonin tonë e sidomos të forcojë proceset integruese në të gjithë Ballkanin Perëndimor si e vetmja rrugë që ky rajon të ecë më me…
Një ditë pasi u la jashtë nga kryesia e Partisë Demokratike, deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen si sekretar I grupit parlamentart të PD-së. Ka qenë vetë Salianji që ka bërë të ditur vendimin në një postim në Facebook, ku thotë se ky funksion politik i takon të zgjidhet për parim nga kryesia e re. Postimi i plotë i Salianjit: Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin! Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë…