Author: tirana

Dëbim i menjëhershëm nga Italia dhe ndalim për të hyrë në zonën Shengen për 10 vjet. Ishte ky urdhri për 33-vjeçarin shqiptar, Shaban Çaça, i cili akuzohet nga autoritetet në vendin fqinj për ekstremizëm fetar. Autoritetet italiane urdhëruan largimin e tij nga vendi, pasi konsiderohej element tejet i rrezikshëm. Ai u shoqërua në territorin shqiptar dhe u kthye në Kavajë, qytetin e tij të lindjes. Sipas mediave në vendin fqinj, shqiptari me banim në Padova shkruante në Facebook mesazhe kundër Krishtlindjeve dhe  kishte shprehur mbështetje për sulmet e ISIS në Francë.

Read More

Kryeministri Edi Rama, njihet për ironitë e tij picante. Ai ka postua një foto në instastory ku dhumbon opozitën. Në foto-montazhin e publikuar në InstaStory Rama ka modifikuar një ekip sportiv i cili tërheq litarin me fotot e deputetëve dhe drejtuesve të opozitës, nga Monika Kryemadhi te Lulzim Basha e Petrit Vasili, Spartak Braho e shumë të tjerë. Ashtu sikurse me fotot e publikuara gjatë protestës së studentëve, kur i pyeste ata se kur do të dialogonin, Rama ka pyetur demokratët se kur do ta rrëzojnë qeverinë sepse iku viti.

Read More

Duket se lajmi që nuk do të jetë më ministër, sikur i ka dhënë frymëmarrje Damian Gjiknurit, i cili në këto foto që sapo ka postuar në Instagram shfaqet sportiv, pa kostumin e zakonshëm zyrtar dhe shumë festiv teksa mban në dorë një gotë verë. “Me themelues, anëtarë, drejtues dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Vlorë. Aty ku ndjehesh socialist i vërtetë dhe kjo sot ka më shumë kuptim se kurrë. Shkëmbyem urime të përzemërta për festat e fundvitit, me besimin e plotë se Qershorin e ardhshëm do ti garantojmë familjes sonë të madhe politike suksesin në 7 bashkitë e…

Read More

Nga Luçiano Golemi/ “Kush jeton me fjalë dhe përkundet me ninulla fjalësh, s’ka pse ankohet e të na lëshojë britmat e veta të zakonta prej palloi” Kështu shkruante Faik Konica në revistën Albania, në sesionin e saj të përmuajshëm prill-maj 1902. Një sentencë që duket sikur është shkruar sot, plot 127 vite më pas, dhe që të sforcon mendjen ta rilexosh, bëlbëzosh, apo edhe gërmëzosh që ti shtrydhësh esencën dhe ta derdhësh në kupat e moralit të eruditëve të kudondodhur tanimë. Konica u largua atje tej’ me brengën që Shqipërinë e tij, timen, tënden, nuk e pa ashtu siç donte,…

Read More

Në një intervistë për BBC, aktorja Angelina Jolie  diskutoi një sërë çështjesh duke nisur nga mediat sociale e deri tek politika në Shtetet e Bashkuara, e aty bëri dhe pohimin e fortë: “Nuk e di nëse jam e prerë për politikë, por në fund të fundit nuk kam përse të mos e provoj.” “Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, do të qeshja, por tani them se do të shkoj aty ku nevojitem”, është shprehur ajo. “Jam në gjendje të punoj me qeveritë, jam në gjendje të punoj me ushtritë, pra jam në një pozicion mjaft…

Read More

Drejtori i Vizion Plus Sokol Balla, drejtues i emisionit Realstory, ka shprehur skepticizmin e tij për ndryshimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Ai thotë se rolin e ministrit të jashtëm, do ta kryejë vetë Edi Rama. ‘Mund të ketë shumë arsye pse Ditmir Bushati nuk është më ministër i Jashtëm. Por kishte shumë deri dje. Kurrë s’do harroj leksionin historik dhe patriotik në tabelën virtuale të mësimit të Diplomacisë në #realstory. Shpresoj që Edi Rama, si ministër i ri i Jashtëm, ta ruajë traditën’, shkruan Sokol Balla. Në vend të Ditmir Bushatit, u emërua ish zv.ministri i Jashtëm Genti…

Read More

Rritja e pagës minimale, e cila pas një vendimi të Këshillit të Ministria u bë 26 mijë lekë nga 24 mijë lekë që ishte më parë, shoqërohet shoqërohet dhe me rritje të pagës maksimale, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Tatimet kanë sqaruar se paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqёrore indeksohet nё tё njёjtёn kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi. Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë…

Read More

Ndryshimet e djesjme në qeveri nuk i ka lënë pa i komentuar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.  Përmes një statusi në profilin e tij ka komentuar se cila është arsyeja e vërtetë që Rama largoi shtatë ministrat. Sipas Ngjelës, Rama e kuptoi që ministriat i ka kapur Reforma në Drejtësi, e cila tashmë sipas avokatit e ka mbyllur qarkun dhe shpejt do të fillojë goditjen penale. ‘E kuptoni gjendjen ku jemi? Kryeministri shqiptar, mos vallë e morri vesh se ministrat e tij janë të paaftë nga studentët pas pesë vjetësh që po punon me ta!!!! Të jetë kaq…

Read More

Me rastin e festave të fundvitit, por që përkon edhe me ditët e fundit në krye të Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim festiv me bashkëpunëtorët e tij për t’i falenderuar për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në këto 5 vite. Në videon e siguruar nga Tirananews.al, Bushati e cilëson punën si Ministër i Jashtëm si më të bukurën  që ka bërë. “Dua të them që këto pesë vite e gjysmë për mua kanë qenë vite shumë të bukur atë karrierës sime me gjithë emocionet, e suklseset, me gabimet, me të gjitha elementët që e shoqërojnë…

Read More

Këngëtarja e dashur dhe bukuroshe, Eli Fara për herë të parë në një intervistë ka rrëfyer për për ëndrrën e saj për të pasur tre fëmijë. Në një intervistë për ‘Thumb’, Eli rrëfeu diçka vërtetë interesante nga jeta e saj, madje shpjegoi edhe se pse nuk mundi ta realizonte këtë dëshirë. ‘Më parë thoja dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli…

Read More

Një personi është gjetur i vdekur në një tunel në Shupenzë të Dibrës. Sipas informacioneve të para, kufoma është gjetur në një tunel rrëzë kodrave të fshatin Zogjaj, ndërsa ishte i mbuluar me gurë. Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanËeb” se viktima është Artur Lleshi, 35 vjeç. Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 35-vjecarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Read More